-
Buxheti 2027/ PL paraqet 7 amendamente: 1.5 mln euro mbështetje për të rinjtë, 167 mln për bujqësinë! Rritje pagash për punonjësit e ‘Burgjeve’ dhe emergjencave
Me kritika për projektbuxhetin 2027 Partia e Lirisë ka prezantuar shtatë amendamente, të ndara në tri paketa. Propozimet synojnë rritjen e financimit për arsimin profesional, bujqësinë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe rritjen me 35% të pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe Emergjencave Civile.
21 Nëntor, 15:13 -
FMN: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është thelbësore për të siguruar stabilitetin e çmimeve
Banka e Shqipërisë duhet të ruajë pavarësinë në vendimmarrje që të mund ta mbajë inflacionin nën kontroll, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN "mirëpret dispozitat e ligjit të ri për bankën qendrore, të cilat forcojnë autonominë institucionale dhe mbrojnë vendimmarrjen e saj. N&
20 Nëntor, 20:01 -
-
FMN: Inflacion 3.4% në fund të vitit, në 2027-ën zbret në 2,7%! Rekomandohet rritje graduale e normës bazë të interesit
Në vlerësimin për ekonominë shqiptare, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon inflacion prej 3,4% në fund të vitit 2026 dhe 2,7% në fund të vitit 2027.Parashikimi për 2027-ën merr parasysh
20 Nëntor, 19:49 -
FMN kritikon paketën fiskale 2027: Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti i kushtojnë buxhetit, ndihma të shkojë direkt te familjet në nevojë
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të shmangë ndryshimet e shpeshta të buxhetit me akte normative. Sipas Fondit, kjo dobëson besueshmërinë e buxhetit. Fondi mirëpret disa ndryshime në paketën
20 Nëntor, 19:43 -
FMN mbyll misionin për këtë vit: Protestat dhe emigracioni, rrezik për ekonominë! Pavarësisht goditjeve nga luftërat, Shqipëria ka ruajtur një performancë të fortë makroekonomike
FMN-ja parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3,5% në vitin 2026. Fondi paralajmëron se konfliktet jashtë vendit dhe zgjatja e protestave në Shqipëri mund të dëmtojnë turizmin dhe investimet.
20 Nëntor, 18:45 -
'Po i përdorin edhe fëmijët në shkolla', Braçe kërkon heqjen e cigareve elektronike nga akciza, Komisioni voton pro, deputeti: Kompanitë po detyrojnë institucionet të mos zbatojnë ligjin
Me 8 vota pro, Komisioni i Ekonomisë pranoi propozimin e deputetit socialist Erion Braçe për të hequr cigaret elektronike nga lista e produkteve që do t’i nënshtrohen akcizës.Braçe kërkoi që qeskat me nikotinë dhe cigaret elektronike të mos përfshihen në akcizë, pasi sipas tij janë produkte të ndaluara m
20 Nëntor, 14:38 -
Taksa vjetore do të paguhet edhe për makinat hibride, rritet nga 5% në 6% pjesa që përfitojnë bashkitë nga taksa e mjeteve
Ndryshimet në projektligjin “Për taksat kombëtare” parashikojnë përfshirjen edhe të motomjeteve në rritjen e taksës vjetore, si pasojë e kalimit të taksës së qarkullimit te mjeti.Edhe automjetet h
20 Nëntor, 14:28 -
Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në taksat kombëtare dhe tatimin mbi të ardhurat, pensionet e të huajve rezidentë në Shqipëri nuk do të tatohen
Komisioni i Ekonomisë miratoi me 8 vota pro projektligjin “Për taksat kombëtare”. Deputeti i opozitës Eno Bozdo u largua nga mbledhja, ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mori pjesë në votim. Ndryshime pësoi edhe projektligji “P
20 Nëntor, 14:23 -
‘Ekonomia’ miraton paketën fiskale 2027/ TVSH 6% për ujin dhe produktet higjienike për gratë e foshnjat, Ministria e Financave kundër
Gjithashtu Komisioni vendosi të shtojë edhe ujin në listën e produkteve ushqimore që do të jenë me TVSH 6% nga 1 janari 2027, dhe për këtë debatet nuk munguan me ministrinë që ishte kundër.
20 Nëntor, 14:15 -
Kalon nen për nen buxheti dhe paketa fiskale 2027 te ‘Ligjet’, më shumë para për KLGJ-në! Fonde shtesë edhe për disa institucione të tjera
Komisioni i Ligjeve plotësoi kërkesën e disa institucioneve për më shumë para në buxhetin e 2027. Teksa kaloi nen për nen buxhetin dhe paketën fiskale, 'Ligjet' ndanë 459 milionë lekë më shumë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, për më shumë punonjës dhe sigurinë në gjykata, që pritet të marrin konfirmim në Komisionin e Ekonomisë.
20 Nëntor, 10:53 -
Buxheti 2027, Gonxhja: Për herë të parë mbi 10 miliardë euro, me qytetarin në qendër dhe më shumë investime për një Shqipëri me më shumë mundësi (VIDEO)
Ai thekson se buxheti parashikon edhe 106 pozicione të reja pune, krijimin e Fondit Kombëtar për Artin dhe më shumë mbështetje për aftësimin, punësimin dhe kreativitetin e të rinjve, veçanërisht vajzave dhe zonave rurale.
19 Nëntor, 21:11 -
Buxheti 2027/ 76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, modernizimi i Forcave të Armatosura, Nufi: Më shumë kapacitete dhe siguri për vendin
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon 76.3 miliardë lekë për sektorin e Mbrojtjes, ose 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO.
19 Nëntor, 19:57 -
Buxheti 2027, Balla: Çmime të reduktuara për 54 produkte ushqimore, naftën dhe mbështetje për familjet e reja (VIDEO)
Taulant Balla ka ndarë një sërë përfitimesh që sjell Buxheti i Shtetit 2027, i miratuar një ditë më parë në parim në Kuvend.Përmes një videomesazhi nga një fermë blegtorale në Kavajë, Balla bëri të ditur se nga 1 janari 2027 do të ulet TVSH-ja pë
19 Nëntor, 19:53 -
Buxheti i 2027, Zhupa: Si Ali Baba me 40 hajdutë! Malaj: S’keni dalë nga koncepti i shpellës, Sudja e Xhaferri personazhet në qeverinë Berisha (VIDEO)
Nga përralla e “Ali Babës me 40 hajdutë” te firmat piramidale dhe paratë e fshehura në kuti e vila, debati për buxhetin 2027 në Kuvend u kthye në një shkëmbim akuzash mes Ina Zhupës dhe Erjon Malajt.
19 Nëntor, 16:36 -
Buxheti 10 miliardë euro, Demo: Rritja e ekonomisë duhet të ndihet në çdo familje shqiptare, më shumë siguri dhe mirëqenie për qytetarët (VIDEO)
Demo nënvizoi se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët dhe mbështetjen e familjeve të reja, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët në nevojë. Ai përmend edhe lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme dhe përmirësimin e kushteve të punës për Policinë e Shtetit.
19 Nëntor, 15:38 -
-
3.34 miliardë lekë të reja buxheti i Bashkisë Lezhë për 2027-ën, Ndreu: 70% e fondeve do të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale (VIDEO)
Kryebashkiaku Ndreu u ndal edhe te rritja e buxhetit ndër vite, duke theksuar se krahasuar me vitin 2019, ai është rritur me 163%. Sipas tij, ky tregues dëshmon performancën financiare të bashkisë dhe mundësitë më të mëdha për të financuar projekte zhvillimore në territor.
19 Nëntor, 13:49 -
Vota kundër pr.buxhetit, Berisha: Vjedhje e qytetarëve, rrisni pagat e ulni shpenzimet qeveritare! Ftesën për ‘front opozitar’ kundër Ramës e kam të ndershme (VIDEO)
Pas votës kundër që i dha në Kuvend buxhetit në parim, PD nisi propozimet e para tashmë që projekti diskutohet nen për nen në komisione. Nga selia e PD-së, Sali Berisha kërkoi rritjen e pagave të ulëta e të mesme si dhe futjen e minimumit jetik. Paratë tha Berisha, të gjenden duke shkurtuar shpenzimet e tepërta të qeverisë dhe administratës.
19 Nëntor, 13:38 -
Buxheti 2027 miratohet në tërësi në komisione vetëm me votat e PS, institucionet kërkojnë 1.75 mld lekë shtesë
Projektbuxheti 2027 riktheu në komisionet parlamentare kërkesat për shtesa financiare, ku dy komisione propozuan afro 1.75 miliardë lekë shtesë për disa institucione, përfshirë RTSH-në dhe organet e drejtësisë. Projektbuxheti prej 976 miliardë lekësh u miratua nen për nen në disa komisione me votat e mazhorancës, ndërsa votimi përfundimtar pritet më 26 nëntor në Kuvend.
19 Nëntor, 11:33