-
EMRAT/ Vrasje, vjedhje e lëndë narkotike, Interpol Tirana ekstradon tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim
Interpol Tirana ka ekstraduar shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, "Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim ". I ekstraduari tjetër është shtetasi G.L pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim". Gjithastu gjatë 24 orëve të fundit u ekstradua edhe shtetasi me iniciale R.R i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Grupit të Strukturuar Kriminal" dhe “Kultivimit të bimëve narkotike".
17 Prill 2019, 19:34