-
Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë vaksina ruse Sputnik-V, dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe! Manastirliu: Synojmë vaksinimin masiv të popullatës (VIDEO)
Kanë mbërritur për herë të parë në vendin tonë vaksina ruse Anti-COVID, Sputink-V. 10.000 vaksinat Sputnik, janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed
22 Mars 2021, 13:06 -
COVID19/ Ulet ndjeshëm numri i viktimave, 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë në 24 orët e fundit, më e ulëta pas 45 ditëve bilanc të rëndë
Prej datës 4 shkurt kur u shënuan 14 viktima vendi nuk ka pasur asnjëherë numër 1 shifror të humbjeve të jetëve prej koronavirusit. Sot, pas 45 ditësh është regjistruar bilanci më i ulët me vetëm 4 viktima në 24 orët e fundit. E dhëna u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës së pandemisë.
21 Mars 2021, 17:39 -
Sot 519 raste dhe 11 viktima nga COVID-19! Humb jetën mjekja në Tiranë, infektohen 14 të paraburgosur në Vlorë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 519 raste te reja dhe 11 viktima, nga 3251 testime të kryera. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor një tjetër mjeke, endokrinologjia Valentina Lile. ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. 14 persona të cilët ndodhen në paraburgim në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
20 Mars 2021, 17:55 -
-
-
-
Ndeshja Shqipëri-Angli, Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së: Nuk do të lejohen tifozët, ka rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID
Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me kërkesën e tyre që në ndeshjen Shqipëri-Angli, të lejohen tifozët, deri në 30%, ose 6500 persona
19 Mars 2021, 15:49 -
E kërkoi Gjykata Kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë: Grumbullimet të ndaluara për shkak të COVID deri më 25 mars
Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komitetit Shkencor për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave antiCOVID. Vendimi thotë se grumbullimet ndalohen deri në 25 mars.
19 Mars 2021, 15:06 -
Komisioni i Shëndetësisë miraton aktin normativ, hapet ‘rruga’ për vaksinat ruse dhe kineze
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se nëpërmjet këtij projektakti të miratuar vendi ynë, ka mundësi për t’u furnizuar, me vaksina të tjera, përtej atyre, të cilat kanë një autorizim nga EMA dhe FDA, por edhe vaksina të vendeve të tjera, që janë të çertifikuara nga trupa çertifikuese të vendeve, që prodhojnë vaksina anticovid-19.
18 Mars 2021, 20:21 -
14 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID, shënohen 590 raste të reja! Humb 'betejën' me sëmundjen mjeku në Vlorë
Ministria e Shëndetësisë njofton se 14 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, ndërkohë që janë shënuar 590 raste të reja. Ndërkohë që për shkak të COVID ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës.
18 Mars 2021, 18:08 -
-
-
-
-
I ikën të atit nga duart, 24 vjeçari me COVID hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, u frikësua nga përgjigjia e tamponit
Një 24 vjeçar i cili ishte infektuar me COVID është hedhur nga kati i 3 i laboratorit të spitalit të Elbasanit. 24 vjeçari është transportuar menjeherë në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar
14 Mars 2021, 18:12 -
653 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID, humb betejën mjeku veterinar! 24 vjeçari hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, kalon rrezikun për jetën
Këtë të dielë janë raportuar 653 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVD. Viktimat kanë qenë të moshave 54-82 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar
14 Mars 2021, 17:49 -
E trishtë, humb betejën me COVID-19 mjeku i njohur veterinar, i vlerësuar me çmimin ‘Njeriu i Shekullit XX’ nga Instituti Amerikan i Biografive
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe familjarëve, mjeku veteriner, personaliteti i njohur, intelektuali dr. Sulejman Peza humbi betejën me COVID dhe ndërroi jetën në moshën 75-vjeçare. Ai ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.
14 Mars 2021, 09:39 -
-
-
631 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID! Humb betejën 22-vjeçarja te 'Shefqet Ndroqi', fëmija i lind gjatë intubimit! Ndërron jetë polici e koordinatori i fushatës së LSI
Kjo e mërkurë ka shënuar 631 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është efektivi i patrullës së policisë në Fier Bujar Mema, 49 vjeç dhe koordinatori për fushatën në LSI, Eno Laço. Fatkeqësisht edhe një 22-vjeçare ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh.
10 Mars 2021, 17:37