-
Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta
Report Tv mësoi përmes burimeve nga policia, se protestuesi ka shfaqur probleme shëndetësore, dhe për to është transportuar disa herë në spital, ku ka marrë shërbim sipas vlerësimit të bluzave të bardha. Ai ka refuzuar të konsumojë ushqim dhe është dashur dërgimi në spital për të marrë serum.
4 Korrik, 15:26 -
-
A po zbatohen marrëveshjet mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut? Tre Avokatët e Popullit bashkojnë forcat për t’i monitoruar
Memorandumi i firmosur në Prizren synon të kontrollojë nëse qytetarët po përfitojnë realisht nga marrëveshjet mes tre shteteve, nga shërbimet shëndetësore te njohja e dokumenteve dhe diplomave.
23 Qershor, 14:38 -
-
Avokati i Popullit nis hetimin e veprimeve të policisë ndaj protestuesve, takon aktivistët e proceduar: Policia duhet të vërtetojë shkeljen e ligjit
Aktivistët pretendojnë se procedimet ndaj tyre janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës së tyre për të protestuar. Avokati i Popullit po vlerëson nëse këto veprime të policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë
18 Qershor, 18:03 -
-
Përplasjet në Zvërnec, Avokati i Popullit nga Shkodra: Kemi nisur hetim administrativ, çdo formë dhune e papranueshme
Avokati i Popullit komentoi situatën në Zvërnec ku tha se institucioni ka nisur hetimin administrativ vetëm 30 minuta pas ngjarjes, duke e cilësuar të papranueshme çdo formë dhune ndaj qytetarëve që protestojnë në mënyrë paqësore.
2 Qershor, 15:53 -
Nisma për në Kuvend, trajtim shëndetësor falas fëmijëve brenda e jashtë vendit!
Një iniciativë qytetare që synon mbledhjen e 20 mijë firmave për një projektligj që garanton financimin e plotë nga shteti të trajtimeve shëndetësore për fëmijët, kur këto shërbime nuk mund të ofrohen nga sistemi publik është nisma e ndërmarrë dhe e bërë publike sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
1 Qershor, 16:53 -
Avokati i Popullit kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Raporti, alarm për shtetin! Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel
Raportin e Avokatit të Popullit për mbylljen e 5 burgjeve në Shqipëri për shkak të mos-plotësimit të kushteve, avokati Petraj e ka cilësuar si alarm për shtetin. Ndërkohë gazetarja Topalli foli për mungesë të theksuar të kushteve higjeno-sanitare në burgjet e përmendura. Të dy shprehën shqetësimin për mbipopullimin e burgjeve.
19 Maj, 20:57 -
Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve: Cenojnë dinjitetin njerëzor! Në Lezhë mbipopullimi 65%, të paraburgosurit mbi 8 muaj në qeli pa dënim
Avokati i Popullit kërkon mbylljen e Burgut të Burrelit, Kosovë Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” dhe godina A e IEVP “Jordan Misja” 313. Avokati i Popullit thekson se në këto institucione janë konstatuar “ambiente të amortizuara, mungesë hapësirash, lagështirë, ajrim dhe ndriçim i pamjaftueshëm, kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme”.
19 Maj, 11:36 -
-
Raporti/ Paraburgimet e tepruara, drejtësia e vonuar dhe pronat, ankesat më të shumta te Avokati i Popullit! Shabani: Burgjet pa kushte
Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit regjistroi 1,593 ankesa për shkelje të të drejtave të njeriut, përqindja më e madhe e të cilave lidhen me çështjen e pronave, problemet me sistemin e drejtësisë dhe paraburgimet.
14 Maj, 08:57 -
Integrimi në BE, 3 propozimet e Avokatit të Popullit: Rritje buxheti për burgjet, dëgjim të institucioneve të pavarura për procesin dhe detyrim ligjor për raportimin
Avokati i Popullit nënvizoi disa pika që ai i sheh ende të papërmbushura në lidhje me procesin e integrimit. Ai kërkoi akses në sistemin gjyqësor dhe problematikat me diskriminimin, ku vlerësoi legjislacionin, por jo zbatimin.“Një ligj që nuk zbatohet, nuk është më ligj — &e
8 Maj, 11:19 -
Shabani rezerva për hapjen e 33 kapitujve të negociatave: Matësi i vërtetë s’është numri i tyre, por distanca mes ligjit në letër e praktikë
Hapja e 33 kapitujve të negociatave në 13 muaj u theksua si rekord nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por pati edhe rezerva. Shabani tha se integrimi matet nga distanca midis ligjit në letër dhe në praktikë.“Shqipëria hapi të 33 kapitujt e negociatave brenda tremb&a
8 Maj, 10:59 -
Endrit Shabani merr drejtimin e Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes, propozon sistemin e përbashkët për ankesat dhe një raport vjetor
Vendimi u mor në takimin e radhës të Aleancës, në prani edhe të Këshillit të Evropës. Në fokus të takimit ishin dy nisma të propozuara nga Avokati i Popullit: ngritja e një sistemi të përbashkët për trajtimin e ankesave dhe hartimi i një raporti vjetor të përbashkët, që do të synojë që institucionet e pavarura të flasin me një zë të vetëm.
1 Maj, 10:50 -
40 mijë lekë bonus për banorët e prekur nga zjarri te ‘Arlis’, Avokati i Popullit: Tregon përgjegjshmëri institucionale
Avokati i Popullit përshëndet vendimin e sotëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të cilin shprehet se "shkon në përputhje me rekomandimin për trajtimin e menj&am
22 Prill, 21:34 -
-
‘Burgu duhet të jetë masë ekstreme’, Shabani: Paguajmë 10 mijë euro në vit për një të burgosur, 3 mijë për një student
Prokuroritë e rretheve vazhdojnë të punojnë me të njëjtin mentalitet, thotë Avokati i Popullit në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv duke nënvizuar se arresti me burg duhet të jetë masë ekstreme. Endrit Shabani se në të shumtën e rasteve, të paraburgosurit janë të padënua
17 Prill, 14:50 -
Protestat e opozitës, Shabani vërejtje për policinë: Përdorimi i forcës, vetëm te personat që përbëjnë rrezik
Në monitorimin e Avokatit të Popullit për protestat e opozitës, një problem i konstatuar është ndërhyrja e policisë me gazin lotsjellës dhe forcën ndaj qytetarëve. Në studion e “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Endrit Shabani thotë se Policia duhet të përdorë forcën vetë
17 Prill, 14:37 -
Zjarri te kompleksi ‘Arlis’, Shabani: Materialet e përdorura, task forca do të hetojë nëse lejohen në BE! Masa për zyrtarët që nuk zbatojnë ligjin
Avokati i Popullit thotë se do të punohet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkelje apo hendek në legjislacion. Ai tha se në rast hendeku, do të rekomandohet fuqimisht ndryshimi i ligjit, kurse shkeljet s’do të përbëjnë asnjë tolerim.
17 Prill, 14:06