-
Opinion
Lorenc Vangjeli: Berisha kërkon shpagim, hakmarrja i vetmi motiv kundër Bashës
Ka një keqkuptim absurd me atë që po ndodh. Është keqkuptimi mes asaj që duket dhe asaj që është duke ndodhur në të vërtetë. Nuk është thjesht një binom Basha-Berisha që po ndeshen. Po të shihet si e tillë e gjithë dinamika brenda PD-së, edhe përfundimet janë të gabuara
20 Tetor 2021, 11:21 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Basha vs Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu, kishte krijuar një raport kontravers me dy bashkaksionerët e pushtetit të dikurshëm të PD-së. Në një moment dramatik për vendin, atë që pritej të ikte nga pushteti, e quajti “Burrë shteti”, atë që pritej të vinte dikur në pushtet, e konsideronte “Yll në ngjitje”.
16 Tetor 2021, 19:56 -
Opinion
-
Opinion
Kriza tek porta, hipokrizia totale e një shoqërie ende sovjetike
Presidenti i Republikës paguhet rreth 260 mijë lekë në muaj. Pak a shumë rreth 25 mijë euro në vit. Kryetari i Kuvendit dhe kryeministri, dy zyrtarët e tjerë më të lartë në vendit, kanë pothuaj të njëjtin shpërblim për punën që kryejnë, afërsisht 90 për qind të pagës së kryetarit të shtetit.
8 Tetor 2021, 12:59 -
Opinion
Kristaq Traja do t’i mungojë Tiranës, por Tirana nuk do t’i mungojë më Trajës
Një nga mendjet më brilante të Tiranës, bohem dhe shkencëtar, serioz dhe hokatar, dashnor dhe i virgjër, stoik dhe drithërues; një nga njerëzit që Shqipëria i pati fat t’i kishte dhe i dha për fat shpinën e kthyer, jurist dhe poet, qytetar i Evropës në të gjitha kuptimet e kësaj fjale, vendosi të Ikë.
29 Shtator 2021, 13:33 -
Opinion
Berishën e mundën skeletet që ka kyçur në dollap
Ka minimalisht dy lloj përgjegjësish që ndëshkojnë individët e profilit të lartë: mëkatet penale dhe morale. Dhe të paktën njërën prej tyre, zoti Berisha e ka me llogari të hapur. Ai është konsideruar dhe është mëkatari kryesor dhe fajtori i padiskutuar moral për deformimet e frikshme qe ka pësuar shoqëria shqiptare në tre dekada.
27 Shtator 2021, 09:25 -
Kronikë
Deklarata suprizuese e Lorenc Vangjelit: Një nga vilat më të famshme në Shqipëri do rrethohet me shiritat ‘Ndal Policia’
Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’, ku u shpreh se një nga vilat më të famshme në Shqipëri do të rrethohet shumë shpejt me shiritat ‘ndal policia’.
22 Shtator 2021, 23:37 -
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
-
Opinion
Lorenc Vangjeli: Afganët, kush merr, herët a vonë edhe duhet të japë!
Shqipëria afron pak për emigrantët e tjerë, por Shqipëria është vend ideal nëse krahasohet me vendin nga vijnë afganët. Shanset që ata që qëndrojnë këtu dhe të natyralizohen si shqiptarë, janë më shumë se modeste. Janë aq sa do të mjaftonin megjithatë, si ushqim për ata që tërheqin zvarrë këpucët kur ndjejnë se mbajnë mbi shpatulla peshën e nacionalizmit folklorik që ngrihet mbi urrejtjen ndaj të ndryshmit dhe jo pranimin qoftë dhe pa dashuri të të pangjashmit.
1 Shtator 2021, 15:03 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Mark Marku, një bubullimë në shkretëtirë dhe kush e ndjek në ikje
Deri më sot politika shqiptare i ngjan asaj amvisës tipike që nuk vendos kurrë të shkundë dollapet nga vjetërsirat e pavlefshme, me idenë se mund t’i hyjnë ndonjëherë më punë. Por “amvisa” më të reja, po japin sinjalet se po ndryshon ky detaj. Të tjera largime po vijnë rrotull nëpër ajër. Largimet nga qeveria e kanë rradhën të parët.
29 Gusht 2021, 17:15 -
Opinion
-
Opinion
Lorenc Vangjeli: Njëri Oso Kukë, tjetri Piter Pan, dy bashkëpengjet nga PD-ja yrysh Amerikës
“Il Dottore” iku. Valentino Rossi kishte fituar gjithçka, por vendosi t’i thotë vetes: “Mjaft! Kaq ishte!”. U largua fitimtar, mbas një karriere që zgjati pothuaj tre dekada. Për një kampion është shumë e rëndësishme që të gjejë kohën e duhur për t’u larguar dhe është e rëndësishme të largohet pa humbur.
7 Gusht 2021, 14:56 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: I nxorën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit dhe qumështi ka shijen e zjarrit
Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik i Shqipërisë së dikurshme orientale, në dëshminë e tij tregon sjelljen tipike të bariut, një nga simbolet domethënës të shoqërisë. Vlora jep dëshminë e tij rrënqethëse se i njëjti pyll, pak para dhe pak pas pavarësisë nga otomanët, ishte rrudhur, tkurrur, mpakur e plakur siç ndodh me vetë shpresën njerëzore me plakjen e viteve.
4 Gusht 2021, 14:59 -
Opinion
Vangjeli: SHBA është me shqiptarët, jo me ‘larushët’ provincialë
Deklarimi i ambasadores Kim bëri shumë bujë për mënyrën sesi u artikulua dhe gjetjen e jashtëzakonshme për të përcjellë mesazhin. Paralelja me një nga sloganet më të famshëm të komunizmit ishte kujtesë për atë që mund t’i ndodhë partisë së parë antikomuniste në vend. Eshtë mënyra për ta ftuar atë për të zgjedhur mes Shteteve të Bashkuara dhe zotit Berisha, mes të nesërmes që jep shpresë dhe të djeshmes që duhet të përfundojë, mes marrëdhënies jetike me aleatin strategjik dhe izolicianizmit.
3 Gusht 2021, 15:23 -
Opinion
Kurbani në Astir, gjithë mashtrimet për rrugën drejt Tiranës
Jeta e polices Ina Nuka ka ndryshuar shumë që prej nëntorit të 2018-ës. Sot emri i saj i thotë pak kujtesës së shkurtër të Tiranës, por klithmat e vajzës kur një kapsollë luftarake i dëmtoi gishtat e dorës në protestë, vazhdojnë të jetë ulërima pa jehonë që akuzon shumëkënd. Ina u plagos bashkë me protestues të tjerë dhe kolegë të saj në përplasjet e dhunshme të banorëve të Astirit dhe opozitës me policinë, në një nga ngjarjet më absurde që ka prodhuar tranzicioni absurd, qesharak e kriminal shqiptar.
29 Korrik 2021, 15:37 -
Opinion
Lorenc Vangjeli: Rama duhet të gjejë 'besnikët' e dobishëm, disa nga njerëzit e tij i ndezën qiri djallit
Jo për humor, por për seriozitet, jo si fotografi teorike, por si domosdoshmëri e shprehur në praktikë, termi “besnik” për anëtarët e kabinetit është i tepërt. Një ministër është i tillë në raport me kryeministrin edhe kur vendos të punojë kundër tij. Kundër në disa kuptime: kur punon keq apo kur ka një anxhendë personale. Dhe kjo është me shumë se e pamundur, aq më tepër në kushtet e Shqipërisë dhe përballë një kryeministri atipik si Rama, problemi i të cilit nuk është të gjejë “besnikë” për në kabinetin e tij, por që në mes të tyre të gjejë besnikët e dobishëm.
27 Korrik 2021, 19:19