-
Kur të zë çatia e shkollës
Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.
15 Janar 2021, 14:12 -
Magjia e pushtetit, shndërron në princ cilëndo bretkosë
Shpesh duket sikur Lulzim Bashës i bien të gjithë në qafë. Kur sillet qetë, thonë se fle gjumë. Kur është i dhunshëm në rrugë, e quajnë kopje të keqe të një origjinali të lig si Berisha. Kur bën politikë në institucione, e nxisin të dalë jashtë, kur del jashtë, ja numërojnë si gafë.
27 Dhjetor 2020, 16:35 -
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët
Natën, një qiri është më i shndritshëm sesa dielli! Kjo zbulesë e Sting-ut britanik të The Police, kur këndon për një “Englishman in New York”, nuk ka të bëjë as me policinë e Tiranës dhe as me protestat në Tiranë. Por do të ishte mirë të dëgjohej edhe në javën e luftës me semaforët në kryeqytet kur munguan qirinjtë.
20 Dhjetor 2020, 15:34 -
-
Kur Ilda e bukur flirton me Montanelin e shenjtë
Indro Montaneli dhe Dileta Leotta, përveçse dy italianë të famshëm përtej Adriatikut, kanë ushtruar në kohë të ndryshme dhe në mënyra tejet të ndryshme, të njëjtën zeje që lidhet me fjalën që informon: profesionin e gazetarisë. Muç Nano dhe Ilda Bejleri janë dy shqiptarë të njohur, autorë të një sherri të njohur kësaj ane të Adriatikut, përballë Italisë, që mbajnë të njëjtin emërtim “borderoje”: gazetarë.
9 Dhjetor 2020, 16:55 -
Kuajt që tërheqin karrot elektorale dhe pandemia si shkop në rrota
Në trekëndëshin PS-PD e Presidencë – duke nënkuptuar LSI-në me zyrën e kreut të shtetit – siç tentohet të vizatohet skena e ardhshme politike, ka një rëndësi të posaçme marrëdhënia mes individëve që i përfaqësojnë ato.
27 Nëntor 2020, 14:17 -
'Dragi, moj srpski neprijatelj' I dashur armiku im serb, vasal i Tiranës, shitur tek Prishtina
Në Beograd, ish-kryeministri serb e quan argat të Tiranës kryeministrit aktual dhe mallkon me logori siç bënin gratë me bir të vrarë në Eposin e Kreshnikëve: “Mos të qeshtë buza, tradhëtar i kombit!”
10 Nëntor 2020, 18:08 -
-
-
Të gjithë kundër Edi Ramës
Presidenti Ilir Meta shton tonet ndaj qeverisë dhe Ramës, duke kërcënuar që nëse nuk zbatohet marrëveshja politike “pozitë-opozitë” e 5 qershorit atëherë do të reagojë me çdo çmim… Përse po shtohet protagonizmi i dyshes Meta – Rama dhe a po anashkalohet qëllimisht PD-ja dhe lideri i saj? Në një analizë të zgjeruar për gazetën “Fjala” flet analisti Lorenc Vangjeli.
3 Tetor 2020, 15:38 -
Në prill ka vetëm votë pro apo kundër Edi Ramës
Ka një keqkuptim të jashtëzakonshëm nga opozita shqiptare në ngutin e saj drejt të përpjetës së pushtetit. Edhe opozita e djeshme socialiste kishte konsumuar të njëjtin keqkuptim, sipas të cilit, beteja politike e katër vjetëve, është si luftrat në mesjetë: fiton ushtria që vret komandantin e ushtrisë rivale.
18 Shtator 2020, 15:44 -
Nëse ëngjëjt do të ekzistonin, do të vishnin bluza të bardha dhe do të ishin mjekë në profesion
…sepse mund të vijë një ditë që do të ketë mure, por jo spitale; një ditë kur mund të kenë aparatura, por jo specialistë për t’i përdorur; e njëjta ditë kur mund të ketë shiringa, por jo infermierë për të bërë injeksionet. …sepse mund të vijë një ditë që Shqipëria të bëhet më e madhe jo duke u bashkuar, por duke u ndarë nga shqiptarët që ikin prej saj. Dy alarme serioze, të përsëritura vit mbas viti, këtë gusht të ngushtuar nga pandemia, patën shumë më tepër vemendje mediatike se më parë.
28 Gusht 2020, 18:04 -
Kur thotë Berisha: 'Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!'
Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”.
11 Korrik 2020, 16:45 -
-
Blendi Fevziu (Pupa) dhe dhuna ndaj Karlo Bolinos
Në rastin e kërcënimit dhe shpifjeve ndaj Bolinos është shkelur edhe kodi i nderit i shqiptarit. Berisha do të duhej të ishte bartës i kësaj vlere, por ai, përkundrazi, bën të kundërtën. Karlo Bolino ka zgjedhur të jetë shqiptar, pra të jetojë me ne dhe të marrë shtetësinë tonë. Në vendin e tij në Itali janë me mijëra shqiptarë që jetojnë dhe vlerësohen. Karlo Bolino, ashtu si shumë gazetarë të tjerë në këtë vend, ka treguar dhe ka informuar publikun si një gazetar perëndimor.
24 Maj 2020, 20:08 -
-
-
-
Drama e Metës dhe Bashës: Ka opozitarë në rrugë, por jo opozitë në sistem
Manifestimi i presidentit Meta si thelb dhe gjithë ambalazhi i saj opozitar si formë, duhet të jetë një moment reflektimi jo për atë që ndodhi, por për atë sesi duhet të kuptojnë palët se çfarë po ndodh dhe projektimin e asaj që pritet të ndodhë. E marta në muzg, në krye të herës, dëshmoi dramën e madhe të së djathtës së mbetur rrugëve: ka shumë opozitarë, por opozita formale është në koma!
4 Mars 2020, 18:32 -
Jo 'Bratstvo i Jedinstvo', të marrë, por pak raki, shlivovicë dhe uzo më shumë!
Nëse do të pyetej një serb i zakonshëm për të njëjtën gjë, duke shkundur shlivovicë në breg të Savës, që brohoret Xhokoviçin apo që ka lexuar Andriçin, se cilët janë armiqtë e tij, me siguri ai do ta vinte gishtin tek shqiptarët dhe më pas edhe tek kroatët.
21 Shkurt 2020, 20:47