-
Shishtaveci 1500 metrave mbi nivelin e detit dhe vetëm 30 km larg Kuksit, është një zonë tërheqëse për zhvillimin e turizmit malor, por mungesa e investimeve ka bërë që mjaft banorë të largohen. Në të vetmen stinë që zona gjallërohet është vera, kur natyra shpalos një panoramë të mrekullueshme.
9 Qershor 2021, 20:29 -
I vodhën çantën me lekë dhe celularin një gruaje në Kukës, arrestohen dy të rinjtë nga Kosova! Çfarë iu gjet në hotel
5 Qershor 2021, 20:19Një qytetare ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme, ku dy persona i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës, ndrësa policia ka arestuar dy autorët e ngjarjes.
-
Gjesti i jashtëzakonshëm i qytetarit në Valbonë, ndërton ura me pemët e rrëzuara, për t'i lehtësuar kalimin turistëve (VIDEO)
3 Qershor 2021, 21:35Nor Hysaj, nga Valbona, ka marrë nismën e tij vullnetare pa mbështetjen e askujt për të ndërtuar ura provizore për kalimtarët që ecin në këtë shteg. Ai ka përdorur pemët e rrëzuara nga ortekët për të ndërtuar shkallë në formë ure, që lehtësojnë kalimin e vizitorëve.
-
Enti Rregullator i Ujit propozon rritjen e çmimit të ujit në Kukës, banorët: S'është normale se rrjedh prej bjeshke (VIDEO)
2 Qershor 2021, 19:07Çmimi i ujit të pijshëm pritët të rritet për banorët e Kukësit. Propozimi është bërë nga ERU ndërsa sot është diskutuar mes Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Këshilltarëve Bashkiak.
-
Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku Byberi për Report TV: Puna nuk ndalet, do të zëvendësohen të gjitha
2 Qershor 2021, 13:51Me qindra fidanë të shkatërruar nga dora njerëzore është zgjuar mëngjesin e sotëm Bashkia e Tropojës, në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan. Denoncimin për këtë ngjarje të “paprecedentë” siç e ka quajtur edhe vetë ai, e ka bërë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i cili është shprehur për Report Tv, se personi përgjegjës për këtë ngjarje kriminale është një njeri që nuk e do Tropojën.
-
Prokuroria dhe gjykata ngatërrojnë person, fusin në burg 61-vjeçarin gabimisht
1 Qershor 2021, 21:27Por Leandro Përgjegaj thotë se babai i tij jeton në Itali prej vitesh dhe nuk ka lidhje me personin që po kërkohet për kultivim kanabisi në Kukës. Në fakt bëhet fjalë për një tjetër Pal Përgjegaj. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë në përdorim. Pali ka mbi 10 ditë në qeli dhe më datë 2 Qershor është seanca e radhës gjyqësore
-
Harxhi nga Kukësi: Nëse PD vijon me këtë rrugë do përfundojë si LDK e Kosovës! Rama rrëzohet vetëm me votë dhe duke mos braktisur institucionet
31 Maj 2021, 19:21Kandidatja për kryetare të PD-së, Edith Harxhi tha se qëllimi i saj është që të hap partitë, të rikthejë konkurrencën dhe garën brenda saj, pasi në të kundërt nëse vijohet me këto rrugë që ka nisur kreu aktual i saj Lulzim Basha, PD do të përfundojë si LDK në Kosovë. Mënyrën e vetme për rrëzimin e Edi Ramës, Harxhi tha se është përmes institucioneve dhe votës.
-
Gara brenda PD, Basha në Kukës e Has: Rama do përçarje mes demokratëve, i ranë përtokë 4 pyka që na i kishte futur më 25 prill! S'do t'ia shtrijmë dorën, por do e rrëzojmë
30 Maj 2021, 17:07Pas Dibrës kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë. Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që sipas tij shqiptarët donin dhe e duan.
-
-
Yuri Kim viziton për herë të parë Kukësin, njihet me trashëgiminë dhe kulturën e zonës (VIDEO)
25 Maj 2021, 13:54Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u prit nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ndërsa u surprizua nga vajzat e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me këndimin e Himnit kombëtar të SHBA-ve.
-
Ultimatumi i Ramës për ndërtimet pa leje, në Kukës nis aksioni! Procedohen 5 zyrtarë të bashkive dhe 32 persona
14 Maj 2021, 19:38Sapo kryeministri Edi Rama shaplli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 32 persona për ndërtime të paligjshme dhe 5 punonjës të bashkive të qarkut Kukës pasi lejuan këto ndërtime pa leje.
-
Vazhdon puna për ndërtimin e stadiumit të ri në Kukës, Rama publikon pamjet
11 Maj 2021, 08:18Kryeministri Edi Rama mëngjesin sotëm ka publikuar një video nga kantieri i stadiumit të ri "Zeqir Ymeri", në Kukës.
-
Fshehje të ardhurash, ndërtim pa leje dhe punësim i paligjshëm, procedohen penalisht disa persona në Kukës dhe në Tropojë
8 Maj 2021, 12:00Disa persona janë proceduar penalisht në Kukës dhe në Tropojë për shkak se akuzohet për fshehje të ardhurash, ndërtim pa leje dhe punësim i paligjshëm
-
Aksident i shumëfishtë në rrugën Kukës-Uzinë, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit (VIDEO)
8 Maj 2021, 11:34Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën Kukës-Uzinë që lidh segmentin Kukës-Morinë të rrugës së Kombit
-
Letra sekrete e Hysni Kapos: Kush është ky Jemin Gjana, që s’pranon të heqë antenën e televizorit të Jugosllavisë…! Ngjarja në minierën e Kukësit
5 Maj 2021, 08:11Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Sekret” të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin fillimit të vitit 1973, ku ndodhet një korespondencë në mes Komitetit të Partisë së rrethit të Kukësit dhe Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku bëhet fjalë lidhur me dy ngjarje të rënda të ndodhura në atë kohë në fshatin Vlahen, ku kooperativisti Lush Sokoli me biografi të keqe, gjatë mbledhjes “ku po punohej fjalimi i shokut Enver i tha sekretarit të Partisë: “Unë nuk mundem ta kritikoj Enverin, prandaj po flas për vete”
-
‘Të dorëzuar’ përpara ndotjes së Fierzës, ende asnjë zgjidhje për pastrimin e liqenit në verilindje të vendit (VIDEO)
4 Maj 2021, 16:54Asnjë zgjidhje nuk është gjetur për pastrimin e liqenit të Fierzës, në verilindje të vendit i cili shfaqet vazhdimisht i ndotur nga prurjet e lumenjve. Projektet ndërkufitare kanë mbetur në letër, ndërsa aksionet sporadike të pastrimit në bregliqen nuk kanë dhënë efekt
-
Rama publikon videon nga punimet e urës së Madhe të Kukësit: Do jetë 310 metra e gjatë dhe me hark mbresëlënës prej çeliku special
3 Maj 2021, 19:30Kryeministri Edi Rama ka publikuar punimet në Urën e Madhe të Kukësit, që është pjesë e Rrugës së Kombit. Rama shkruan se puna atje vijon pa ndërprerje në mënyrë që kësaj rrugë t’i shtohet ura moderne mbi lumin Drin.
-
Fitoi PD, kuksianët 'shpresat' te PS: Presim të vazhdojnë investimet nga qeveria! Me aeroportin e ri mendojmë se do të përparojmë
2 Maj 2021, 21:46Kukësi, një ndër qytetet më të goditura nga emigracioni e varfëria vijon të mbetet një bastion i Partisë Demokratike, ku në zgjedhjet e fundit nxori dy deputetë të djathtë dhe një të majtë. Por a kanë besim qytetaret te deputetët të cilëve u dhanë mandatin? Le të ndjekim çfarë kanë thënë ata në një VOX POP të realizuar në qytetin verilindor.
-
KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, PD fituese me 62.27 % të votave
1 Maj 2021, 11:55KQZ ka miratuar në mbledhjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët. Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.
-