-
21 Prill 2022, 16:49
-
Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë
21 Prill 2022, 16:44Admir Murataj, ‘koka’ i grabitjes së Rinasit në 9 prill 2019, është rikthyer sërish në vëmendje, kjo për shkak se vëllai i tij Ilir Murataj është shpallur në kërkim.
-
Kishin kthyer banesën në 'shtëpi bari', shpallen në kërkim pronari dhe bashkëpunëtori në Kukës! Sekuestrohen 934 fidanë kanabis
21 Prill 2022, 09:25Një banesë në Kukës është zbuluar nga policia pasi ishte shndërruar në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në kërkim janë shpallur pronari i banesës i identifikuar si Kastriot Hasanaj, 51 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij, i identifikuar si Hasan Spahiu, 28 vjeç.
-
Rexhep Çuni, mësuesi që punon tokën me parmendë! Çmimi i naftës kthen fermerët te mjetet primitive
18 Prill 2022, 16:55Në Shishtavec të Kukësit fermerët po punojnë tokën me parmendë për të mbjellë patate. Mjetet primitive janë rikthyer për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe kostos së lartë të mjeteve motorike. Vështirësitë e punëve në bujqësi na i tregon mësuesi Rexhep Çuni, i cili gjithashtu është kultivues i patateve.
-
U tërhoq nga gara për kandidat për degën e Kukësit, Elezi: ‘Rithemelimi’ shtoi në listën e zgjedhjeve 200 emra të rinj pa verifikim! Gara brenda PD-së duhet të ishte e ndershme
18 Prill 2022, 12:07Elezi tha se 200 anëtarë të rinj u shtuan në lista, ndërkohë që u larguan anëtarë të vjetër. Sipas tij nuk kishte asnjë mundësi që të bëhej verifikimi i anëtarëve të rinj, duke konostatuar në këtë mënyrë manipulimin në listat e anëtarëve.\
-
Merrnin para në Morinë për të kaluar njerëz dhe mallra në mënyrë të paligjshme në kufi, policët e arrestuar kërkojnë në Apel shpallje moskompetence të GJKKO
18 Prill 2022, 10:43Një javë më parë shkalla e parë e GJKKO, në një seancë që zgjati rreth 5 orë, vendosi që të lërë në burg 15 efektivë që u arrestuan nga super operacioni kundër korrupsionit në doganën e Morinës në Kukës. Ndërkohë që 14 janë lënë në “arrest shtëpie” e 4 të tjerë u pezulluan nga detyra.
-
Djali humbi kontrollin e mjetit, makina përfundon në liqenin e Fierzës, ndërron jetë babai i tij 55-vjeç! Shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit (VIDEO)
17 Prill 2022, 11:45Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të regjistruar ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 në urën e Drinit të Zi, ku djali i 55-vjeçarit, i cili drejtonte mjetin tip "Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në liqenin e Fierzës.
-
Mbollën parcelën me kanabis dhe ‘blinduan’ pyllin me granata e kamera sigurie, në pranga trafikanti (VIDEO)
12 Prill 2022, 12:32Parcela monitorohej nga kamerat e sigurisë që ishin vënë në degët e pemëve përreth, ndërsa zona e mbjellë me kanabis ishte e rrethuar me një fill sintetik i lidhur me dy granata që të shpërthenin sapo një person të prekte fillin.
-
Policët në Morinë e kishin ‘parandjerë’ fundin, detaji nga përgjimet: Ruaji ato paratë se do na duhen për avokat! ‘Kam disa plumba, do më fusin në skaner?’
12 Prill 2022, 10:2532 ishin policët e arrestuar pak ditë më parë në Morinë, pasi kishin organizuar një aktivitet korrupsioni dhe që funksiononte prej kohësh. Këtë ka zbuluar SPAK për atë që ndodhte në Pikën Kufitare me Kosovën, ku janë arrestuar dhjetëra punonjës edhe nga pala kosovare.
-
3 fshatrat e Kukësit mbetën të bllokuar nga shembja e urës së Shtrezës për shkak të shirave, nisin punimet për rregullimin e saj, do zgjasin një javë
11 Prill 2022, 15:30Pas më shumë se një jave bllokim kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës. Punimet po behën nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara te dy shpateve anësore të urës. Prej më se 10 ditësh banorët e fshatrave Shishtavec, Turaj, Novosej gjenden të bllokuar për shkak të shembjes së urës së Shtrezës, nga reshjet e shiut të fillim muajit.
-
Korrupsioni 'fshiu' Drejtorinë e Kufirit në Kukës, por puna në doganën e Morinës vijon normalisht! Zëvendësohen 31 policët e arrestuar
11 Prill 2022, 11:46Burimet thane se puna për asnjë moment nuk është ndërprerë, pavarësisht arrestimeve. Aktualisht po punohet me 6 sportele dhe vijojnë kontrollet rutinë të mjeteve dhe qytetareve që hyjnë në territorin e Shqipërisë.
-
I preu gishtat me thikë bashkëshortes dhe e kërcënoi se do ta vrasë bashkë me vëllain, arrestohet 36-vjeçari në Kukës
11 Prill 2022, 10:13Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Kukës. Një 36-vjeçar në fshatin Kryemadh, është arrestuar nga policia, pasi ishte konfliktuar me bashkëshorten e tij, të cilën e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar me armë zjarri
-
Përgjimet nga korrupsioni në Morinë nxjerrin ‘zbuluar’ Zajmina Vasjarin, u favorizua nga policët për të kaluar kufirin me fëmijët pa prokurë
10 Prill 2022, 21:14Prokuroria dhe policia ka regjistruar 312 episode ku efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në morinë kanë marrë ryshfete me qëllim kalimin e personave të cilët ishin në shkelje. Në një prej episodeve është protagoniste edhe këngëtarja Zajmina Vasjari e cila nga regjistrimet zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
-
Korrupsion në Morinë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi kërkesën e SPAK për efektivët
10 Prill 2022, 19:11 -
-
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Rritet niveli i ujit, shkon në 271 metra
10 Prill 2022, 12:30Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars. Këto shifra tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra.
-
-
Fermerët e Kukësit lënë drithërat, mbjellin hudhra: Është eksperiment, po patëm prodhimtari do shtojmë sipërfaqet e mbjella! Synojmë tregun e huaj
8 Prill 2022, 18:48Fermerët e Shtiqënit në Kukës po mbjellin kultura të reja bujqësore. Ata shprehen se kanë hequr dorë nga drithërat dhe këtë sezon po kultivojnë hudhra me synim tregun e huaj.
-
Arrestimi për korrupsion i 32 policëve në Morinë, Rama: Operacion shembullor! Ky bashkëpunim të vijojë në fshirjen e çdo njolle që ndot uniformën e policisë
8 Prill 2022, 16:41Operacion shembullor e ka quajtur kryeministri Edi Rama, arrestimin e 32 policëve në Morinë që shfrytëzonin postin duke marrë u ryshfet qytetarëve në këmbim të shërbimeve, me fitime që shkonin deri në 8 mijë euro në ditë.
-
-
Operacioni në Morinë, në pranga 26 zyrtarë policorë të Kosovës
8 Prill 2022, 14:40 -
-
-
-
-
Korrupsioni 'fshin' Drejtorinë e Kufirit në Kukës! Merrnin para në Morinë, 17 policë shqiptarë në pranga, 14 në ‘arrest shtëpie'! I pezulluar edhe drejtori Kaçorri! 26 të prangosur edhe në Kosovë
8 Prill 2022, 11:4817 efektivë policie në pikën kufitare në Morinë janë arrestuar pas hetimit si të dyshuar për korrupsion e vepra të tjera penale. 14 masa sigurie ‘arrest në shtëpi’ për disa shtetas si dhe punonjës policie, ndërsa 3 janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës. Në Kosovë janë prangosur 26 zyrtarë policorë.
-
Fierza ‘mbytet’ nga mbeturinat e Kosovës e Maqedonisë! Rrjetat mbrojtëse, zotimi i 3 qeverive mbetet ende në letër
5 Prill 2022, 21:14Bashkë me ujin, në Liqenin e Fierzës janë rritur edhe prurjet e mbeturinave nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Zotimi i 3 qeverive për vendosje të rrjetave mbrojtëse në vijën liqenore ka mbetur vetëm në letër, e po ashtu edhe plani për blerjen e një anijeje pastrimi.
-
Ishte bllokuar për shkak të rënies së orteqëve, hapet aksi rrugor Bogë-Theth
4 Prill 2022, 12:03 -
Shembja e urës në Kukës, vazhdon të jetë i bllokuar aksi Shtrezë-Shishtavec! Hapet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
4 Prill 2022, 09:40Pas bllokimit një ditë më parë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, Rruga e Arbrit është bërë e kalueshme për qarkullimin e makinave pa probleme
-
'Maloklliku' si paragjykim apo si fizolofi politike!
3 Prill 2022, 16:44 -
-
Reshjet e shiut përmirësojnë situatën hidrike në liqenin e Fierzës! Niveli i ujit 4 metra më lart se 6 ditë më parë
2 Prill 2022, 10:51Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit.
-
-
Reshjet e dendura të shiut, shembet gjatë natës ura e Shtrezës në Kukës! Izolohen 7 fshatra
1 Prill 2022, 09:15Reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar edhe problematikat e par anë vend. Bëhet me dije se 7 fshatra kanë mbetur të izoluar në Kukës, për shkak të shembjes së urës së Shtrezës.
-
Kriza/ KESH ndërpret prej 6 ditësh prodhimin e energjisë, rritet me 2 m niveli i Fierzës! Mbulimi i nevojave përmes importit
28 Mars 2022, 14:18Niveli i ujit në Fierzë është rritur me 2 metra në 6 ditë që KESH vendosi të mos prodhonte më energji elektrike, pasi baseni më i madh i prodhimit të energjisë ne vend po thahej për shkak të mungesë së reshjeve.
-
Pas fundjavës me diell në Shqipëri, qytetarët e Kosovës kthehen në shtëpi, fluks automjetesh në Morinë
27 Mars 2022, 16:35Radhë të gjata automjetesh janë formuar në pikën kufitare të Morinës me qytetarë në pritje për të kaluan drejt Kosovës.
-
-
I vihet qëllimisht zjarri pyllit, prej dy ditësh flakët djegin sipërfaqe të tëra me dëllinjë në Malzi të Kukësit
22 Mars 2022, 15:26Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, forcat e angazhuara me pompa uji shpine ecin në këmbë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era.
-
Zjarr i madh në fshatin Kam në Tropojë, rrezikohen disa banesa! Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e specializuar (VIDEO)
22 Mars 2022, 14:01Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Kam të Tropojës. Nga informacione e siguruara nga Report Tv është mësuar se zjarri ka rrezikuar disa banesa.
-
Bie niveli i ujit në liqenin e Fierzës, shkak thatësira në verilindje! Shfaqen rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit (VIDEO)
21 Mars 2022, 10:45Uji në Liqenin e Fierzës po pakësohet çdo ditë e më tepër. Thatësia e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar drejt kuotave minimale liqenin