-
Protestat e dhunshme të PD, Zhupa: Kanë qenë figurative! Nuk përjashtojmë asnjë skenar
Protestat e dhunshme të PD me molotovë, sipas Ina Zhupës, janë figurative dhe çdo formë është e pranueshme. Gjatë një bisede në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ajo u shpreh se qëllimi s’është cenimi i rendit demokratik ose jetës së policëve.
19 Mars, 14:33 -
Salianji jashtë garës së PD, gazetarja Maloku: Do ta bënte dinjitoze garën përballë Berishës! Zhupa: Partia duhet rinovuar
Në këndvështrimin e gazetares, nëse Berisha do të garonte përballë Salianjit do ta bënte garën më dinjitoze dhe sidomos, fitoren e tij. Zhupa bie dakord me fjalët e gazetares se partia ka nevojë për figura të reja, ndaj po mbahen edhe zgjedhjet.
19 Mars, 14:24 -
Përplasja për vizitën në Gjermani/ Meta: Përjashtimi i PD nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes mes PD dhe Kuvendit për vizitën në parlamentin gjerman.Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi po zhvillon vizitën zyrtare me një delegacion të përzgjedhur prej tij,
19 Mars, 13:37 -
Gara për drejtuesin, PD i mbyll derën Ervin Salianjit: Nuk mund të kandidojë, s’është më anëtar i partisë
Ervin Salianji nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës. Por në një reagim për Report Tv, PD thotë se Salianji nuk mund të futet në garën për kryetar, pasi nuk është më anëtar i partisë. Ky vendim vjen vjen pas akuzave të forta që Salianji shfaqi ndaj lidershipit demokrat.
19 Mars, 11:24 -
Rritja e çmimit të naftës, PD propozim ligjor: Ulni akcizën dhe taksën e qarkullimit, jemi vendi me karburantin më të shtrenjtë në Evropë
Përballë rritjes së çmimit të karburantit, Partia Demokratike kërkon ndërhyrje ligjore për të ulur akcizën dhe taksën e qarkullimit. Paketa ligjore u depozitua sot nga deputeti demokrat, njëherësh nënkryetar i komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo.
19 Mars, 11:20 -
Vizita në Gjermani/ PD: Kuvendi na përjashtoi qëllimisht nga delegacioni! Peleshi: Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike
PD thotë se Niko Peleshi ka përjashtuar qëllimisht 2 përfaqësuesit e partisë nga delegacioni në Bundestag. Peleshi në reagimin për Report Tv, sqaron se me kërkesë të PD, u miratoi një axhendë të planifikuar veçmas për në parlamentin gjerman.
19 Mars, 09:19 -
Kur u krijua PPE, Berisha kishte 9 vite në Partinë e Punës
Pavarlsisht se Berisha u shfaq në familjen politike të së djathtës evropiane, ku nga korridori mbajti edhe një intervistë për mediat pranë tij, ai vijon të jetë i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britaniae Madhe dhe pa kontakte të dukshme me liderët kryesorë të së djathtës europiane.
18 Mars, 22:57 -
Garon përballë Sali Berishës, Alesia Balliu: Fund një modeli dhe nisje e një epoke të re në PD
Në deklaratën e saj ajo ngre shqetësime mbi mungesën e përgjegjësisë, shkeljen e rregullave dhe humbjen e identitetit politik, duke e paraqitur garën si një përballje mes së vjetrës dhe një vizioni të ri për PD-në.
18 Mars, 22:19 -
-
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha ankohet: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli këtë të mërkurë nga Brukseli, ku ka shkuar në kuadër të mbledhjes së Partive Popullore në Bruksel, duke thënë se integrimi është bllokuar nga Edi Rama.
18 Mars, 21:34 -
Jakin Marena: Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!
Të gjitha justifikimet e hedhura në publik nga ana e PD dhe e Berishës, për bojkotin e Kuvendit dhe të mos-hedhjes së votës pro rezolutës që shpallte Iranin financues të terroriznit, janë thjeshtë ‘pirueta’ të përdorura nga ana e lidershipit të partisë më të madhe opozitare, për të justifikuar bojkotin, dhe përmes tij dhe mungesën e dëshirës për të votuar kundër regjimit të ajatollahëve!
18 Mars, 20:28 -
‘O injorant i pashkollë’- Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën në Report TV: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur
Ishte një deklaratë e Ngjelës që e cilësoi Sali Berishën si 'të mbaruar' politikisht, çka solli debate të forta në studio mes avokatit dhe ish-deputetit Lefter Maliqi.
18 Mars, 17:56 -
Rivalët e parë të Berishës, Kokalari e Balliu kandidate! Salianji? Statuti i PD: Kandidati për kryetar, të jetë anëtar! Por ish-deputeti mund të lihet jashtë listave
Pranvera do të vijë mes protestave dhe zgjedhjeve të brendshme në partinë Demokratike. Rivalët e parë përballë Sali Berishës në garën e 23 majit, kanë dalë por i duhet të marrin miratimin e kryesisë së PD-së për kandidimin. Në pikëpyetje mbetet garimi i Ervin Salianjit, i cili mund të lihet jashtë listave të anëtarësisë dhe të humbasë kriterin si kandidat, pasi Berisha e quajti të vetë-përjashtuar.
18 Mars, 17:19 -
‘Neni Basha duhet të ishte neni i dështakëve’- Anri Bala kritika të forta Berishës dhe kupolës drejtuese të PD: Ngelët duke u justifikuar për humbjet e zgjedhjeve
Teksa hodhi kritika të forta ndaj PD-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, analisti Anri Bala propozoi që neni 'Basha' në PD të quhet 'neni i dështakëve'.
18 Mars, 17:03 -
Rival i Berishës në zgjedhjet për kryetar të PD? Ervin Salianji: S’e përjashtoj kandidimin
Një prej rivalëve më potencialë të Berishës mund të jetë edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili sfidoi lidershipin e tij me një lëvizje paralele brenda partisë, pak kohë pas daljes nga burgu. Por ndërsa ai është gati për betejën e radhës, për zyrtarizimin e përfshirjes së tij në garë, ai pret përmbylljen e procedurave që do të qartësojnë procesin për kreun e Partisë Demokratike
18 Mars, 16:40 -
A do i bashkohet garës për kryetare të PD-së? Kuçana për Report TV: S’kam ambicie! Keqardhje që Partia Demokratike s’ka figura të konkurrojnë Berishën
Teksa tha se nuk kishte asnjë ambicie për të garuar për kryetare të PD-së në zgjedhjet e brendshme të 23 majit, Kuçana shprehu keqardhjen që në Partinë Demokratike nuk ka figura që ta konkurrojnë kreun aktual të demokratëve, Sali Berishën.
18 Mars, 16:15 -
Spahiu: PD në Parlament është me Iranin, në seli me SHBA-të! Ky qëndrim i dyfishtë është i pamoralshëm
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të pamoralshëm qëndrimin e Partisë Demokratike kundrejt Rezolutës së miratuar sot në Kuvend, për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin. Për Spahiun, Berisha dhe PD në Parlament nuk shkojnë me qëllim që të mbajnë një qëndrim sa më afër BE-së, ndërsa në seli deklarojnë shpalljen e Iranit si 'shtet sponsor të terrorizmit', me qëllim marrjen e pëlqimit nga Trump dhe SHBA.
17 Mars, 23:15 -
Garon për kryetare të PD-së, Alesia Balliu: Berisha ka lobuar 4 herë te amerikanët për t'i hequr 'Non Gratën'! As për takime në seli s'kanë pranuar
Anëtarja dhe aktivistja e njohur e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, deklaroi ekskluzivisht në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, vendimin e saj për të garuar në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të mbahen më 23 maj. Balliu tha se marrëdhëniet e Berishës
17 Mars, 22:44 -
Sulmi ndaj Gonzatos/ Spahiu: Berisha 36 vjet akuzon çdo ambasador europian apo amerikan
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi dje shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.Juristi Kreshnik Spahiu tha në "Repolitix" me Denis Mingën n&eu
17 Mars, 22:21 -
Burime: Ervin Salianji do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së! Alesia Balliu shpall kandidaturën në 'Repolitix': Një 81-vjeçar s'e bën dot partinë fituese
Burime të besueshme pranë Ervin Salianjit, bëjnë me dije për emisionin "Repolitix" se ish-deputeti do të kandidojë për postin e kryetarit të PD. Edhe anëtarja dhe aktivistja e njohur demokrate, Alesia Balliu, deklaroi ekskluzivisht në Report Tv vendimin e saj për të garuar për lidershipin e Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të mbahen më 23 maj.
17 Mars, 21:37