-
-
Ndërtohet nënstacion i ri elektrik në Gjirin e Lalëzit, Balluku: Investime në mbështetje të zhvillimit të turizmit
Faza e parë e punimeve, që përfshinë ndërtimin e nënstacionit 110/20, ka përfunduar, janë vendosur 2 transformatorë me fuqi 50 MW si dhe janë vendosur pajisjet për 8 fidera.
22 Maj 2019, 12:10 -
Ujësjellësi në Durrës/ Balluku: Përfundon para 30 qershorit, përfitojnë edhe zonat rurale
Linja e re e furnizimit me ujë, një investim i Bankës Botërore në vlerën e 62.5 milionë euro, do të jetë plotësisht në funksion në fund të muajit qershor dhe do të garantojë një furnizim me 18 orë ujë në ditë për qytetarët.
19 Maj 2019, 14:04 -
Konkursi kombëtar 'Të sigurt mbi dy rrota'/ Balluku: Fëmijët duhet të sensibilizohen (VIDEO)
Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019, ku fëmijët finalistë u përzgjodhën pas një maratone të gjatë aktivitetesh edukimi dhe konkurrimi të zhvilluar në 104 shkolla në 11 qytete kryesore të vendit. Fëmijët konkurruan me ushtrime me biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim.
18 Maj 2019, 18:36 -
PD akuza Ballukut: Kampione e abuzimeve, mashtroi shqiptarët për pagesat e autostradës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ka hedhur akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku duke thënë se po mashtron shqiptarët lidhur me pagesën e autostradës Tiranë-Durrës.
16 Maj 2019, 16:00 -
-
Nënstacioni i në Fushë-Krujë, Balluku: Investimet sigurojnë shërbim afatgjatë për qytetarët
Me një investim prej 1 miliardë lekësh të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, zona e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth, kanë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi përfshin ngritjen e nënstacionit mobile, ndërtimin e 5 fiderave 20 kv, ndërtimin e 120 kabinave, vendosjen e 2500 shtyllave si dhe shtrimin e 130 kilometra rrjet kabllor abc.
12 Maj 2019, 16:46 -
Drejt përfundimit loti 3 i aksit Elbasan-Banjë, përfitojnë shtatë fshatra
Ministrja Belinda Balluku u shpreh se aksi në fjalë është i rëndësishëm pasi lidh shtatë fshatra duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është pjesë e strategjisë së qeverisë për të krijuar një rrjet rrugor i cili lidh në mënyrë më të shpejtë dhe më të shkurtër komunitetet.
10 Maj 2019, 09:22 -
OSHEE investim 1 mld lekë në Tiranë, Balluku: Ulim humbjet në rrjet
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e Operatorit të Energjisë Elektrike, Adrian Çela, kanë inspektuar punimet që po kryhen për këtë projekt në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.
7 Maj 2019, 10:16 -
'Asnjë vinç në Rajon nuk e mori përsipër'....Pse u vonuan punimet në rrugën Kukës-Morinë dhe KUR do të jetë gati
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se financimi për përfundimin e punimeve është i plotë dhe tashmë i buxhetuar dhe se punimet nuk do të ndalen deri në përfundimin e tyre.
4 Maj 2019, 10:31 -
10.5 milionë Euro për rehabilitimin e rrjetit hidrik/ Veliaj: Revolucion për Tiranën
Në ceremoninë e përurimit të nisjes së punimeve për rehabilitimin e rrjetit hidrik të Tiranës, ishte e pranishme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Alqi Bllako.
30 Prill 2019, 17:38 -
VIDEO/ Ja si duket tuneli panoramik në aksin Tiranë-Elbasan, Balluku: Rruga përfundon në fund të majit
Ka përfunduar edhe vepra e fundit e artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Tuneli panoramik, në kilometrin 17-të të rrugës, tashmë është plotësisht i akseueshëm për të gjithë përdoruesit e këtij aksi. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit duke rritur sigurinë.
28 Prill 2019, 13:36 -
Konsulencë ndërkombëtare për TIA, Balluku: Vendimi lidhet me problematikën e kontratës
Ministrja e Infrastrukurës dhe Enegjisë, Belinda Balluku ka sqaruar se vendimi për autorizimin e Avokatit të Shtetit për të kontraktuar një studio ndërkombëtare për analizmin e marrëveshjes me kompaninë kineze, përgjegjëse për sigurinë në aeroportin e Rinasit nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim por ka objektiv skanimin e promblematikave të kësaj kontrate.
27 Prill 2019, 15:51 -
Balluku dhe Lleshaj në Morinë: Bashkëpunim me Kosovën, masa shtesë për fluksin gjatë sezonit veror
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkoj nga autoritetet që të shtohen masat në drejtim të pritjes dhe menaxhimit sa më të mirë të fluksit të turistëve, duke e vënë theksin tek shtimi i masave që tradicionalisht janë ndërmarrë për patrullimin e përbashkët, për kontrollin e përbashkët e çështje të tjera.
27 Prill 2019, 12:25 -
Kombinati do të ketë nënstacion të ri, përmirësohet furnizimi me energji për 120 mijë abonentë
Nënstacioni aktual është një nënstacion i ndërtuar në vitin 1948 dhe tashmë, në saj të një investimi të përbashkët të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Bankës Botërore, me vlerë 10 milionë euro, do të bëhet e mundur ndërtimi i një nënstacioni të ri.
26 Prill 2019, 14:27 -
Balluku dhe Klosi me banorët: Anulohet ndërtimi i HEC-it në Kolonjë të Gjirokastrës
HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Cepo në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë.
25 Prill 2019, 15:38 -
-
Shqipëri-Gjermani/ Marrëveshje për programin sektorial të ujërave, projekti do t’i shërbejë 80 mijë banorëve
Ky projekt sipas ministres Belinda Balluku do të sjellë furnzim me ujë të pijshëm në zonat rurale dhe veçanërisht në bregdet, ku është parashikuar gjithashtu edhe përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve duke ndikuar në këtë mënyrë në zhvillimin e turizmit.
17 Prill 2019, 21:40 -
30 studentë të ekselencës bëhen pjesë e MIE, Balluku: Frymë e re në administratë
Në kuadër të Paktit për Universitetin, 30 të rinjtë që aplikuan në portalin punetembare.al, të çelur nga Departamenti i Administratës Publike janë bërë pjesë e MIE dhe institucioneve të saj të varësisë.
13 Prill 2019, 18:05 -
30 ekselentë te 'Infrastruktura', Balluku: Presim që të sillni një frymë të re
Në kuadër të Paktit për Universitetin, të rinjtë aplikuan në portalin punetembare.al, të çelur nga Departamenti i Administratës Publike, duke zgjedhur MIE dhe institucionet e saj të varësisë për t’u punësuar.
13 Prill 2019, 13:47
