-
Raporti kritik i EURALIUS: Drejtësia në dorë të Vettingut, KLD nuk ndëshkoi gjyqtarët
Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi një raport mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti.
3 Qershor 2018, 08:45 -
Vetingu në prokurori/ Pasuria që nga 2004 e prokurores Anila Leka
Prokurorja pranë në Prokurorinë e Përgjithshme del nesër para komisionit të Vetingut. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e plotë të prokurores Leka që nga viti 2004, pasuri e cila është verifikuar nga ILDKP.
3 Qershor 2018, 07:18 -
Vetëm gratë i shpëtojnë Vettingut? Edhe gjyqtarja Marçela Shehu konfirmohet në detyrë
Komisioni i Vetingut: Gjyqtarja justifikon pasurinë. Shehu: Jam dakord, procesi ka qenë korrekt. Të dhënat tregojnë se gjyqtarja Marçela Shehu zotëronte një pasuri familjare prej 1.3 milionë lekësh në vitin 2006.
2 Qershor 2018, 07:43 -
Ja kush është Edmond Islamaj, prej 26 vitesh në sistemin e Drejtësisë
Edmond Islamaj ka lindur në 01.03.1969 në Kuçovë. Pas diplomimit si jurist në vitin 1992 ka filluar punë si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, duke ushtruar këtë detyrë deri në maj 1993 kur është emëruar në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarande; në këtë gjykatë ka punuar deri në Gusht të vitit 1995, për të vazhduar më tej me detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
2 Qershor 2018, 07:37 -
-
-
-
Adriatik Llalla azil në Gjermani? Ambasada: Nuk e japim këtë informacion
Mbetet mister mënyra e qëndrimit të Gjermani e ish-prokurorit Llalla kur shqiptarëve u lejohet vetëm 90 ditë qëndrim. Pyetur nga Report TV nëse Llalla ka aplikuar për azil, ambasada gjermane thotë se nuk e japim këtë informacion.
30 Maj 2018, 17:51 -
Drejtësia në kolaps, 9 gjykata në prag të mbylljes, bllokohen mijëra dosje
Debat në KLD për boshatisjen e gjykatave, anëtarja Brunilda Kadi akuzon Gerd Hoxhën për qoka. Pas mbylljes së gjykatës së parë dhe më të rëndësishmes në Shqipëri, Gjykatës Kushtetuese, edhe 9 gjykata tjera janë në prag mbyllje.
29 Maj 2018, 07:27 -
-
Propozimi i BE, kush s’kalon Vetingun nuk mund të bëhet avokat
Misioni EURALIUS kërkon që gjyqtarët dhe avokatët që do përjashtohen nga drejtësia të mos ushtrojnë profesionin e avokatit. BE kërkon thellimin e izolimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.
22 Maj 2018, 07:44 -
Vendimi KPK-së: 4 shkeljet që shkarkuan Besa Nikëhasani
Sipas KPK-s janë katër hapa ato që cuan në shkarkimin e prokures: Burim i pajustifikuar parash për apartament banimi në Shëngjin, Lezhë, Njësi shërbimi 150 m² , Lezhë, Apartament banimi në, Tiranë, me burim të pajustifikuar, në shumën 2.029.700 lekë.
17 Maj 2018, 15:20 -
Vettingu dhe intensifikimi i hetimeve ndaj krimit, Arta Marku vizitë në Francë
Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur një vizitë zyrtare në Francë, me ftesë të homologut francez, Francois Molins. Lufta ndaj krimit, intensifikimeve të hetimit apo dhe Vettingu në drejtësi do jenë në fokus të takimit të Markut me Molins.
16 Maj 2018, 18:37 -
Dorëheqja nuk i shpëton, kush janë prokurori dhe gjyqtarja që do kalojnë në Vetting
Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, dhe prokurori Sulejman Tola do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, edhe pse janë dorëhequr. KPA ka regjistruar ankimimin e Komisionerit Publik, për Fanën dhe Tolën.
15 Maj 2018, 18:08 -
'Shkelët Vettingun', Shkolla e Magjistraturës i përgjigjet PD: Gjithçka transparente, hajdeni informohuni
Shkolla e Magjistraturës ka reaguar në një deklaratë për mediat pas akuzave nga Partia Demokratike se ka zhvilluar testimin e aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit në fshehtësi të plotë, pa transparencë dhe pa asnjë njoftim publik.
13 Maj 2018, 17:47 -
Tre apartamente dhe 20 mln lekë pasuri, KPK zbardh vendimin që shkarkoi gjyqtarin Besim Trezhnjeva
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, nuk kaloi filtrat e Vettingut për shkak të burimeve të pajustifikuara të pasurisë. Ai zotëronte tre apartamente, dy në Tiranë dhe një në Durrës, si dhe mbi 20 milionë lekë pasuri cash.
12 Maj 2018, 14:39 -
Pas Prokurorisë, edhe Krimet e Rënda 'refuzojnë' KPK: Nuk e hetojmë Besnik Imerajn
Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar të fillojë hetimet ndaj gjyqtarit Besnik Imeraj, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë. Kallëzimi për ish-gjyqtarin e Kushtetueses është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Vettingut.
12 Maj 2018, 10:37 -
-
-
Shtëpi 140 mijë € dhe kredi si i pastrehë, Vettingu 'djeg' gjyqtarin e tretë të Kushtetueses
Vettingu ka vendosur të shkarkojë gjyqtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxhën. Hoxha nuk justifikonte pasurinë e tij, një pjesë të së cilës, avokati i tij, deklaroi se e ka vënë nga dasmat. Hoxha nuk justifikon 17 mln lekë pasuri.
10 Maj 2018, 13:01
