-
Me pankarta në duar komuniteti rom dhe egjiptian kanë dalë në protestë para bashkisë së Gjirokastrës ku pretendojnë se Këshilli Bashkiak nuk po mbron të drejtat e tyre .
31 Tetor 2019, 12:21 -
Konsumoi fasule me helm për mizat, ndërron jetë 16-vjeçarja në Gjirokastër
26 Tetor 2019, 21:2116-vjeçarja kokrrat e fasuleve të paziera i futi në gojë pa ditur se janë bërë me ilaçë kundër mizave duke u helmuar. Vajza që ka ndërruar jetë është Genta Pula nga fshati Zenelaj bashkia Gjirokastër.
-
-
-
-
Nëna e Kacifas nuk qan të birin, por bën thirrje për luftë: Çohuni! Rrëmbeni pushkë e bomba, Vorio-Epiri është Greqi
26 Tetor 2019, 11:01Në ceremoninë përkujtimore të vrasjes së Konsandinos Kacifas në Bularat nga të pranishmit janë hedhur parrulla ekstremiste kundër shtetit shqiptar dhe tërësisë territoriale të tij. Nëna e Kacifas ka arritur deri aty sa ka bërë thirrje të pranishmëve që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë. Familjarët nuk kanë lejuar median shqiptare, por vetëm atë greke. “Na thoni pse keni vrarë djalin. Përse më vini këtu, ikni qërohuni"
-
Një ditë para 1-vjetorit të vdekjes së Kacifas, antiterrori 'blindon' Gjirokastrën
25 Tetor 2019, 12:24Një ditë përpara 1-vjetorit të vdekjes së Kostandin Kacifas, antiterrori ka "blinduar" qytetin e Gjirokastrës.
-
Ministri Lleshaj, bashkëbisedim me gjimnazistët në Tepelenë: Të kontribuojmë që shoqëria mos të prodhoje krim
23 Tetor 2019, 14:40Lleshaj duke folur rreth kontributit që mund të japin qytetarët ne sigurinë e përgjithshme publike, ai theksoi se çdokush është një faktor i rëndësishëm për të.
-
Pallati 6 katësh në prag rrëzimi në Gjirokastër, 15 familje kërkojnë ndërhyrje emergjente
16 Tetor 2019, 20:22Pallati 6-katësh në lagjen Punëtori në Gjirokastër rrezikon të shembet pas rrëshqitjeve të dheut në janar të 2018. Për rreth 2 vite 15 familje jetojnë çdo ditë me frikë se nga momenti në moment pallati mund të shembet.
-
Gjirokastër/ Aksident në punë, një 35-vjeçar dëmtohet me sharrën e gurëve
16 Tetor 2019, 11:26Menti Çobo ndodhej në vendin e punës së pronarit Qazim Brahimi kur u dëmtua me sharrë.
-
Gjirokastër- Zjarr në linjën përcjellëse të tensionit të lartë, pa energji elektrike 200 banorë
10 Tetor 2019, 20:40Një zjarr ka rënë në linjën përcjellëse të tensionit të lartë në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës, duke lënë pa energji elektrike tre lagje me rreth 200 banorë. Zjarri ka rënë si pasojë e ngarkesës së lartë dhe duke djegur të gjithë linjën përcjellëse të energjisë elektrike.
-
Nga Tirana në vendlindje për të kurorëzuar dashurinë/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës i celebron gjatë fluturimit me balonë (FOTO)
5 Tetor 2019, 22:17Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka celebruar në martesë dashurinë e Redonës dhe Nertilit, dy të rinj që jetojnë në Tiranë të cilët kanë zgjedhur vendlindjen për të shënuar këtë ditë të veçantë.
-
Tender fiktiv/ Lihen në burg dy zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Tepelenës, juristja dhe specialistja në arrest shtëpie
5 Tetor 2019, 12:32Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në bashkëpunim, “Vjedhja në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
-
U kap duke shkatërruar një makinë në orët e para të mëngjesit, policia i gjen drogë dhe 2 thika në çantë (EMRI)
2 Tetor 2019, 08:59Deivis Guma është vënë në hetim, pasi është kapur duke goditur me sende të forta një automjet tip BMW. Ndërkohë që gjatë kontrollit në çantën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike dhe 2 thika. Nën hetim është vënë edhe Haki Basho banues në fshatin Lazarat pasi rezulton se ka qenë qiramarrës i një parcele ku janë gjetur të kultivuara bimë narkotike.
-
4 ditë pa drita, tregtarët në Gjirokastër: Po na prishet malli, s'dimë kujt t'i ankohemi
27 Shtator 2019, 16:26Tregu i shumicës së fruta-perimeve në Gjirokastër prej katër ditësh është pa energji elektrike. Tregtarët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës pasi po ju dëmtohet malli. Ndërsa të pyetur për këtë çështje OSHEE shprehet se ka dërguar në terren punonjësit e saj.
-
Makina merr flakë para pallatit të Sportit në Gjirokastër (VIDEO)
27 Shtator 2019, 14:13Një makinë tip Ford me targa AA846PT ka marrë flakë para pallatit të Sportit në Gjirokastër. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas parkimit të makinës.
-
-
-
-
75 vjetori i Çlirimit të Tepelenës, Braçe: Lufta antifashiste ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë
15 Shtator 2019, 16:56“Lufta antifashiste ngelet ndër faqet e ndritura të historisë së popullit tonë”, u shpreh mes të tjerash në aktivitetet e zhvilluara në Tepelenë, Zëvendëskryemistri Erion Braçe.
