-
Blutë e qytetit bëjnë me dije se gjatë javës që lamë pas, nuk është evidentuar asnjë shofer që drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt dhe asnjë aksident rrugor me pasoja për jetën.
17 Janar 2022, 15:42 -
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër, flakët rrezikojnë edhe ndërtesat përreth (VIDEO)
15 Janar 2022, 15:08Një banesë është përfshirë në lagjen Dunavat në Gjirokastër, teka flakët janë përhapur, duke rrezikuar edhe banesat përreth.
-
Ndalet zhvarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë në Përmet
13 Janar 2022, 16:45 -
Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij
13 Janar 2022, 15:28Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokstër pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë edhe një 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për transportimin e emigrantëve jashtë kufirit shqiptar.
-
Masë elektrike në një banesë, përfshihet nga zjarri shtëpia dykatëshe në Gjirokastër (VIDEO)
13 Janar 2022, 11:01Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë dykatëshe në lagjen Dunavat në Gjirokastër.
-
-
-
Ishin shpallur në kërkim pasi transportonin emigrantë të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër (EMRAT+VIDEO)
11 Janar 2022, 11:32Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
-
Kërcënoi një burrë me thikë pas një sherri, arrestohet 63-vjeçari në Memaliaj
10 Janar 2022, 09:34Policia ka arrestuar një 63-vjeçar në Memaliaj, pasi ka kërcënuar me thikë një 66-vjeçar pasditen e djeshme.
-
-
Tërmet 5.5 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen në disa qytete të vendit! Nuk raportohet për dëme materiale! Sizmiologu Rrapo Ormeni për Report Tv: S'ka vend për panik!
9 Janar 2022, 22:47Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme, duke alarmuar qytetarët në mbarë vendin. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorine të Greqisë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.5 rihter.
-
-
Operacioni i RENEA-s në disa qytete të vendit, 19 të arrestuar! Sekuestrohen armë zjarri, kokainë e shuma të konsiderueshme më para (EMRAT)
7 Janar 2022, 08:44Kontrollet e befasishme të RENEA-s një ditë më parë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë e Gjirokastër kanë çuar në pranga 19 persona, një prej tyre në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa dhe letra bixhozi.
-
-
Berisha nuk mbledh as 50 veta në Gjirokastër: Ne jemi shumica! Në selinë e PD-së po futen vrasës, Basha si Enver Hoxha, hapi një derë që kalon vetëm ‘Lul Brava’
6 Janar 2022, 18:31Pas Fierit, Sali Berisha u ndal në degën e PD-së në Gjirokastër nga ku sulmoi edhe njëherë kryedemokratin Lulzim Basha duke e konsideruar atë simbol të dështimit. Berisha tha se ai dhe mbështetësit e tij janë shumica, ndërsa ‘pengkryetari’ është pakica, e kështu sipas tij Basha nuk ka sesi të dominojë ndryshe përveçse me bandat dhe narkoshtetin.
-
-
U soll si 'cub' me policët? Drejtori i Ujësjellësit në Përmet reagon për Report Tv: Kam kallëzuar efektivin, isha me familjen dhe nuk kam përdorur postin tim
5 Janar 2022, 13:15Dauti e konsideron shoqërimin e tij në komisariat si të padrejtë, teksa shprehet se ka kallëzuar penalisht efektivin e policisë. Ai thekson se ka qenë me familjen dhe se në asnjë moment nuk ka përdorur postin e tij.
-
Me gati 21 mijë euro me vete, 45-vjeçarja nga Lezha kapet në Kavavijë! Po vinte drejt Shqipërisë nga Athina
5 Janar 2022, 09:09Një 45-vjeçare është ndaluar nga policia në Kakavijë pasi po kthehej nga Greqia me 20.950 euro dhe nuk i ka deklaruar. Policia e Gjirokastrës njofton se ka proceduar penalisht poseduesen e parave, një qytetare nga Lezha.
-
U soll si 'cub' me policët dhe parkoi makinën ku i deshi qejfi, nën hetim drejtori i ujësjellësit të Përmetit dhe kreu i PS në Frashër
4 Janar 2022, 12:29Florian Dauti, kreu i PS në Frashër, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, është nën hetim nga policia, pasi u përplas me këto të fundit lidhur me një vend parkimi.