-
Me foto/ Portali rus lajme për Ina Nukën, Lulzim Basha sulmon efektiven përmes lobistëve të tij
Pas akuzave që rëndojnë mbi Lulzim Bashën për lidhjet e tij me oligarkë rusë, kryedemokrati zhvendos protestën e banorëve të Astirit në Rusi. Dje portali Tsarizm.com, që raporton çështje rreth Rusisë dhe ish republikave sovjetike, ka publikuar dje shkrim se efektivja Ina Nuka ishte një police që u përdor nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.
25 Nëntor 2018, 14:53 -
Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se shtimi i flotës në Policinë e Shtetit me 134 autovetura dhe 30 motoçikleta të reja është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të saj, që do të pasohet nga të tjerë hapa të ngjashëm. Duke iu rikthyer protestës së dhunshme të ndodhur përpara dy ditëve para Kuvendit, Lleshaj komentoi edhe ndikimin e politikës në raste të këtij lloji.
24 Nëntor 2018, 12:08 -
Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet
Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policen Ina Nuka.
24 Nëntor 2018, 11:43 -
Sandër Lleshaj përcjell Ina Nukën në aeroport, biseda me nënën e polices: Bëhu e fortë, do të bëhet mirë (VIDEO)
24-vjeçarja është nisur drejt Stambollit e shoqëruar nga nëna e saj dhe një mjek i spitalit të Traumës. Ajo pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se do ketë sërish fuqinë mbi gishtat e dëmtuar rëndë nga shpërthimi i kapsollës.
24 Nëntor 2018, 00:50 -
Si e shpëtuan deputetët e LSI-së nga policia 18-vjeçarin që i hodhi kapsollën efektives Ina Nuka (VIDEO)
Report Tv siguron videon e ndalimit nga policia të Daniel Drobajt pak çaste pas protestës së dhunshme. Atij i vijnë në ndihmë deputetët e LSI Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi, të cilët konfrontohen me policinë të ndihmuar nga protestuesit e arrijnë ta shpëtojnë 18-vjeçarin e dhunshëm.
23 Nëntor 2018, 22:07 -
Pas 24 orë në kërkim, kapet demonstruesi 18-vjeçar që plagosi policen me kapsollë
18-vjeçari është identifikuar nga këqyrja e pamjeve filmike të protestës nga policia dhe prokuroria. Ai ka qenë mjaft aktiv gjatë gjithë tubimit të dhunshëm të banorëve të "Unazës së Re" para Kuvendit, të ndihmuar edhe nga militantët e deputetët e PD.
23 Nëntor 2018, 21:14 -
Humbi dy gishtat në protestën e dhunshme para Kuvendit, policja Ina Nuka niset për operacion drejt Turqisë (VIDEO-FOTO)
Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja Ina Nuka, efektive e "Shqiponjave" u dërgua drejt aeroportit të Rinasit këtë mbrëmje, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit. Efektivja do trajtohet në një klinikë të specializuar ku do t'i nënshtrohet një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale për rekuperimin e dëmtimeve të shkaktuara në dy gishtat e dorës së djathtë.
23 Nëntor 2018, 20:22 -
Protesta e dhunshme/ Veliaj: Tirana ka më shumë mirësi e dashuri se urrejtje e dhunë, nuk do të ndalemi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish ngjarjet e dhunshme dje para parlamentit, ndërsa theksoi se qyteti ka më shumë mirësi dhe punë se sa urrejtje dhe dhunë.
23 Nëntor 2018, 14:30 -
Flet babai i polices që u plagos në protestë: Dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër, dhuna është e patolerueshme
Në intervistën për Report Tv, babai i vajzës thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të patolerueshme. 24-vjeçarja Ina Nuka u plagos dje në tubimin e dhunshëm para Kuvendit, ku banorët e "Astirit" degraduan protestën e tyre në dhunë ndaj policëve.
23 Nëntor 2018, 12:05 -
Profili i Ina Nukës, policja që humbi gishtat nga militantët e PD jeton me qira, ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera
E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.
22 Nëntor 2018, 19:20 -
Gafa e fundit e Berishës, shan policen e plagosur, por del blof dhe fshin statusin, komentuesi e 'masakron' (FOTO)
Berisha e ka quajtur “policen” e plagosur ‘ndrikull’, që sipas tij nuk ka humbur 4 gishta, por thjesht i është dëmtuar gishti i njërës dorë. Një komentues i thotë ish-kryeministrit se epiteti ndrikull është i turpshëm për një ish-kryeministër dhe kryetar shteti.
22 Nëntor 2018, 19:09 -
-
-
