-
Devijon demokracia amerikane
Një udhëheqës vendi i kërkon një zyrtari lokal zgjedhor të ndryshojë rezultatin përfundimtar të votave, që kontribuoi në humbjen e tij në zgjedhje. Këshilltarët më të afërt të udhëheqësit përhapin thashetheme të pabazuara për mashtrime në zgjedhje. Anëtarët e partisë së vetë udhëheqësit sfidojnë rezultatin përfundimtar me argumente të çuditshme.
6 Janar 2021, 11:01 -
Protesta në Washington kundër certifikimit të Biden
Certifikimi i fitores së Biden nga Kongresi dhe Senati amerikan, do të pritet nga protesta të shumta ne Washington, protesta të nxitura nga vetë presidenti në largim. Mijëra mbështetës të Trump, përfshirë disa aktivistë të ekstremit të djathtë, pritet të bashkohen me protestat në Uashington me turmat që kanë filluar të të mblidhen që nga mbrëmja e së martës
6 Janar 2021, 09:53 -
Çertifikimi i votave elektorale në Kongres, besnikët e Trump kërkojnë ta pengojnë, presidenti në largim thirrje për protesta qytetare
Anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve do të mblidhen ditën e sotme në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, seancë e cila do të fillojë në orën 13;00 të orës lokale.
6 Janar 2021, 09:31 -
-
Balotazhi në Georgia, Trump e Biden sërish në fushatë/ Biden: Unë nuk e di pse ai ende e dëshiron të jetë president, ai nuk e do punën
Kanë ngelur vetëm pak ditë nga ardhja në krye e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe ende vijon përballja mes presidentit në largim Donald Trump dhe Joe Biden.
5 Janar 2021, 09:29 -
Gjykata sërish hedh poshtë nga Trump, nuk lejohet refuzimi i rezultatit nga Mike Pence
Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zyrtarizimi i Biden si president i SHBA, një gjykatës amerikan e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga një kongresmen republikan, me të cilën kërkohej që zëvendës presidentit Mike Pence t’i lejohet refuzimi i rezultatit të votave në Kolegjin Zgjedhor, kur Kongresi të zhvillojë takimin të mërkurën për certifikimin e fitores së Biden.
2 Janar 2021, 12:06 -
-
Mesazhet nga SHBA/ Trump dhe Biden urojnë qytetarët amerikanë për Vitin e Ri 2021
Në një mesazh me rastin e Vitit të Ri, Presidenti Donald Trump reflektoi rreth arritjeve tij, duke i quajtur ato “fitore historike”, ndërsa pasardhësi i tij, Presidenti i zgjedhur Joe Biden, dha një ton optimist për vitin 2021.
1 Janar 2021, 09:33 -
Larmia etnike në Xhorxhia dhe gara për Senatin amerikan
Komuna Gwinnett ndodhet rreth 25 km në verilindje të Atlantës dhe është një ndër lagjet periferike më të populluara të qytetit më të madh të Xhorxhias. Në nëntor, demokrati Joe Biden siguroi 58% të votave në këtë komunë duke e ndihmuar të siguronte fitoren e ngushtë në këtë shtet. 30 vjet më parë kjo ishte një komunë kryesisht rurale dhe bazë e fortë e republikanëve.
30 Dhjetor 2020, 08:04 -
Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion
Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për "papërgjegjësi" dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se kishte hasur "pengesa nga udhëheqja politike".
29 Dhjetor 2020, 09:18 -
-
Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin
Me ardhjen e Joe Bidenit në pushtet, të gjitha palët e marrëveshjes bërthamore duan të merren sërish me të. Irani kërkon që të qëndrojë tek marrëveshja e vjetër. Por ka mundësi që Perëndimi të kërkojë më shumë se kaq. Nuk do jetë e lehtë t'i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Joe Biden ka treguar interes të merret me të. Irani e mirëpriti këtë gjë.
23 Dhjetor 2020, 10:34 -
-
Joe Biden vaksinohet nesër, një javë më pas zëvendëspresidentja Harris
Joe Biden do të vaksinohet kundër COVID ditën e nesërme në praninë e kamerave. Zëdhënësi i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, gjatë një konferencë për mediat ka njoftuar se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19
20 Dhjetor 2020, 08:54 -
-
Biden, emëron të parën amerikane autoktone në udhëheqjen e Departamenti të Brendshëm
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bëri një zgjedhje tjetër historike për kabinetin e tij, me emërimin e një amerikaneje autoktone për udhëheqjen e Departamentit të Brendshëm.
18 Dhjetor 2020, 10:53 -
Sulmi kibernetik në SHBA, rrezik i madh ndaj agjencive qeveritare , Biden paralajmëron ndëshkimin e fajtorëve
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se një fushatë e sofistikuar e hakerimit e zbuluar këtë javë përbën një "rrezik të madh" për qeverinë dhe sektorin privat. Institucionet më të larta, përfshirë Departamentet e Thesarit dhe Tregtisë të SHBA, ishin midis atyre që u sulmuan.
18 Dhjetor 2020, 09:37 -
Joe Biden dhe Mike Pence do vaksinohen për COVID-19 brenda ditëve të ardhshme
Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID javën e ardhshme, sipas të thënave nga zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane po mundohen të ndërtojnë dhe të përcjellin te publiku besueshmërinë dhe efektshmërinë e vaksinës, si edhe qëllimin e saj.
17 Dhjetor 2020, 08:48 -
-
