-
Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Ersekës, kryesisht në disa fshatra të zonës. Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.
23 Mars 2023, 08:03 -
-
Subvencionet e naftës, radhë Fier, Lushnjë e Korçë për aplikime: Kam 8 orë rri në këmbë, si qeni! Na plasi zemra
20 Mars 2023, 12:28Dita e parë e aplikimit për naftën falas nisi me radhë të gjatë në Lushnje, Fier e Korçë. Fermeret kanë afat deri më 11 prill, por nxitojnë të dorëzojnë sa më shpejt dokumentet për të mos rrezikuar djegien e afateve. Nga ana tjetër disa fermere shprehen se nuk dinë të përdorin sistemin online në e-Albania.
-
Ersekë/ Tentonin të trafikonin drogë drejt Greqisë, 3 në pranga 2 në kërkim (VIDEO)
19 Mars 2023, 10:42Në kuadër të operacionit antidrogë "Restart 14", policia e Korçës ka arrestuar Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29-vjeç, Mikel Kurtiqi 19-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë
-
Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Janë shpallur 9 studiot arkitekturore finaliste! Në maj garojnë në qytetet përkatëse
18 Mars 2023, 08:07Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se është përmbyullur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për ndërtimin e 3 stadiumeve në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
-
Zbulimet arkeologjike gjatë 2022, vendbanimet palafite e relikja lundruese 7500-vjeçare në Lin të Pogradecit
17 Mars 2023, 19:57Është mbajtur gjatë ditës së sotme konferenca shkencore “Viti arkeologjik 2022”. Arkeologu nënujor Adrian Anastasi solli në vëmendje zbulimet e verës së kaluar në zonën Lin3 të Pogradecit, në bregun e liqenit të Ohrit. Bëhet fjalë për vendbanimet palafite 7500-vjeçare dhe një relike lundruese të së njëjtës moshë
-
Temperaturat e ngrohta 'sjellin' në Pogradec flamingot
17 Mars 2023, 18:43Një situatë ndryshe është parë sot në liqenin e Pogradecit, ku shpendët e flamingove janë fotografuar pas shumë kohësh.
-
-
VIDEO/Ulen temperaturat, edhe Malësia e Krujës mbulohet nga petku i dëborës
16 Mars 2023, 08:35 -
Korça dhe Kruja mbulohen nga dëbora në pranverë! S’ka probleme në akset nacionale dhe turistike
16 Mars 2023, 08:09Kanë kaluar 2 ditë nga festimet për Ditën e Verës, ndërsa në qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore gjatë natës. Teksa temperaturat kanë mbërritur në vlerat -2 gradë deri në +1 gradë.
-
Lëvizje në burgun e Drenovës, Altin Gusho largohet nga posti i drejtorit! Gjatë drejtimit të tij, u shënuan shkelje të shumta
15 Mars 2023, 15:35Altin Gusho do të zëvenësohet nga Durim Toska në postin e drejtorit të burgut të Drenovës. Pas dy vitesh në këtë detyrë, sot është bërë me dije se Gusho nuk do të mbajë më këtë post dhe se do të emërohet në një tjetër pozicion në qarkun e Korçës, që ende nuk është bërë me dije.
-
30 vite pa investim, tregu në Pogradec si në mesjetë! Tregtarët: Asnjë investim! Bashkia: Do bëjmë një të ri shumë shpejt
14 Mars 2023, 16:11125 tregtarë të pazarit Industrial në Pogradec ushtrojnë prej më shumë se 30 vitesh aktivitetin e tyre jashtë çdo kushti higjeno-sanitar. Përballë ankesave të vazhdueshme, bashkia thotë se projekti për ndërtimin e tregut të ri, është gati.
-
Dita e Verës/ Digjen gomat e makinave në qytetin e Korçës (VIDEO)
14 Mars 2023, 11:57 -
Aksident në Korçë, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! Një prej pasagjereve dërgohet në spital për ndihmë mjekësore
12 Mars 2023, 14:08Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë në afërsi të Drenovës. Dy mjete janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e përplasjes njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
-
Berisha akuza ndaj Kim: Ndërhyri në gjykatë kundër opozitës! Kongresi i SHBA dhe FBI të hetojnë veprimtarinë e saj në Shqipëri
11 Mars 2023, 19:18Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka bërë thirrje që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI, të hetojnë veprimtarinë e ambasadores amerikane, Yuri Kim në Shqipëri.
-
Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lirohet Viola Sterjo, ka 2 fëmijë dhe është sëmurë
11 Mars 2023, 13:52Gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur dhe për shkak të gjendjesh shëndetësore. Vjola Sterjo u arrestua në Dhjetor për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”.
-
Sistemi SIS merr kohë, radhë në tokën neutrale me Greqinë! Automjetet 2 orë të bllokuara pranë Kapshticës (VIDEO)
11 Mars 2023, 09:57Radhë automjetesh janë krijuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës. Një problem në palën shqiptare ka paralizuar lëvizjen e automjeteve pranë kësaj pike kufitare
-
Korçë, aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua pa i dhënë ndihmë, në pranga shoferi
11 Mars 2023, 09:16Korçë, aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua pa i dhënë ndihmë, në pranga shoferi
-
-