-
Elbasan/ Ekzekutohet në 60 sec vëllai i Talo Çelës, 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes! 3 autorët u veshën si policë, RENEA kontrolle në Bradashesh, 6 të shoqëruar (VIDEO)
Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, (vëllai i Talo Çelës) teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku 62-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Forca të shumta të RENEA-s janë përqendruar në Bradashesh ku po zhvillojnë kontrolle të shumta dhe kanë ngritur postoblloqe. Deri tani janë shoqëruar 6 persona që mendohet se mund të kenë dijeni apo të dhëna për ekzekutimin e Bujar Çela.
17 Shtator 2020, 07:16 -
'Në arrati për grabitjen e Rinasit dhe atentatin e dyfishtë në Durrës/ RENEA rrethon zonën në afërsi të burgut të Peqinit, dyshohet se fshihet Talo Çela
Forcat RENEA kanë rrethuar mbrëmjen e sotme zonën në afërsi të Burgut të Peqinit, ku dyshohet se është fshehur Talo Çela, një nga personat më të kërkuar të momentin, i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit. Sipas burimeve për Report Tv, deri më tani kanë dështuar 3 operacione për kapjen e tij.
11 Gusht 2020, 22:44 -
Skeda kriminale e Emiljano Ramazanit/ Hija e sherrit mes grupit të 'Sakatit' e 'Tarzanit' fshihet pas vrasjes së 'Ilit' të Elbasanit
Pamjet filmike tregojnë një person të veshur tërësisht me të zeza që ndoqi Ramazanit dhe e vrau. Emiljano Ramazani i pandehur për një plagosje të lehtë. Historia e arrestimeve dhe lirimeve të viktimës nga drejtësia. Përgjimet në dosjen e drogës dhe marrja e pafajësisë.
21 Korrik 2020, 21:58 -
Çela e Dumani vranë vëllezërit në Durrës, u humbën lekët e grabitjes së Rinasit që “ruanin” në servis /FOTO
Nuredin Dumani dhe Talo Çela, dy qitësit në vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia. Dëshmitari i implikon dhe tek vrasja e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdylit. Dumani u arrestua për “Shfrytëzim prostitucioni” u lirua pasi nuk ju provua akuza.
3 Korrik 2020, 16:10 -
OFL i dërgon formularin dy të dënuarve në Krujë dhe Elbasan: Përgjigjuni brenda 48 orësh
Flamur Haka njihet si pjesë e bandës famkeqe të Niklës i dënuar për “Vjedhje me dhunë” ndërsa Talo Çela I dënuar “trafik lëndësh narkotike” akuzohet dhe si pjesë e grabitjes së 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në 2019.
28 Shkurt 2020, 14:17 -
Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e grabitësve të Rinasit
Policia e Shtetit ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e Klement e Eldi Çalës, si dhe Talo Çelës të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në 9 prill të këtij viti ku u morën miliona euro në pak minuta dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.
3 Korrik 2019, 15:28