Çela e Dumani vranë vëllezërit në Durrës, u humbën lekët e grabitjes së Rinasit që “ruanin” në servis /FOTO

Çela e Dumani vranë vëllezërit në Durrës, u humbën lekët e grabitjes së Rinasit që “ruanin” në servis /FOTO

Nuredin Dumani

Nuredin Dumani nga Kavaja rezulton i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill 2020 si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

Për Dumanin është shkruar në media gjatë një operacioni policor në Durrës, ku u arrestua së bashku me një taksist, pasi një vajzë adoleshente kishte kallëzuar në policinë e Bordosë në Francë, se ishte shfrytëzuar për prostitucion. Por pavarësisht se policia nxitoi të arrestonte Nuredin Dumanin, gjatë hetimeve nuk u provuan akuzat dhe për pasojë Nuredin Dumani shumë shpejt doli nga burgu.

1593784716_NUREDINDUMANI.jpg

Nuredin Dumani

Por tashmë ai është shpallur në kërkim nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.

Për këtë ngjarje në kërkim është dhe elbasanlliu Talo Çela, i cili së bashku me Nuredin Dumanin përmenden në dëshminë e të arrestuarit për atentatin e vëllezërve Haxhia, Klevis Alla. Ky i fundit në cilësinë e bashkëpunëtorit të prokurorisë dhe policisë ka treguar se së bashku me Talo Çelën, Nuredin Dumanin dhe Altin Ndocin, kanë ekzekutuar me armë zjarri, vëllezërit Haxhia në Durrës. Alla, veç tregimit të vendit ku ishin fshehur armët, ka treguar dhe pozicionin dhe veprimet kriminale që kishin kryer të gjithë pjesëmarrësit.

Sipas rrëfimit të Klevis Allës, ditën e ngjarjes së vrasjes së dy vëllezërve Haxhia, ai ka qenë shofer të një automjeti “Toyota” të vjedhur. Ndërsa Altin Ndoci, ka qenë me armë kallashnikov në sediljen e parë të makinës.

Ndërsa në sediljen e pasme kanë qenë të pajisur me dy kallashnikovë, Nuredin Dumani dhe Talo Çela. Gjithmonë sipas Klevis Allës, ata kanë mbajtur në mbikëqyrje dy vëllezërit dhe sapo objektivi i tyre është larguar nga prona e tyre “Echange” në Durrës, ata i kanë ndjekur nga pas dhe i kanë qëlluar. Dy personat që i kanë qëlluar ishin Nuredin Dumani dhe Talo Çela, ndërsa sipas bashkëpunëtorit Altin Ndoci, nuk ka hapur zjarr. Në rrëfimin e tij, Klevis Alla, tregon se shkak i motivit të vrasjes beson se është bërë një shumë parash, që Talo Çela e kishte vjedhur në grabitjen e famshme të Rinasit. Kjo sasi lekësh e papërcaktuar nga dëshmitari Alla, ishte lënë për ruajtje nga Talo Çela në servisin e dy vëllezërve Haxhia, por më pas sasia e lekëve ishte zhdukur.

1593768444_talocelahaxhia.jpg

Talo Çela dhe dy vellezerit Haxhiaj

Dyshohet se dy vëllezërit Haxhia, i kanë pohuar Talos, se i kishte ndodhur një grabitje në servis dhe hajdutët veç materialeve të tjera, kanë marrë dhe sasinë e parave. Por me sa duket një alibi të tillë nuk e ka besuar Talo Çela, i cili edhe pse në arrati ka filluar të bashkëpunojë me Nuredin Dumanin, Klevis Allën dhe Altin Ndocin, duke kryer vrasjen e dy vëllezërve Haxhia. Ndërkohë disa muaj para vrasjes së dy vëllezërve, sipas dëshmitarit Alla, ata të katërt kanë vrarë dhe dy persona në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdylin, ku ende nuk dihet me saktësi se cila ka qenë motive i këtij krimi.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 03/07/2020 16:44

    na mbyten kokepatatet gjithandej .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja