-
Kolegji rrëzon 5-0 dekretin e Presidentit Meta! Më 30 qershor do të ketë zgjedhje
Më 30 qershor do të ketë zgjedhje, është ky vendimi i 5 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor lexuar nga relatori Tomorr Skreli. Me vota unanime të 5 anëtarëve të trupës gjykuese, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë më 30 qershor do të ketë zgjedhje.
23 Qershor 2019, 07:11 -
Nesër vendimi për 30 Qershorin, PD: Kolegji s'ka kompetenca, Rama e ka paracaktuar, por ne s'e njohim!
Nesër Kolegji Zgjedhor do të vendosë për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Por Partia Demokratike përmes një deklarate nga Sekretari për Cështjet Ligjore Ivi Kaso shprehet se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë nesër dekretin e Presidentit. Ai tha se Edi Rama ka paracaktuar vendimin e Kolegjit.
23 Qershor 2019, 12:32 -
KQZ i refuzoi komisionerët, PD-LSI ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor
LSI dhe PD kanë ankimuar vendimin e KQZ për mosregjistrimin e anëtarëve të KZAZ-ve në Kolegjin Zgjedhor. Në dokumentet që Report Tv disponon, LSI e quan të pabazuar vendimin sipas Kodit Zgjedhor, ku përcaktohet se përbërja e KZAZ-ve bëhet në bazë të rezultatit të fundit të zgjedhjeve pararendëse nga partitë parlamentare.
28 Maj 2019, 16:57