-
SHBA: Reforma në Drejtësi po ecën sipas planit! Ndihuni të sigurt, po punojmë për 'ëndrrën shqiptare'
Zv. Shefi i Misionit në detyrë i SHBA në Tiranë, Daniel Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik garantoi qytetarët shqiptarë që të jenë të sigurt, pasi gjithcka po ecën sipas planit për drejtësinë e re. "Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë” tha ai.
29 Mars 2019, 13:36 -
Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë
Dy zyrtarë gjermanë kanë zhvilluar një vizitë në Shqipëri ku kanë takuar krerët më të lartë të shtetit nga Presidenti, te kryeministri, kreu i opozitës dhe ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm. Qëllimi i vizitës ishte situata politike, ndërsa pasi dëgjuan palët dolën me një qëndrim ku i kërkojnë opozitës që të futet në zgjedhje, të miratohet reforma zgjedhore dhe akuzat për fenomenin e blerjes së votave t'ia lerë drejtësisë.
22 Mars 2019, 17:59 -
Gjonaj për median austriake: Reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen e duhur për të gjithë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur interesit të medias austriake ‘’Ö1 Mittagsjournal’’, mbi situatën politike në vend, ecurinë e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, reformën në drejtësi dhe zgjedhjet e 2017 që opozita i konteston si të manipuluara pas dy vitesh nga çertifikimi i tyre.
5 Mars 2019, 18:21 -
-
Prokurori amerikan: Asnjë politikan shqiptar s'e ndal dot SPAK dhe BKH, kush del para 'trenit' të reformës në drejtësi do të shtypet
Prokurori amerikan dhe ish-agjenti i FBI-së, Gjon Juncaj deklaroi ditën e djeshme se ka shumë politikanë që hiqen sikur e duan reformën por që në të vërtetë po punojnë kundër saj. Ai e krahasoi reformën me një tren që ecën, duke thënë se kush hipën aty është në rregull, por kush i del para do të shtypet. Po ashtu ai tha se do apo nuk do realisht politika, reforma në drejtësi do të bëhet.
8 Shkurt 2019, 12:15 -
KLP çel nesër garën për ngritjen e SPAK-ut, struktura që tremb politikën
Pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të hënë më 7 Janar i hapet rruga dhe krijimit të Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion njohur si SPAK. KLP bënë me dije se të hënën hap garën për krijimin e SPAK si dhe emërimin në detyrë të 6 magjistratëve prokurorë që prej 4 muaj janë të papunë dhe pa pagesë me mbarimin e magjistraturës.
6 Janar 2019, 15:23 -
-
Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar: Një vështrim pas një viti të procesit të vetingut
Në të njëjtën kohë, janë hedhur bazat për institucionet e reja që do të garantojnë vetëqeverisjen e pavarur të gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo kanë mbajtur seancat e tyre përkatëse konstitutive.
28 Dhjetor 2018, 21:51 -
Bilanci i Vettingut/ Në 8 muaj, 31 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, 15 u dorëhoqën (EMRAT)
Në tetë muaj proces Vettingu, 31 subjete u shkarkuan për mosjustifikim pasurie, kontakte me botën e krimit si dhe anën profesionale. Ndërsa me të dorëhequrit që për 15 vite mbeten jashtë sistemit numri i tyre arrin mbi 40 më shumë se gjysma e subjekteve të kaluara deri më tani në filtër.
25 Dhjetor 2018, 13:46 -
-
Kryemadhi në Elbasan: Sekti i Rilindjes nuk do Reformën në Drejtësi, Rama të arrestojë Afrim Qendron për vjedhjen te Unaza e Re
Kryemadhi akuzoi sërish qeverinë Rama se nuk e do Reformën në Drejtësi, pasi sipas Kryemadhit, qeveria është e lidhur me aferën e Unazës së Re. Deklarata e Kryemadhit u bë në Elbasan, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie në këtë qytet.
22 Dhjetor 2018, 12:59 -
Protesta e studentëve/ Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri: Edhe ne kemi kërkuar dialog
Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe protestën e studentëve, që tanimë pritet t'i futet ditës së 15 të saj. Borchard u shpreh se OSBE ka kërkuar që të ketë dialog midis studentëve dhe qeverisë. E sa i takon Reformës në Drejtësi, Borchard e ka cilësuar këtë nismë si mjaft efikase për krijimin e një gjyqësori të mirë.
18 Dhjetor 2018, 09:52 -
Në prag të ngritjes së KLP dhe KLGJ, ambasadorja gjermane: Rruga drejt një drejtësie të pavarur dhe të besueshme
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz shkruan ë Facebook se Shqipëria me ngritjen e dy institucioneve të reja, KLP dhe KLGJ është në prag të një momenti të rëndësishëm për konsolidimin e shtetit dhe ligjor dhe kthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.
10 Dhjetor 2018, 10:03 -
Ambasada e SHBA: Javën e ardhshme presim formimin e KLP dhe KLGJ, koha për drejtësinë e vërtetë
Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
7 Dhjetor 2018, 16:52 -
Gjonaj në Samitin europian të Ballkanit Perëndimor: Të vendosur për të thelluar reformat me mbështetjen e BE
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson u shpreh se ka shumë sfida në Ballkan por ka edhe ndryshime dhe transformime. Sipas tij një shembull i mirë për tu përmendur është Shqipëria me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit.
4 Dhjetor 2018, 17:55 -
Balla, takim me deputetin francez Son-Forget: Shqipëria i ka përmbushur detyrat, kërkojmë mbështetjen tuaj për në BE
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi këtë të martë një takim me deputetin francez Joachim Son-Forget, i partisë "La République en Marche" së presidentit francez Emanuel Macron. Në takim u diskutuan kryesisht integrimi i Shqipërisë në BE dhe Reforma në Drejtësi.
4 Dhjetor 2018, 16:30 -
Ngritja e KLP-së, prokurorët në fushatë për vota, zbulohen emrat që përmbushin kriteret për Kryeprokuror
Prokurorët nisin fushatën mes tyre për të marrë votat në garën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa Report Tv mëson tre emrat të cilët sipas kritereve aktuale dhe Vettingut plotësojnë kushtet për të qenë kryeprokuror. Emra të cilët pas konstituimit të KLP-së, kjo e fundit do t'ia përcjellë parlamentit.
3 Dhjetor 2018, 19:13 -
-
Janë trembur se kanë bërë kërdinë e madhe, por dhjetori do i marrë me vete të gjithë
Shqiptarët do të dëgjojnë emra varësisht që i kanë parë e po i shohin në sfera të larta të politikës apo të kompanive të mëdha tregtare. Do të dëgjojnë emra të njohur të kapitalit privat që janë marrë me pastrimin e parave të kryeministrave shqiptarë, e atë të të tjerëve të këtij lloji.
30 Nëntor 2018, 21:27 -
Merr fund ngërçi në drejtësi, pas KLP, zhbllokohet edhe KLGJ, Zaganjori mbledh gjyqtarët, konstituimi në datën 12 dhjetor
Thirrja e mbledhjes së gjyqtarëve nga kreu i Gjykatës së Lartë vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vettingut. Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor.
30 Nëntor 2018, 10:35