-
-
-
-
-
-
-
Mero Baze: Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës
Problemi real që kanë këto zgjedhje nuk është mungesa e rivalit të Berishës, por Berisha. Ka pasur herë të tjera në historinë e PD që Berisha ka garuar po i vetëm, por njerëzit kanë pasur shpresë tek ai.
24 Maj, 20:46 -
-
-
Gara me veten për kreun e PD-së, avokati i Berishës justifikon klientin e tij: Ai kishte kundërshtar Saliun e djeshëm, ky është çelësi i suksesit
Për avokatin e Berishës, Genc Gjokutajn, një politikan përpara se të garojë me kundërshtarin politik, duhet të garojë njëherë me veten e tij. Ky ishte justifikimi i Gjokutajt për klientin e tij, Sali Berishën, i cili ditën e djeshme mori pjesë në 'zgjedhjet' për kreun e PD-së pa kundërshtarë përballë.
24 Maj, 16:28 -
-
‘PD zgjedh kryetarin me demokraci direkte’, pas garës formale Berisha u qëndron besnik deklaratave qesharake: Vota e 40 mijë demokratëve, ferr për Ramën
Sipas Sali Berishës, ka disa procedura për të zgjedhur kryetarin si kur ndodh me votim të fshehtë me “një apo disa kandidatura” ose me “votën e gjithë anëtarësisë”, rast për të cilin pretendon se ka ndodhur në zgjedhjet e 23 majit në PD.
24 Maj, 14:29 -
-
Zgjedhje, referendum apo votëbesim?! Procesi hibrid që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të riemërimit të Berishës! Asnjë referim në Statutin e PD
Procesi i djeshëm për rikonfirmimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike u zbatua mbi një formulë hibdride që vë në pikëpyetje vlerën ligjore të gjithë procedurës. Pa asnjë referencë në statut PD e shiti si referendum procesin ndërkohë që në fletën e votimit ishte përdorur termi votëbesim. Të dyja këto procese statusi i parashikon ndryshe dhe s’kanë asnjë lidhje me atë që ndodhi të shtunën.
24 Maj, 12:50 -
-
Berisha ngatërron zgjedhjet pa garë të PD me ato parlamentare: E keni lënë Ramën pa gjumë
Gjatë fjalimit të ‘fitores’ pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve pa garë të PD, Sali Berisha e trajtoi procesin e brendshëm të partisë sikur do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai tha se kjo votë e ka lënë pa gjumë kreun e qeverisë, Ramën.
23 Maj, 23:06 -
Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot
Në kushte normale, vëmendja duhet të zhvendosej tek reagimet dhe urimet nga aleatët ndërkombëtarë të Partisë Demokratike, veçanërisht nga familja politike e European People's Party (EPP), ku PD është anëtare prej vitesh.
23 Maj, 22:54 -
‘Votimi më i rëndësishëm’, Berisha ‘frymëzohet’ pas garës me veten: Ecim të pamposhtur drejt qëllimeve madhore
Në fjalën e tij pas shpalljes së rezultatit të referendumit për PD, Berisha tha se ky është votimi më i rëndësishëm që nga 1991.“Unë sonte dua t’u them të gjithë këtyre dhjetëra mijëra demokratëve se për mua në të gjitha votimet nga sht
23 Maj, 22:04 -
Berisha: Demokratët sot kanë votuar PD më të fortë, kështu do të votojnë shqiptarët nesër
Sipas Berishës, 39 441 votuesit e PD kanë zgjedhur PD më të fortë se kurrë në ekzistencën e saj. Madje, është i bindur se me të njëjtën ‘forcë’, shqiptarët do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.“Kanë zgjedhur PD më të fortë se
23 Maj, 21:51 -
Shpërthen festa në selinë e Partisë Demokratike, fishekzjarre për rikonfirmimin e Sali Berishës kryetar (VIDEO)
Në selinë blu shpërtheu festa dhe fishekzjarret pas konfirmimit të Sali Berishës në krye të PartIsë Demokratike, Sipas deklaratës zyrtare të PD-së, Berisha u konfirmua kryetar me votat e 37 mijë demokratëve.
23 Maj, 21:42