-
Kur opozita rikthehet në derën e Bernd Borchardt
Lulzim Basha trokiti në derën e ndërkombëtarëve shumë më shpejt sesa pritej. Nuk priti madje as që të thahet boja e re në hyrjen e pallatit të ambasadorit të OSBE, për të braktisur de facto dhe de jure “rrugën shqiptare” të zgjidhjes së krizës, e për t’iu drejtuar të huajve si ndërmjetësit e vetëm mes tij dhe Ramës.
14 Maj 2019, 19:02 -
Në një linjë me përfaqësitë e tjera diplomatike, ambasadori zvicerian apel palëve për dialog
Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre ka folur për krizën politike në vend. Ai tha se dhuna është tërësisht e papranueshme duke u bashkuar njëzëri me përfaqësitë e tjera diplomatike në vend të cilët një ditë më parë dënuan protestat e dhunshme dhe bënë thirrje për dialog mes palëve politike.
14 Maj 2019, 13:03 -
Del video e të rinjve që sulmuan shtëpinë e ambasadorit të OSBE
Ditën e shtunë pas reagimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt lidhur me protestën e opozitës disa të rinj bënë një sulm pranë rezidencës së banimit të tij duke shkruar "Borchardt shame on you". Përveç shkrimit ata kanë qëndruar poshtë banesës së tyre duke thirrur në kor "Borchardt shame on you".
14 Maj 2019, 11:15 -
OSBE: Shtyrja e zgjedhjeve është proces i ndërlikuar, çfarë të mire do sillte sot?
Ambasadori i OSBE Bernd Bochardt ka pritur në një takim përfaqësues të partive të vogla për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Bochardt u shpreh se duhet të gjendet një zgjidhje për situatën, dhe se ndryshimi i datës së zgjedhjeve do t'i komplikonte më tepër gjërat.
23 Prill 2019, 12:19 -
Sulmet nga opozita/ Ambasadori i OSBE-së: Puna e policisë në zgjedhjet e 2017, e lavdërueshme
Gjatë aktivitetit 'Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor' ai theksoi se puna e efektivëve gjatë procesit zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme, ndërkohë që opozita e ka sulmuar.
26 Mars 2019, 09:10 -
Raporti mbi korrupsionin në Shqipëri/ OSBE: Keqardhje që prirja pozitive u përmbys dhe u përkeqësua
Transparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks.
31 Janar 2019, 21:26 -
Paketa Antishpifje, Borchardt: Duhet të bëhet, edhe OSBE ka qenë viktimë e sulmeve, jo gazetari copy/paste
Borchardt kërkoi që palët të nxitojnë për Reformën Zgjedhore, pasi koha po ecën dhe disa aspekte kërkojë kohë. Ai e cilësoi si keqardhje faktin që PD nuk ka dërguar emrat e dy anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
21 Nëntor 2018, 10:42 -
Trafiku i qenieve njerëzore, ambasadori i OSBE: S’ka sukses pa mbështetur prokurorët e gjykatësit
Në hapje të trajnimit folën zëvendësministrja e Brendshme, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Trafikimit të Personave, Rovena Voda, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Bernd Borchardt
17 Shtator 2018, 19:44 -
Kodi/ OSBE: Të refuzohen listat që s’plotësojnë kuotën gjinore, në të ardhmen një grua kryeministre
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, rekomandoi sot që në Kodin Zgjedhor të kthehet dispozita që lejon refuzimin e listave të kandidatëve të partive që nuk plotësojnë kuotën gjinore.
26 Qershor 2018, 12:19