-
Ndryshime në Rregulloren e Kuvendit/ PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria! PD: Keni frikë nga ligji
Propozimet e reja në Rregulloren e Kuvendit detyrojnë Prokurorinë që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.
30 Janar 2019, 11:20 -
Komisioni i Integrimit, opozita kërkon të dijë qëndrimin e Ramës për kufirin Kosovë-Serbi, Balla: Mbështesim dialogun, nuk ndërhyjmë në sovranitet
Përveç kërkesës për informacion lidhur me qëndrimin e Ramës si ministër i Punëve të Jashtme për ndyshimin e kufijve Kosovë-Serbi, opozita ka kërkuar që edhe një raport lidhur me ecurinë e përmbushjes së kushteve që janë vendosura nga BE. Kërkesës së opozitës i është përgjigjur pozitivisht kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
28 Janar 2019, 13:19 -
Rikonstruktohet shkolla e Zgoshtit në Librazhd, Balla: Objektiv krijimi i standardeve të reja
Rreth 200 nxënës të zonës së Zgoshtit në Librazhd do të kenë mundësi të gëzojnë ambientet e reja, të shkollës së tyre të mesme e cila shumë shpejt do t’i bashkohet rrjetit të ri të shkollave tërësisht të rikonstruktuara.
27 Janar 2019, 11:06 -
HEC-i në kanionin e Holtës/ Balluku: Punimet pezullohen përkohësisht. Nëse projekti cënon bukurinë natyrore, drejt anulimit
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku sëbashku me deputetin socialist Taulant Balla kanë deklaruar gjatë një dëgjese me banorët e Gramshit se punimet për të ndërtuar një hidrocentral në kanionin e Holtës janë pezulluar, por sipas tyre analiza e projektit në detaje do të vazhdojë. Ata u shprehën se gjenden në kërkim të një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së pasurive natyrore.
26 Janar 2019, 10:33 -
Zgjedhjet vendore, Balla: Qazim Sejdini ka vendosur të tërhiqet, nuk do rikandidojë në Elbasan
Qazim Sejdini tërhiqet nga zjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Taulant Ballës është vullneti i Sejdinit dhe arsyet personale të tij mos rikandidimi në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 30 qershor.
25 Janar 2019, 00:12 -
PD i përgjigjet apelit të Ballës për Reformën Zgjedhore: Propozimet tuaja kaotike dhe të papërfunduara
Bashkëkryetari i demokratëve për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi iu përgjigj apelit të Taulant Ballës për të bashkëpunuar në lidhje me këtë cështje të rëndësishme. Ai tha se drafti i socialistëve është jo cilësor pasi nuk trajton rekomandimet prioritare si marrjen e masave të forta kundër shitblerjes së votës, kundër presionit mbi administratën publike për të votuar për kandidatët e qeverisë, etj.
23 Janar 2019, 21:03 -
HEC-i në kanionin e Holtës/ PS kërkesë qeverisë: Të bllokohet çdo ndërtim që dëmton asetet natyrore
Nga kryesia e Kuvendit, ku foli për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për këtë çështje, dhe tha se deputetët e PS kanë kërkuar nga qeveria anulimin e cdo ndërtimi në këto asete natyrore.
23 Janar 2019, 12:15 -
Reforma/ Balla apel opozitës: Të vijë në Kuvend, të ndryshohet Kodi Zgjedhor me vullnet politik
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, tha se opozita duhet të marrë pjesë në punimet e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe të arrihen ndryshimet e kërkuara në këtë kod. Balla tha se zgjedhjet nuk duhet të administrohen më nga partitë por nga një trupë e pavarur
23 Janar 2019, 11:31 -
Gjyqi për 'Toyota Auris'/ Gjykata dënon Lulzim Bashën për shpifje kundër Taulant Ballës (Vendimi i plotë)
Lulzim Basha është dënuar nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje kundër Taulant Ballës. Gjykata e gjeti fajtor Bashën pas deklaratave në foltoren e Kuvendit se kryetari i grupit socialist ishte i përfshirë në çështjen e 'Toyota Auris', ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina në qershor të vitit të kaluar. Balla e cilësoi vendimin historik, ndërsa avokati i kryedemokratit Basha, Gazment Bardhi u shpreh se procesi ishte qesharak dhe në kushtet e presionit të Vettingut.
21 Janar 2019, 12:59 -
Balla: Gent Cakaj do të jetë ministër i Jashtëm sapo Kushtetuesja të zgjidhë ngërçin e shkaktuar nga Meta (VIDEO)
Taulant Balla thotë se Gent Cakaj do jetë ministër i Punëve të Jashtme, pavarësisht nga rrëzimi i dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta. Zgjidhja sipas Ballës do vijë nga Gjykata Kushtetuese e cila sipas tij do i japë fund ngërçit të krijuar nga kreu i shtetit i cili refuzoi ta dekretojë pasuesin e Ditmir Bushatit një javë më parë.
16 Janar 2019, 17:43 -
Sot seanca për votimin e ministrave të rinj, Balla: Besoj që deri në 17:00 Meta do e dekretojë Ramën
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla duke folur nga Elbasani për përplasjen me Presidentin për dekretet u shpreh se beson që kreu i shtetit deri në orën 17:00 të pasdites kur do të zhvillohet seanca, do ta dekretojë Edi Ramën edhe në postin e ministrit të Jashtëm.
16 Janar 2019, 11:19 -
Ministri i Brendshëm Lleshaj në Elbasan, prezanton prefektin e ri të qarkut Gledian Llatja
Lleshaj ishte i shoqëruar nga deputetit i qarkut, njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Llatja shihet si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Elbasan.
16 Janar 2019, 09:31 -
Komisioni Hetimor për DSIK/ Balla: Jemi dakord me kërkesat e opozitës, vendimi të jetë në koherencë me ligjin
Kreu i grupit parlamentar të Ps është shprehur se forca e tij politike bie dakord me kërkesat e opozitës në lidhje me ngritjen e komisionit hetimor për DSIK. Balla pohoi edhe gatishmërinë e PS për votimin e reformës zgjedhore. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se thirrja e Ramës, për mbledhjen e Kuvendit nesër, është e paligjshme.
15 Janar 2019, 13:17 -
‘Toyota Auris’/ Përfundon gjyqi Balla-Basha, vendimi jepet pas një jave, gjyqtari: Më duhet më shumë kohë
Prokurori Agron Gjana u shpreh se Basha ka thënë opinione dhe jo akuza dhe për këtë arsye nuk ka konsumuar asnjë vepër penale duke kërkuar kështu pushimin e çështjes. Pas kërkesave të palëve, trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.
14 Janar 2019, 14:10 -
Balla me emigrantët në Athinë: Opozita bllokon votën tuaj, por do bëjmë gjithçka të votoni në 2021
Me socialistët shqiptarë që punojnë në Greqi, sekretari i PS, Taulant Balla tha se do të bëhet gjithcka e mundur që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 2021. Në këtë takim kanë qenë edhe Blerina Gjylameti, Bledi Cuci, Alket Hyseni e Stefan Cipa.
13 Janar 2019, 11:26 -
-
-
-
Investimi në qendrën shëndetësore Fushë Studë, Balla: Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë (VIDEO)
Taulant Balla ka bërë me dije këtë të enjte se Qendra Shëndetësore Fushë Studë në Lezhë do t'i vijë tanimë plotësisht në ndihmë banorëve të saj, për shkak të furnizimit të plotë të barnave si dhe vendosjes së një personeli mjekësor prej 6 vetësh.
10 Janar 2019, 10:47 -
Balla: Meta do dekretojë ministrat, ‘Zgjedhorja’ ka pëlqimin e PD-së, PS fiton mandatin e tretë
Taulant Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë ministrat e rinj të propozuar nga Rama. Ai vlerësoi maksimalisht shqiptarin e Kosovës, Gent Caka, që është propozuar në vendin e Bushatit dhe që pret dekretin e kreut të shtetit. Ndërkohë, kryetari i grupit të PS theksoi se drafti i reformës zgjedhore që është depozituar nga PS në Kuvend ka marrë edhe pëlqimin e Partisë Demokratike. Përsa i përket koalicionit për zgjedhjet vendore ai tha se PS do të bashkëpunojë me 32-33 parti, ndërsa shtoi se fjalën e fundit për kandidatët për kryetar bashkie do ta thotë Kryesia e partisë. Balla vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës na mandatin e parë.
7 Janar 2019, 21:18