-
Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)
Thonë se blegtor të bën vendlindja. Të bën tradita e të pareve. Dashuria për tokën dhe fshatin. Blegtori nuk njeh moshë. Është i gatshëm të qëndrojë prej mëngjesit në mbrëmje në shërbim të dhenve e gjedhëve. Por pasioni e dëshira nuk mjaftojnë për t’u siguruar jetesën e përditshme këtyre njerëzve.
20 Prill 2024, 18:17 -
Sarandë, blegtorët në protestë: Shteti të ndërhyjë në treg, kërkojmë rritjen e çmimit të qumështit dhe subvencione si në vendet e rajonit
Blegtorët e zonës së Gjirokastrës Sarandës dhe Delvinës janë grumbulluar ditën e sotme për të protestuar në urën e Gajdarit, në hyrje të Sarandës. Protesta e sotme është vazhdim i protestave të zhvilluara përgjatë muajit të fundit mbi situatën ku ndodhen blegtorët.
23 Shkurt 2024, 16:12 -
Korçë/ Fermerët e blegtorët në protestë në Devoll, rreshtojnë traktorët para Drejtorisë së Bujqësisë
Produktet bujqësore e blegtorale si gruri, qumështi apo mollët kanë mbetur pa shitur ose shiten nën kosto, duke sjelle humbje për fermerët e Devollit. Sot protestuan me traktorë, si fermerët europianë, duke kërkuar mbështetje nga Qeveria me subvencione dhe barazim të TVSH-së për produktet bujqësore.
10 Shkurt 2024, 11:05 -
Mario Duraku, i riu kuksian ruan traditën në blegtori! 28-vjeçari: Mbarështimi i deleve, trashëgimi ndër breza! Shteti nuk na mbështet me subvencione
Mario Duraku është ndër të paktët të rinj që mbarështon delet në Kukës. 28-vjeçari thotë se blegtorinë e ka trashëgimi nga familja dhe punon me pasion por fitimet janë të pakëta. Përmes Report TV kërkon nga shteti ta mbështesë me subvecione, në të kundërt do të jetë i detyruar të emigrojnë si moshatarët e tij
4 Shkurt 2024, 15:35 -
Baxhot dhe fabrikat po i falimentojnë, blegtorët e Jugut në protestë, bllokojnë aksin nacional: Qumështi shitet lirë, shteti të ndalë monopolin
Blegtorët e Jugut protestuan pasi qumështi blihet nga baxhot dhe fabrikat e përpunimit me çmim shumë të ulët. Ata bllokuan aksin nacional Gjirokastrës-Sarandë, në fshatin Kardhiq, duke kërkuar nga shteti të ndalojë abuzimin me çmimin e qumështit.
22 Janar 2024, 16:44 -
Kukës/ Banorët i rikthehen blegtorisë, Sabri Hutra: E hoqa tufën para një dekade, sot kam 40 dele, sebep djali që u kthye nga Anglia
Sabri Hutra nga Kalimashi i Kukësit e kishte braktisur blegtorinë një dekadë më parë kur mbeti vetëm, pasi fëmijët emigruan. Por sot i është kthyer punës së të vjetër, motivuar nga i biri, i cili erdhi nga Anglia për të investuar në fshat. 70-vjecari mbarështon 40 krerë dele dhe synon bashkë me të birin ta shtojë fermën.
21 Janar 2024, 15:29 -
Vlorë/ Grumbulluesit ulin çmimin e qumështit, blegtorët: Me 120 lekë/litri, nuk mbulojmë shpenzimet! Do shesim bagëtitë
Blegtorët e zonës së Novosleës kanë paralajmëruar protestë nëse shteti nuk ndërhyn për të stabilizuar çmimin e grumbullimit të qumështit që sipas tyre ka rënë në 120 lekë/ litri nga 160 që ishte. Ata thonë se më këtë çmim do detyrohen të shesin bagëtitë, pasi nuk mbulojnë dot as shpenzimet për të mbajtur krerët e bagëtive.
14 Janar 2024, 15:29 -
Osman Kastrati, berberi nga Kukësi që u bë blegtor! 50-vjeçari ngre fermë me 200 bagëti dhe 16 qen rrace
Osman Kastrati është motiv për të rinjtë që zgjedhin të punojnë me përkushtim dhe në mënyrë të ndershme. Pas 19 viteve punë si berber në qytetin e Kukësit, ka vendosur të braktisë zanatin dhe ti përkushtohet blegtorisë.
24 Dhjetor 2023, 18:11 -
Blegtoria në rënie/ Qeveria lehtëson blerjen nga jashtë të bagëtive, hiqet TVSH-ja në import për kafshët e gjalla
Për të shtuar numrin e bagëtive në vend qeveria ka vendosur të heqë pagesën e TVSH-së në import kur blihen kafshë të gjalla nga jashtë. Ky ndryshim që është pjesë e paketës fiskale, ndërmerret në kushtet e krizës që ka përfshirë sektorin blegtor, pasi numri i krerëve është ulur ndjeshëm.
1 Nëntor 2023, 09:27 -
Ikja e të rinjve në Kukës, bie interesi për blegtorinë! I moshuari: Fshati Morinë ka 15 lopë, i ruajmë me radhë
Largimi i rinisë, por edhe kushtet e vështira janë bërë shkak që banorët e Kukësit të mbarështojnë gjithnjë e më pak blegtorinë. Zylfi Syli, 68 vjeç, nga fshati Morin thotë se banorët ruajnë me radhë kopenë me 15 lopë të mbetura. Mungesa e ujit është bërë shkak që fshati të braktiset nga shumica e banorëve.
18 Qershor 2023, 15:58 -
Personazh/ Ismail Dida, blegtori në Kukës që përkujdeset çdo ditë për 250 dele: Blegtoria po ‘braktiset’, të rinjtë po ikin! S’ka subvencione (VIDEO)
Report Tv sjell historinë e begtorit Ismail Dida nga fshati Bardhoc i Kukësit I cili 32 vjet nga jeta e tij ia ka përkushtuar përkujdesjes së 250 krerë deleve. Ismaili thotë se nga kjo punë siguron të ardhurat e familjes së tij megjithëse subvencionet që merr nga shteti janë të pamjaftueshme për mbarështimin e bagëtive.
8 Maj 2023, 11:25 -
Puna e papaguar e grave, njihuni me Vera Mullahun, fermeren e palodhur në Petresh të Elbasanit: S’kam përfituar gjë përveç lodhjes, shpresë emigracioni
Sipas Bankës Botërore gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje. Megjithatë për gratë që jetojnë në fshat puna e papaguar dhe angazhimi në bujqësi e blegtori është akoma më i madh. Report Tv shkoi në fshatin Petresh të Elbasanit ku u takua me gratë e familjes Mullahu të cilat nisin punën e bujkut që në orët e para të mëngjesit deri kur errësohe
7 Maj 2023, 17:49 -
Rënia vit pas viti e blegtorisë, fermerët e Gjirokastrës kërkojnë mbështetje
Blegtoria vit pas viti po pëson rënie në Shqipëri si në krerë, edhe në prodhim dhe Qarku i Gjirokastrës është ndër më të prekurit. Blegtorët thonë se po ulin numrin e krerëve prej kostove të larta të bazës ushqimore, por edhe mungesës së njerëzve në zonat rurale ku më parë mbaheshin tufat e mëdha të bagëtive
8 Prill 2023, 19:03 -
Rritja e çmimeve për produktet e bulmetit, Meta: Shkak mungesa e mbështetjes ndaj blegtorisë! Numri i krerëve brenda 5 vitesh është përgjysmuar
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve duke bërë që numri i krerëve brenda 5 vitesh, të përgjysmohet.
20 Shkurt 2023, 16:14 -
Blegtori nga Bulqiza me 350 krerë bagëti: Po falimentoj! AZHBR-ja të më ndihmojë për stalla dhe baxho
Blegtori nga Bulqiza, Bari Kika me kursimet e emigracionit mundi të hapë një fermë me bagëti, por tashmë gjendet në vështirësi financiare. Përmes Report TV ai kërkon ndihmë nga Agjencia për Zhvillimin, Bujqësor e Rural për stalla të reja dhe baxho për bulmetin
5 Shkurt 2023, 18:10 -
-
Vaji i ullirit i pa shitur, kreu i ‘Agrobiznesit’ në Report Tv: Çmimi s’është as sa gjysma e kostos! Edhe blegtoria në vështirësi, po zhduket profesioni i zooteknikut
2022 ishte tepër i vështirë për vajin e ullirit pasi ka sasi të konsiderueshme që ka mbetur ende pa shitur. Kështu bëri me dije Agim Rrapaj, kreu i këshillit të agrobiznesit në një intervistë për Report Tv duke thënë se po merren masa, janë diskutuar me grumbullues të vajit të ullirit dhe është ngritur grup pune për të zgjidhur problemin
22 Janar 2023, 13:01 -
Zv.ministri i Bujqësisë: Jemi lider në Ballkan për frutat dhe perimet, eksportojmë më shumë se Serbia! Nuk do taksohen ata që nuk punojnë tokën
Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari ka deklaruar se Shqipëria ishte lider në rajon sa i përket eksportit të frutave dhe perimeve.
14 Nëntor 2022, 19:51 -
Lezhjani çel fermë në vendlindje: Më paragjykonin kur më shihnin me dele! Emigrimi s’është dasmë, guri i rëndë peshon në vend të vet
Rigejs Alushi nga Lezha është rikthyer nga emigrimi dhe merret me blegtori. Ka 110 krerë dele dhe nuk e mendon më largimin, madje ka një apel për të rinjtë që nuk po e gjejnë veten në vendlindje.
6 Nëntor 2022, 18:32 -
