-
'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës
Edi Rama kërkon 4 dëmshpërblime nga Lulzim Basha dhe dy nga Sali Berisha për shpifje. Kryeministri ka depozituar në Gjykatën e Tiranës gjatë muajit nëntor gjithsej 6 padi për shkaktim dëmi, të cilat pritet të nisen të shqyrtohen së shpejti. Nuk bëhet ende e ditur vlera financiare që pretendon kryeministri.
30 Nëntor 2018, 13:58 -
Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti
Partia Demokratike ka reaguar fill pas publikimit të videomontazhit nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku vihen në lojë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
30 Nëntor 2018, 12:50 -
-
Protestat për 'Unazën e Madhe', Rama: Ngërç i krijuar artificialisht, Ukë Çelkolaj shembull i bashkëqytetarëve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e vazhdueshme të banorëve të "Unazës së Re" si një situatë të sajuar në mënyrë artificale dhe reflektimin qytetar të njërit banor të kësaj zone, Ukë Çelkolaj, e konsideron si një shembull kuptimplotë për pjesën tjetër të banorëve të komunitetit në fjalë.
30 Nëntor 2018, 09:01 -
-
Si mund të vihen në provë për zgjedhje të lira Rama dhe Basha
Zgjedhjet brenda partive politike, PD, PS, dhe partive të tjera parlamentare, janë zgjedhje po aq të rëndësishme, biles në ndonjë rast më të rëndësishme se sa vet zgjedhjet parlamentare. Nëse Edi Rama dhe Luzlim Basha nuk bien dakord që dikush tjetër si KQZ të organizojë zgjedhjet e tyre, është e qartë se ata nuk duan zgjedhje të lira brenda partisë së tyre dhe kjo është shenjë e qartë, që ata nuk duan zgjedhje të lira as në Shqipëri
29 Nëntor 2018, 20:55 -
'29 Nëntori'/ Rama i kundërvihet edhe Voltana Ademit: Mirë lajthitën, po pse të tërë menjëherë vallë? (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mënyrë sarkastike këtë të enjte, në kuadër të 106 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, komentin që kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë karshi 29 nëntorit. Përmes rrjetit social "Instagram", Rama ka publikuar një video ku dëgjohet Ademi teksa thotë se 29 nëntori është një ditë e zezë për Shkodrën.
29 Nëntor 2018, 12:33 -
-
-
Meta dhe Rama trokasin gotat për Pavarësinë, Presidenti: Emigracioni kambanë alarmi, dialog mes shumicës dhe opozitës
Gjatë fjalës ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta u shpreh se emigracioni është plaga e shoqërisë shqiptare, ndërsa kërkoi dialog mes shumicës dhe opozitës.
28 Nëntor 2018, 19:31 -
Kritikat e Berishës për Ridvan Boden, Patozi: Pasi të vrasin të kërkojnë llogari si të organizosh funeralin
Propozimi i kryeministrit Edi Rama, që ish-ministri i Financave Ridvan Bode të kandidojë për të qenë anëtar i Bankës së Shqipërisë, ka ngjallur mjaft polemika brenda Partisë Demokratike. Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi ka reaguar këtë të mërkurë për këtë situatë, duke rikujtuar 18 majin.
28 Nëntor 2018, 18:15 -
-
-
-
-
-
Gafa e Bashës, Rama poston videon: Faleminderit që na bën të qeshim
Videon e gafës së kryedemokratit me datën e ngritjes së flamurit të Kastriotëve në Krujë, e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama. Përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu Basha edhe e ka falenderuar kreun e PD duke i thënë: ”Flm që na bën të qeshim".
28 Nëntor 2018, 14:58 -
Dita e Pavarësisë, Ambasadori i BE-së uron shqiptarët: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar të gjithë shqiptarët duke bashkangjitur një flamur shqiptar në profilin e tij ne Twitter me rastin e 106 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
28 Nëntor 2018, 13:43 -
Ceremonia për 'Ditën e Flamurit', Rama tërheq sërish vëmendjen me veshjen e pazakontë (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen në ceremoninë që u zhvillua këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës për ngritjen e flamurit kombëtar. Ai u shfaq këtë të mërkurë me një veshje tërësisht jashtë protokollit, me një xhup të gjatë kundër shiut dhe me një palë pantallona aspak serioze.
28 Nëntor 2018, 13:34 -
