-
Hyrja e re e Shkodrës, nis hedhja e shtresave asfaltike për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve
Në kantierin e hyrjes së re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, si pjesë e një projekti të financuar nga FSHZH dhe qeveria. Projekti përfshin krijimin e një parku shumëfunksional prej 17-18 hektarësh me hapësira sportive, argëtimi dhe panoramike pranë liqenit.
19 Qershor 2025, 17:27 -
PS feston 34-vjetorin! Rama: 11 maji, mandat besimi për të udhëhequr vendin drejt BE! Nuk lodhemi së fituari
Ditëlindja e PS bëri bashkë gjeneratën e re dhe senatorët, si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi apo Arta Dade. Fitoren e 11 majit, Rama e sheh si një përgjegjësi të madhe për integrimin e Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade. Kryesocialisti batuta në festë: Shqetësohuni ditën kur do mungojë Gramozi, po atëherë s’do jem as unë...
19 Qershor 2025, 14:05 -
Rinumërimi/ Berisha: Nuk është kërkesë primare e PD, po mbështesim kandidatët! Rrëzimi i ankimeve në Kolegj? Vendimi u mor para 11 majit
Kur rinumërimi po fakton vetëm gabime njerëzore, ndonëse opozita pati shpresë se do vërtetonte përmes tij farsën elektorale, Sali Berisha thotë se PD nuk e ka prioritet këtë proces. Ai lan duart duke thënë se u kërkua vetëm për hir të kandidatëve.
19 Qershor 2025, 13:35 -
VIDEO/ Rama prezanton skuadrën fituese të Fierit për Shqipërinë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Fierit në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Fierit mori 12 deputetë, nga të cilët pesë nga lista e mbyllur dhe shtatë nga lista e hapur.
19 Qershor 2025, 10:17 -
Partia e Lirisë: Lindshmëria në rënie, pasojë e politikave të keqeverisjes! Axhendë sorosiane për shpopullimin
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë subjekt, Myrvete Asqeri, doli sot me një deklaratë nga selia, ku kritikoi qeverinë dhe e bëri fajtore për situatën sociale, shpopullimin e vendit dhe rënien e lindshmërisë
18 Qershor 2025, 16:13 -
Ardit Rada: Çfarë na tregon dasma e Alex Soros për rolin e SHBA-së së Trump në punët e Shqipërisë
Dasma e Alex Soros na tregon indirekt disa gjëra të rëndësisme që lidhen me raportin aktual mes vendit tonë dhe Amerikës trumpiste. Së pari na provon edhe një herë, nëse kishim nevojë, se politika e re e Uashingtonit ndaj nesh është indiferenca.
18 Qershor 2025, 13:37 -
Rama prezanton skuadrën e deputetëve fitues në Durrës! PS fitoi 8 mandate, 4 ligjvënës ulen për herë të parë në Kuvend
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, prezantoi për publikun skuadrën fituese të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Durrësit. PS arriti të fitonte 8 mandate në qarkun bregdetar, kundrejt 6 mandateve të PD-së
18 Qershor 2025, 11:57 -
Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës (VIDEO)
Fushë-Arrëzi një qytet në veri të Shqipërisë, 23 kilometra larg Pukës është gjithashtu një vend që ofron atraksione të shumta turistike. Mes këtyre atrakasioneve është edhe Ujëvara e Kryeziut, e cila ndodhet në përroin e Oroshit që rrethohet prej shkëmbinjve magmatik.
18 Qershor 2025, 08:35 -
Kush do t'i trajnojë deputetët e rinj? Ja kush janë lektorët e PS, zbardhet axhenda e Akademisë Politike
Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të ndjekin një shkollë verore njëmujore nga 20 qershori deri më 20 korrik, në kuadër të 'Akademisë Politike' të PS-së, e ndarë në pesë module leksionesh. Në këtë trajnim do të përfshihet edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të japë leksion mbi rolin e deputetit dhe etikën e përfaqësimit.
17 Qershor 2025, 15:31 -
-
-
Rama prezanton skuadrën fituese të Partisë Socialiste në Berat, 3 nga 5 deputetët janë për herë të parë në Kuvend
Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar në rrjetet sociale skuadrën fituese të PS në qarkun Berat pas zgjedhjeve të 11 majit. Nga 5 deputetët e zgjedhur, 3 prej tyre do jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
16 Qershor 2025, 15:25 -
Shkolla verore, nis për herë të parë në 10 institucione shtetërore! Rama: Programi i MAS po pilotohet në 3 Bashki! Sjell mundësi zhvillimi për fëmijët
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se për herë të parë në vendin tonë ka nisur Shkolla Verore.
16 Qershor 2025, 14:06 -
Dasma e Alex Soros/ Eventi që bashkoi politikën nga e gjithë bota, Rama fjalim urimi për çiftin
Establishmenti demokrat u mblodh këtë fundjavë në Hamptons për një dasmë që ngjante me një kurorëzim mbretëror në botën e politikës - një event që bashkoi politikanë të njohur dhe figurat më me ndikim të epokës Clinton
16 Qershor 2025, 08:52 -
-
Skënder Minxhozi: Axhenda e shurdhit
Ishte preludi i atij takimi i cili do të sillte një breshëri urimesh në adresë të Edi Ramës për “fitoren në zgjedhje”. Megjithëse kutitë ishin ende duke u numëruar dhe tradita shumëvjeçare e zgjedhjeve shqiptare këshillonte kujdes në deklarata dhe urime. Ato vinin si rregull pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve të zbardhte zyrtarisht rezultatin final
14 Qershor 2025, 19:15 -
Rama i rikthehet zgjedhjeve, një video për Dibrën dhe fituesit e PS
Kryeministri Edi Rama i është 'rikthyer' fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Përmes një videoje ai tregon bukuritë e qarkut Dibër dhe tre deputetët që do të ulen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
14 Qershor 2025, 13:37 -
Rama tha që Kushtetuesja 'të mos lajthisë' për rritjen e rrogës së gjyqtarëve me 700 euro, Zaçaj: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni! Deklarata të zakonshme (VIDEO)
Kryetarja e GJK dha sot një reagim për gazetarët, ku shpjegoi se vendimet e Kushtetueses janë të paanshme, të pavarura dhe që duhen zbatuar, ndërsa i qëndroi deklaratës së djeshme pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, se nuk duhej kaluar kufiri i kritikës në presion.Pohon se deklarata të tilla bëhen nga të gjitha palët në çështje dhe këshillon median që të mos i japë më shumë zë se çduhet disa çështjeve
13 Qershor 2025, 13:50 -
Berisha akuza kreut të SPAK: Dumani mbante në xhep fletë-arrestet e bosëve të Troplinëve, i njoftoi të arratiseshin! Mbron dhe Metën: Padrejtësisht në burg
Kreu i PD-së vendosi ta niste fjalën e tij me sulmin dhe akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vendosur edhe një epitet të ri si Altin Troplini, teksa e bëri përgjegjës se ka njoftuar bandën kriminale të Troplinëve që të largoheshin para operacionit në Durrës nga Antimafia e Italisë. I del në mbrojtje edhe kreut të PL-së. Këmbëngul për farsën elektorale dhe shfaq pamje të reja.
13 Qershor 2025, 12:25 -
Kalaja e Gjirokastrës, atje ku kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash
Kalaja e Gjirokastrës, është një ndër më të mëdhatë në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Ajo është një prej destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë turistët, falë vlerave historike dhe arkitektonike.
13 Qershor 2025, 08:16