-
-
Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes 'Zarka' ngre shqetësime për censurë
Në mënyrë të përsëritur, Gjykata e Posaçme urdhëroi ndalimin e publikimit të akteve të dosjes që implikon ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës në ndikim të paligjshëm dhe korrupsion me dosjen “Toyota Yaris”- një akt që ngre shqetësime për cënim të së drejtës për informim.
2 Gusht 2024, 14:40 -
Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE-së kundrejt pagesës 5000-10 000 euro
SPAK ka kaluar për gjykim çështjen për katër të huaj që trafikonin emigrantë me destinacion Italinë e jugut dhe vendet e tjera të BE-së, me shpërblim monetar nga 5000 deri në 10 000 euro.
31 Korrik 2024, 20:27 -
-
-
Tritol makinës së biznesmenit Gjon Mena, GJKKO dënon më 25 vite burg Gjergj Cukalin për atentatin e mbetur në tentativë! 16 vite për dy vëllezërit e penduar
Gjykata e Posaçme dënoi sot Gjergj Cukalin me 25 vite burg pasi akuzohet se është porositësi i shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz 3 vite më parë. Ndërkohë u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 8 - 20 vjet burg dhe 5 anëtarët e tjerë të grupit.
31 Korrik 2024, 12:49 -
U mori ryshfet 22 ish-pronarëve për t’i kompensuar, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
GJKKO ka dënuar me 5 vite burg Ilir Kapetanin, ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ai shpallet fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion, pasi u mori ryshfet 22 ish-pronarëve për kompensimin e pronave.
30 Korrik 2024, 13:12 -
Kaluan afatet e hetimit, GJKKO i shuan masën e sigurimit ish-kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilajt
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-Kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e masës së sigurisë që vendosur ndaj saj, pasi kanë kaluar afatet e hetimit.
29 Korrik 2024, 18:51 -
-
Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta
Aktet që e përfshijnë në dosjen e ‘Sterilizimit’ janë të pavërteta deklaroi ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i pranishëm për herë të parë në gjyq. Ai kërkoi të sqaronte aktet por mungesa e një avokati shtyu seancën për në 12 shtator. Beqaj ndodhet në qeli për hetimin lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC
26 Korrik 2024, 10:05 -
SPAK s'i ndahet Fatos Tushes, e akuzon se fshehu pasurinë! I sekuestron apartamentin në Lungomare të Vlorës
Ish-kryebashkiaku socialist i Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, i cili u dënua në vitin 2022 nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pritet të përballet sërish në Gjykatës e Posaçme, kësaj radhe nën akuzën e mosdeklarimit të pasurisë. Sipas SPAK, Tushe s'ka deklaruar blerjen e apartamentit në Lungomare dhe mobilimin në vlerë 2.2 mln lekë si dhe as blerjen e dy makinave me vlerë 46.910 euro
24 Korrik 2024, 13:05 -
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
Një grup që ndihmon qytetarë shqiptarë të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme është goditur pas hetimeve të nisura në vitin 2023. Pjesë e grupit ishin edhe dy policë të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit.
23 Korrik 2024, 16:28 -
-
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe 3 të bashkëpandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste, ndëra nëse i provohet fajësia, me gjykim të shkurtuar i zbret 1/3 e dënimit.
19 Korrik 2024, 14:59 -
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Bruno Çobon
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Bruno Çobos i cili u kthye disa muaj më parë për tu dorëzuar para drejtësisë shqiptare që të përballej me akuzën e përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milionë euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të call centerave.
17 Korrik 2024, 13:08 -
Masakra e Gërdecit/ Shtyhet seanca, mungoi një prej ekspertëve! GJKKO afat: 2 javë kohë për t'iu përgjigjur 113 pyetjeve! As Mediu i pranishëm
Seanca për masakrën e Gërdecit në GJKKO shtyhet për më 31 korrik. Shkak u bë mungesa e ekspertit Ymer Stafa. GJKKO ka vendosur afat 2 javë kohë që 5 ekspertët t’iu përgjigjen 113 pyetjeve, ndërsa duhet t’i pasurojnë me shkrim në aktin e ekspertimit. Mungoi edhe Mediu dhe avokati Ardian Visha. Këtë të fundit në seancën e 10 korrikut gjyqtarja Gjoka e nxori jashtë.
17 Korrik 2024, 09:30 -
-