Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin

Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin

Jamarbër Malltezi

TIRANË - Sot, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi çështjen e ngritur nga Jamarbër Malltezi, me objekt kërkesën për shfuqizimin e disa vendimeve të GJKKO, të Gjykatës së Apelit dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të papajtueshmërisë së këtyre vendimeve me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës së dhëndrit të Berishës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë vendim.

SPAK i mori të pandehur Malltezin dhe Berishën më 11 Shtator, në një dosje me 500 faqe, duke u komunikuar edhe akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Më 5 Mars të këtij viti, edhe Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e Malltezit për prishjen e masës "arrest shtëpie".

GJKKO e shkallës së parë kishte dhënë masën më 23 Tetor 2023 për Malltezin duke e lënë në burg, por që u ndryshua më pas në arrest shtëpiak. Më 24 Nëntor 2023 Apeli i GJKKO kishte ndryshuar masën nga 'arrest në burg' në "arrest shtëpie" për Malltezin dhe la në fuqi arrestin shtëpiak për Berishën.

21 Nëntor Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, po nën akuzë nga SPAK për dosjen "Partizani" bashkë me dhëndrin e tij. Gjykata vlerësoi legjitime masën e vendosur nga GJKKO vitin e kaluar "detyrim paraqitjeje", teksa i ktheu pasaportën. Berisha ka depozituar edhe kërkesë për masën "arrest shtëpie", e cila tashmë është revokuar nga GJKKO.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

"Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh".

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik