-
Rusia gjen vaksinën kundër covid-19, Putin: Brenda pak ditësh do jetë gati (VIDEO)
Rusia ka gjetur vaksinën kundër Covid-19, ka qenë kjo deklarata e dhëna sot nga presidenti rus Vladimir Putin. Studimet sipas tij kanë treguar se provat e vaksinës kanë rezultuar një sukses i plotë.
11 Gusht 2020, 12:20 -
-
PD: Ministria e Arsimit rrezikon jetën e mësuesve, nuk i jep pikët e provime online, por i grumbullon në kulmin e pandemisë
Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se po rrezikon jetën e mësuesve duke i grumbulluar ato në pritje të marrjes së vlerësimit të provimit të kualifikimit të tyre.
11 Gusht 2020, 10:55 -
-
-
COVID-19/ Pampuri: Sistemi shëndetësor i mbingarkuar, riskon të lerë pas dore pacientët kronikë
Ish deputetja e PD-së, Oriola Pampuri teksa i referohet një raporti të fundit të OKB, thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri mund të mbingarkohet nga pandemia covid-19 dhe si pasojë riskon të lërë pasdore pacientët kronikë me sëmundje të tjera të kurueshme.
10 Gusht 2020, 21:46 -
Biznesi i vogël, humbësi më i madh i pandemisë! Tregtarët: Sezoni veror po na i shton humbjet
Me dhjetëra biznese të vogla në kryeqytet kanë mbyllur përfundimisht aktivitetin e tyre. Shkak për këtë është bërë mungesa e shitjeve dhe kostot tepër të larta. Tregtarët shprehen se qytetarët po kursejnë sepse kanë frikë një izolim të dytë. Tregtarët thonë se shitjet janë thuajse zero, fillimisht prej pandemisë tani edhe prej sezonit veror.
10 Gusht 2020, 20:52 -
-
Kosovë, 14 viktima dhe 172 raste të reja me COVID-19! Kurti letër ambasadave të huaja: Na ndihmoni
Bilanc tragjik i Covid-19 në Kosovë, shënohen 14 viktima 24 orët e fundit, duke e cuar në 341 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ish/kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me Covid-19 që ta ndihmojnë vendin, pasi, sipas tij, në shtator do të ketë katastrofë humanitare.
10 Gusht 2020, 19:35 -
Ministria e Shëndetësisë i njeh Intermedica-s testet e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njeh laboratorin jopublik të Intermedica për kryerjen e testimit molekular, ndryshe tamponit për sars Covid 2 për nevoja administrative. Brenda 24 orëve çdokush mund të mësojë nëse e ka kaluar apo vazhdon të jetë i prekur nga Covid-19.
10 Gusht 2020, 18:28 -
Konsumi nuk përmirësohet, bie inflacioni në 1.4%! INSTAT: Çmimet e ushqimeve në korrik u ulën me 1.3%
Konsumi në vend nuk po njeh gjallërim. Shkak për këtë është bërë pasiguria për të ardhmen dhe frika për një izolim të dytë. Tashmë qytetarët janë orientuar drejt kursimit, dhe si pasojë inflacioni ka rënë në 1.4% në muajin korrik.
10 Gusht 2020, 17:41 -
-
Mjeku hematolog për Report Tv: Trajtimi me plazmën e gjakut është një alternativë, por s'jep efektet e shpresuara
Trajtimi i pacientëve të infektuar me koronavirus, me plazmën e gjakut të personave që tashmë e kanë kaluar sëmundjen COVID-19, është një alternative, por nuk jep rezultatet e shumë shpresuara.
10 Gusht 2020, 17:30 -
COVID-19/ Fuqizohen kapacitetet njerëzore, 400 të shëruar në terapi intensive tek Infektivi, që nga fillimi pandemisë
Vetëm në Spitalin Infektiv, janë shëruar 400 pacientë në terapi intensive duke treguar edhe njëherë punën heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2. Vijon përgatitja e strukturave të reja dhe trajnimit të stafeve mjekësore, të cilët do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19.
10 Gusht 2020, 16:39 -
1 viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç! 2 të infektuar në burgun e Bradasheshit, mbyllet kopshti dhe çerdhja në Pukë
Një viktimë dhe 125 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit! Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
10 Gusht 2020, 16:05 -
-
-
SHBA, mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima nga COVID-19! Ekspertët: Nëse do mbaheshin maskat, shpëtonin mbi 66 mijë jetë
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë dhe mbi 162 mijë të vdekur nga COVID-19, që prej fillimit të pandemisë.
9 Gusht 2020, 18:24 -
Çifti i kthyer nga Gjermania pozitiv me Covid-19
Një çift ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në Librazhd, pasi janë kthyer nga Gjermania. Ata kanë qenë më punë atje, ndërsa kanë rezultuar pozitiv në Librazhd.Epidemiologët kanë nisur hetimin e epidemiologjik duke u bërë tamponin edhe familjarëve dhe kontakteve të tyre.Ndërkohë i &
9 Gusht 2020, 18:09 -
Morën pjesë në dasmë dhe ceremoni mortore,13 të infektuar në Patos, Fier e Roskovec
Edhe pse ceremonitë mortore dhe dasmat janë të ndaluara pasi konsiderohen rrezik për përhapjen e koronavirusit, këto ende zhvillohen duke sjellë rritje të rasteve të prekura.13 rastet e reja sot të konfirmuara në Patos, Fier dhe Roskovec kanë ardhur si pasojë e pjesëmarrjes së tyre në ceremoni mortore dhe dasma.
9 Gusht 2020, 17:32
