-
-
-
-
-
-
-
Gushti nis me fluks në Morinë, kosovarët drejt bregdetit, drejtori i Shëndetit Publik në Prizren: E pamundur t'i kontrollojmë për COVID
Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve. Këtë fundjavë kanë hyrë rreth 50 mijë pushues kosovarë.
2 Gusht 2020, 09:47 -
Lufta me COVID, Kalo mesazh të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe, rrezikoni veten dhe prindërit! Jeta është e pakthimtë
Në luftë në vijën e parë me COVID-in prej disa muajsh, mjeku kërkon që të shmangen grumbullimet në plazhe dhe mjedise të tjera. Jeta është e pakthimtë dhe e paçmimtë, thotë ai. Shqetësimi kryesor duket se janë të rinjtë.
2 Gusht 2020, 08:14 -
Gjermani/ Qytetarët në protestë kundër masave ndaj COVID: Na ktheni në demokraci
Mijëra qytetarë në Berlin kanë dalë në protesta kundër masave të marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Duke e quajtur si "Dita e Lirisë", ato shprehen se masat e marra po shkelin të drejtat dhe liritë e tyre. Rreth 15 mijë qytetarë janë kundër mbajtjes së maskës në vendet e mbyllura dhe në transportin publik.
1 Gusht 2020, 19:30 -
-
Rëndohet gjendja në Kosovë, 10 të vdekur dhe 224 raste të reja me COVID-19
224 raste të reja të infektuarish me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe 10 persona kanë vdekur në Kosovë. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani njoftoi se këto shifra dolën pas 434 testimeve.
1 Gusht 2020, 16:44 -
Shtyhet afati për aplikimin për garancinë e dytë sovrane
Shtyhet për në fund të muajit shtator afati që kanë të gjitha bizneset për të aplikuar për garancinë sovrane të dytë. Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese
1 Gusht 2020, 13:56 -
-
Në pritje të vaksinës kundër COVID-it/ BE rezervon 300 mln doza për 27 vendet e unionit
300 milionë doza vaksina kundër koronavirusit janë rezervuar nga BE për 27 vendet anëtare të unionit. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Europian sipas të cilit kjo vaksinë është duke u përgatitur në laboratorin francez “Sanofi”. Sanofi dhe laboratori britanik GSK kanë njoftuar se do të merrnin deri në 2,1 miliardë dollarë amerikanë për zhvillimin e vaksinës së tyre të mundshme antiCOVID-19
1 Gusht 2020, 12:47 -
Rriten të prekurit në vend, shtohen 300 mjekë e infermierë për luftën ndaj COVID-it
Epidemiologët e terrenit nw vend thonë se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje, por edhe ceremoni mortore.
1 Gusht 2020, 11:18 -
-
Ekonomia e qëndrueshme, raporti i 'Standard &Poor's': Kujdes PPP
Ekonomia e vendit vlerësohet e qëndrueshme pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, nga Standard & Poor’s. Agjencia parashikon një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe përmirësim të saj në vitin 2022. Sipas vlerësimit të fundit thuhet se turizmi do të marrë goditjen më të madhe dhe se rrezik në këtë situatë janë edhe PPP-të.
1 Gusht 2020, 08:54 -
Brenda muajit 6 familje të prekura nga tërmeti do të hyjnë në apartamentet e reja
6 familje do të mund të hyjnë në banesa të reja. Këto apartamente, prej tyre 4 në Durrës dhe 2 në Tiranë janë blerë së fundmi nga fondacioni Fundjavë Ndryshe falë donacioneve e mundësuara nga kompania Philip Morris.
31 Korrik 2020, 16:50 -
-
