-
Beqaj publikon videon të rinjve që festojnë në club: 'Serbesllëku' i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues
Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar video nga një nga clubet e natën në Tiranë, ku ajo që vihet re është një mosndërgjegjësim total, ku asnjë masë anti-COVID nuk respektohet.
16 Janar 2021, 20:58 -
Në fshehtësi të plotë/ Ja si do miratohet marrëveshja për vaksinat në Kuvend, Ruçi-deputetëve: Kujdes, mos nxirrni sekretin
Mbajtja sekret e marrëveshjes për vaksinat kundër COVID-19 u kërkua nga kompania Pfizer Export BV, zbulohen porositë e Ruçit për deputetët se si duhet proceduar me votimin.
16 Janar 2021, 18:13 -
Koronavirusi në Shqipëri/ 3029 testime dhe 581 raste të reja, 5 viktima në 24 orët e fundit
Këtë të shtunë, Shqipëria ka regjistruar 581 raste të reja të koronavirusit nga 3029 testime të kryera në total. Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 67,216 të infektuar. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit, 5 qytetarë të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me COVID duke e çuar bilancin në total në 1270.
16 Janar 2021, 16:52 -
Manastirliu: Kemi siguruar vaksina anti-COVID për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nga Pfizer dhe COVAX
Duke folur për vaksinën antiCOVID, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se deri tani qeveria ka siguruar vaksinën për 800,000 qytetarë, pra 1,6 milion doza, nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.
16 Janar 2021, 16:24 -
Vaksina COVID, Manastirliu: Kontrata me Pfizer do zbatohet, mbi 10.000 doza do vijnë brenda janarit! Presim përgjigje nga COVAX
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp këtë të shtunë u shpreh se marrëveshja me Pfizer për vaksinën do të zbatohet dhe se 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit. Gjthashtu ajo tha se qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vak
16 Janar 2021, 14:23 -
Skandali 'Tire' tek COVID2, Manastirliu: Rast i neveritshëm nga këto batakçinj! Kemi ngritur grup pune për hetim të thellë administrativ
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për rastin e sanitares Tire Alldervishi , e cila u hoq si infermiere dhe u mori 8 mln lekë familjarëve t&
16 Janar 2021, 14:18 -
-
COVID-19/ Manastirliu: Rritje e qëndrueshme e rasteve, masat nuk ndryshojnë! Mësimi në universitete vijon online! Fluturimet me Britaninë të pezulluara deri më 1 shkurt
Masat anti-COVID në Shqipëri do të vijojnë të mbeten të njëjta. Ky është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të shëndetësisë të cilët e bënë të ditur këtë të shtunë gjatë një deklarate për shtyp. Në fuqi do të qëndrojë orari i kufizimit nga ora 22:00 - 06:00 si për qytetarët ashtu edhe për aktivitetin e bizneseve, bareve e restoranteve.
16 Janar 2021, 13:57 -
Dita e gjashtë e vaksinimit për COVID/ Koordinatorja: Procesi do vijojë dhe gjatë fundjavës
Gjatë gjashtë ditëve të para të vaksinimit, në vendin tonë janë vaksinuar 369 mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Koordinatorja e vaksinimit, Manjola Shtylla për Report Tv shprehet se ky proces do vijojë pa ndërprerje dhe gjatë fundjavës. Ajo tha se në stadiumin 'Air Albania' janë 8 postacione ku kryhen mbi 50 vaksina në ditë.
16 Janar 2021, 12:12 -
COVID-19/ OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për Shqipërinë! Manastirliu: Së bashku do ia dalim! Ambasadori Zingraf: Do vazhdojmë mbështetjen tonë
Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të 'luftës' kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë. Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së në vendin tonë.
16 Janar 2021, 10:14 -
-
Italia shkon në 1 milion të vaksinuar kundër COVID, Conte: Të parët në BE
Italia ka arritur të bëjë 1 milion vaksina anti-COVID, duke kapur numrin më të lartë në BE. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Giuseppe Conte i cili thotë se Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar
15 Janar 2021, 18:06 -
-
Dita e 5-të e vaksinimit/ Specialistja Preza: Procesi ka qenë i qetë, s'kemi asnjë efekt! Pas Tiranës, do vijojë në Vlorë dhe Shkodër me dozat e reja
Iria Preza specialiste e fushatës së vaksinimit "Shqipëria buzëqesh", në një intervistë për Report Tv ka folur për vijimin e procesit të vaksinimit në vendin tonë, duke thënë se edhe dita e 5 që ishte sot ka shkuar shumë mirë.
15 Janar 2021, 17:08 -
'Provimet online janë fake', pedagogët: Të vaksinohemi edhe ne për tu kthyer në auditore! Të parët të jenë 2500 kolegët mbi 45 vjeç
Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kërkon nga qeveria vaksinimin e pedagogëve me synim rikthimin në auditore në semestrin e dytë për të realizuar provimet. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi thotë për Report Tv se duhen vaksinuar të parët rreth 2500 pedagogë mbi 45 vjeç.
15 Janar 2021, 16:35 -
Ndërgjegjësohen shqiptarët, asnjë lokal i gjobitur dhe zero persona që dalin pas orë 22:00! Gjobiten 361 persona për mosmbajtjen e maskës
Asnjë biznes nuk është gjobitur për shkeljen e masave anti-covid dhe asnjë qytetar për daljen pas orës 22:00 gatë 24 orëve të fundit. Policia njofton se ka ndëshkuar për mosmbajtjen e maskës 361 qytetarë.
15 Janar 2021, 15:12 -
Guvernatori Sejko: Dëmi prej pandemisë, fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”. Në fokus të diskutimeve mes homologëve të bankave qendrore ka qenë pandemia dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.
14 Janar 2021, 16:47 -
Kush është i riu që mori nga spitali 30 bombolat e oksigjenit e ua dërgonte banorëve! Rasti u zbulua nga spitali, u përjashtua më 11 janar
Mensur Shtylla Report Tv ka siguruar foton e Mensur Shtyllës, 26 vjeçari i cili u arrestua pasi kishte marrë pa autorizim 30 bombola oksigjeni nga spitali i Kavajës dhe ua shpërndante njerëzve në banesat e tyre. Mensur Shtylla ishte i vetmi q&e
14 Janar 2021, 16:46 -
Shkelën masat COVID, gjobiten 923 persona në 48 orët e fundit! 913 qytetarë u kapën pa maska në rrugë
Në 48 orët e fundit policia ka gjobitur 923 persona të cilët kanë thyer masat anti-COVID. 913 qytetarë u kapën duke lëvizur në rrugë pa maska. Ata u ndëshkuan me 3000 lekë. Gjatë kësaj periudhe kohore u gjobitën dhe 9 qytetarë të cilët lëviznin pas orës së izolimit, 22:00 pa një arsye të domosdoshme. Ata u ndëshkuan me 10.000 lekë.
14 Janar 2021, 15:59 -
Në pranga oksigjenisti 26-vjeçar në spitalin e Kavajës! Mori pa autorizim 30 bombola oksigjeni e i dërgonte në banesa! (EMRI)
Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi akuzohet se ka marrë 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e mjekëve. 30 bombolat ai ua kishte shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.
14 Janar 2021, 15:28
