-
Goditja e ekonomisë nga COVID, Sejko: Më e forta e dy dekadave të fundit! Mucostepa: Bankat vonojnë garancinë sovrane, ka pasur burokraci (VIDEO)
Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada.
13 Maj 2020, 11:13 -
4 raste të reja me COVID, mes tyre një grua shtatzënë, 6 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Për të tretën ditë me radhë të infektuarit në 24 orët e fundit janë 4 qytetarë, 2 në Tiranë dhe 2 në Berat. Mes të prekurve është edhe grua shtatzënë, duke e çuar në total numrin në 6, nga të cilat 4 janë shëruar, një është hospitalizuar dhe rasti i fundit po trajtohet në kushtet e shtëpisë. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 6 pacientë, një tjetër lajm i mirë. Në 24 orët e fundit janë bërë 246 testime. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. 78% e të prekurve janë shëruar
13 Maj 2020, 11:02 -
-
-
Raporti i BERZH, Basha: Shqipëria po e pëson më keq se çdo vend tjetër, fajtor Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas parashikimit të BERZH, që ekonomia e Shqipërisë do të tkurret me 9 % për shkak të pandemisë dhe lidhjeve të ngushta ekonomike që vendi ka me Italinë.Basha shprehet se ekonomia shqiptare po e pëson më keq se çdo vend tjetër dhe kjo pasi Rama favorizon oligarkët
13 Maj 2020, 10:12 -
COVID 'penalizon' ekonominë shqiptare, BERZH: 9% rënie në 2020! Rindërtimi 'shpëtimtari' i 2021
Sipas raportit të BERZH për “Perspektivën Ekonomike Rajonale në rajonet” thuhet se ekonomia e Shqipërisë do të shënojë një rënie prej 9%, shifra më e lartë e publikuar deri më tani nga institucionet ndërkombëtare.
13 Maj 2020, 10:03 -
-
Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës!
Në lidhje me mbetjen urbane dhe 'bombat ekologjike' që Report Tv i ka denoncuar prej ditësh, ministri Klosi pranoi dështimin me menaxhimin e tyre duke thënë se fatkeqësisht nuk gjen forcën që kjo problematikë të menaxhohet ndryshe. Klosi tha se nëse personat përgjegjës nuk i vënë gishtin kokës, atëherë
12 Maj 2020, 23:15 -
Klosi: Dezinfektim të plazheve brenda këtij muaji
Ministri Klosi tha se dezinfektimi i plazheve është i nevojshëm dhe se do të bëhet brenda këtij muaji, për të shmangur të gjitha problematikat që lidhen me të."Dezinfektimi i plazhit duhet bërë dhe po e shohim me shumë vëmendje. Kurdo që të hapen plazhet, pjesa e dezinfektimit është
12 Maj 2020, 22:57 -
'Të pergatitemi për një skenar të keq në vjeshtë', mjeku Ulqinaku: Nëse do të ketë një valë të dytë jemi të pambrojtur
Mjeku epidemiolog, Dritan Ulqinaku në një lidhje skype për Report TV në emisionin Repolitix, për sa i takon situatës nga koronavirusi në vend tha se vjeshtë duhet të përgatitemi për një skenar të keq lidhur me një valë të dytë të COVID-19.
12 Maj 2020, 22:51 -
Faturat e 'kripura' në bregdet, Klosi: Po ra oferta, bie çmimi! Qytetarët të denoncojnë rastet
Ministri Klosi tha se është jashtë çdo logjike që të ketë rritje çmimesh në këtë periudhë. Ai ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' t'i denoncojnë menjëherë ato."Nuk gjykoj dot faturat që publikohen, jan&e
12 Maj 2020, 22:46 -
Klosi: 130 mijë veta nga operatorët turistikë kanë marrë pagën e luftës
Ministri Klosi tha se deri tani 130 mijë persona nga operatorët turistikë kanë marrë pagesën prej 40 mijë lekë nga paketa e dytë financiare."Paketa e dytë i dha mbështetje 100 % të gjithë hoteliereve me pagat e luftës dhe shumica e ka marrë. Paga e luftës prej 40 mijë lekë, deri para pak di
12 Maj 2020, 22:33 -
Klosi: Nuk dimë kur mund të hapen plazhet, pandemia ende aktive
Ministri Klosi tha se nuk dihet ende kur do të hapen plazhet dhe se në këtë periudhë është e rëndësishëm që të gjithë të respektojë masat që të mos kthehemi pas me pandeminë."Lungomare është pjesë e një strategjie të madhe turistike dhe ka pasur
12 Maj 2020, 22:29 -
-
Klosi në 'Repolitix' pranon dështimin me mbeturinat në lumenj: T'i vëmë gishtin kokës! Qytetarët të denoncojnë faturat e 'kripura' në bregdet!
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një intervistë me emisionin "Repolitix" në Report Tv tha ftoi qytetarët që nëse përballen me çmime të 'kripura' të denoncojnë menjëherë ato. Në lidhje me mbetjen urbane dhe 'bombat ekologjike' që Report Tv i ka denoncuar prej ditësh, ministri Klosi pranoi dështimin me mbeturinat që kanë pushtuar lumenjtë duke thënë se fatkeqësisht nuk gjen forcën që kjo problematikë të menaxhohet ndryshe.
12 Maj 2020, 22:14 -
-
Maska të detyrueshme, distancë 2 metra, dezinfektantë në çdo bankë! Rregullat e kthimit të maturantëve në shkollë
Maska do të vendoset para shkollës dhe rreshtimi i maturantëve do të bëhet në distancë me largësi 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë. Gjithashtu në të gjitha bankat do të ketë dezinfektonte dhe maturantët do të ulen në distancë.
12 Maj 2020, 21:09 -
-
-
PD Dibër padit në SPAK kryebashkiakun Dionis Imeraj: Abuzoi me tenderin në kohë pandemie, të hetohet për shpërdorim detyre
Kryebashkiaku i Dibrës , Dionis Imeraj është paditur në SPAK dhe KLSH nga dega e partisë Demokratike në Dibër, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera.
12 Maj 2020, 18:11
