-
Në kafe me 10 persona pa distancë e pa maskë, gjobitet dhe i hiqet patenta Lulzim Bashës! 1 mln lekë gjobë pronarit të lokalit! Shkelën rregullat e COVID-it
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është gjobitur dhe i është hequr patenta për 3 vite nga Policia e Durrësit për shkelje të rregullave të COVID-19. E njëjta masë disiplinore, pra gjobë dhe heqje patente, është vendosur nga policia e qytetit bregdetar edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së, mes tyre Ferdinand Xhaferri dhe Arlind Boshku nën.kryetari i PD dega Durrës. Në rast të përsëritjes, Basha rrezikon burg.
14 Maj 2020, 20:28 -
Rama 'thumbon' opozitën: Imagjino ç'do na kishte bërë COVID-19 nëse do kishim spitalet që na la PD-ja! S'e kuptoj i kanë harruar apo bëjnë sikur
Kryeministri Edi Rama risjellë në vëmendje rikonstruksionin e depos së farmaceutikëve që inspektoi disa ditë më parë, teksa nuk nguron që të "thumbojë" qeverinë e atëhershme, sot opozita.
14 Maj 2020, 20:18 -
-
Doda në Report Tv: Zgjedhorja pa opozitën sjell zjarrvënie të vendit, pasojat për Ramën! Ndryshimi i sistemit për interesa personale
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda e ka cilësuar si interes personal këmbënguljen e opozitës së re për ndryshim sistemi, me argumentin se kjo është "e keqja më e vogël" me të cilën po përballet vendi këto ditë, teksa ka pasur edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror, Doda tha se nëse Rama miraton pa opozitën Reformën Zgjedhore, të përgatitet për zjarrvënien e vendin.
14 Maj 2020, 19:22 -
'Hapen' kufijtë VETËM për punëtorët sezonalë në Greqi, sot nisi kalimi nga Kakavija
Nga sot, çdo punonjës që ka një kontratë pune nga punëdhënësit e tyre në shtetin fqinj, e konvertuar në leje-qëndrim, do mund të shkojnë të punojë në mënyrë sezonale në Greqi. Kufijtë janë ende të mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por pas një marrëveshje mes dy qeverive, u bë e mundur që të lejohej kalimi i punonjësve sezonal.
14 Maj 2020, 17:48 -
-
-
Ligj në Kuvend për përgjysmimin e pagës së deputetëve, gjymtimin e dietave dhe privilegjeve të tjera
Një deputet çon një nismë ligjore të pazakontë në Kuvend për t’u përgjysmuar pagën, dietat, honoraret dhe shpenzimet për telefon deputetëve. Ligjvënësit para një prove të vështirë për ta miratuar.
14 Maj 2020, 15:52 -
Dezifektant në çdo bankë shkolle, Shahini publikon masat për mirëpritjen e maturantëve më 18 Maj
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka publikuar disa momente nga masat e ndërmarra deri tani dhe punës përgatitore që po bëhet në shkollat që do të mirëpresin maturantët më datë 18 maj.
14 Maj 2020, 15:51 -
-
-
Garancia e dytë sovrane, norma e interesit 5%, Denaj për Report Tv: Garantojmë vetëm 60% të kredisë për biznesin
Kredia e dytë me garanci sovrane prej 150 milionë dollar do të jetë me normë interesi deri në 5%. Ministrja e Financave Anila Denaj në një intervistë për Report TV është shprehur se kredia që do të jepet do të ketë një limit, pasi biznesi nuk do të marrë më shumë se 300 milionë lekë. Po ashtu shteti nuk do të dalë garant 100% për kredinë por vetëm 60%.
14 Maj 2020, 13:23 -
COVID-19 ka prekur 6 shtatzëna në Shqipëri, 4 prej tyre të shëruara (VIDEO)
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, ISHP ka bërë të ditur se janë prekur nga COVID-19, 6 gra shtatzëna, mes të cilave dhe gruaja nga Fieri, e cila infektoi fëmijën e saj 2 vjeç dhe vjehrrën.Ajo është e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ndodhet në gjendje të mirë. Gjithashtu ISHP konfirmoi nga 6
14 Maj 2020, 12:19 -
-
Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 18 raste të reja gjatë 24 orëve! 77% e të prekurve të shëruar (VIDEO)
18 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të prekurve 898. Lajmi i mirë është se 77 % e të prekurve janë të shëruar. Zonat më të nxehta janë në Tiranë, Krujë dhe Kamëz.
14 Maj 2020, 11:05 -
-
-
-
15 mld lekë për garancinë sovrane 2 për bizneset e prekura nga COVID! Shteti garant i 60 % të principalit të kredisë
Qeveria shqiptare ka dhënë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, duke u ofruar një mundësi financimi të gjithë sipërmarrjeve që u prekën nga pandemia. Qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për sipërmarrjet.
14 Maj 2020, 07:45 -
