-
KLSH në 'lupë' financat e Ministrisë së Brendshme, në hetim tenderat për ilaçet e COVID dhe shpenzimet
Shpenzimet e kryera dhe tenderat e hapura nga Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në tre vitet e fundit do të jenë nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Me vendim të kreut të KLSH auditimi ka nisur dhe në fokus do të jenë edhe tenderat e hapura nga agjencia për COVID-19.
6 Shkurt 2021, 14:23 -
Historia e trishtë/ Pak ditë më parë lindi fëmijën e saj të tretë, COVID i merr jetën nënës 28-vjeçare! Luftoi për 10 ditë me radhë për jetën te 'Shefqet Ndroqi'
Një lajm shumë i trishtë nga spitali "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. COVID i ka marrë jetën një 28-vjeçareje. 28-vjeçarja ishte nga Vloçishti i Korçës lindi fëmijën e saj të tretë pak ditë më parë. .
6 Shkurt 2021, 13:59 -
'7 mëkatet e Biblës te Presidenti', Meta refuzon të flasë për Fatos Nanon: Zero koment për zero ngjarje
Për Ilir Metën deklaratat e forta të bëra dy ditë më parë nga ish-Kryeministri dhe ish-kreu i PS-së Fatos Nano janë 'zero ngjarje'. Presidenti Meta refuzoi t'i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një koment të tij në lidhje me akuzat që Nano i bëri në intervistën e mbrëmjes të së enjtes kur tha se 'te Presidenti aktual i vendit shoh 7 mëkatet e Biblës.
6 Shkurt 2021, 12:55 -
Nxënës, mësues e infermierë, ku janë 25 të infektuarit me COVID sot në Berat
25 raste me COVID janë regjistruar sot në qarkun e Beratit. Të infektuar janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore
5 Shkurt 2021, 22:36 -
-
Shqiptarët ‘shtrëngojnë’ xhepat përballë COVID! Ekspertja: Mbyllja parave, negative për ekonominë
Shqiptarët shtrënguan xhepat për të ulur shpenzimet, teksa u përballën me COVID 19. Ata në 2020 hoqën dorë nga investimet dhe kyçën paratë nëpër banka. Në fund të dhjetorit të vitit të shkuar depozitat arritën në 10.4 miliardë euro. Ekspertët thonë se kjo tendencë kursimi do të vazhdojë, dhe ka ndikim negativ në ekonomi.
5 Shkurt 2021, 20:03 -
-
Toma: Vaksinimi i 2500 farmacistëve, domosdoshmëri, s’duhen më shumë se 5000 doza
Urdhri i farmacistëve kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që 2500 farmacistë të bëhen grup prioritar për të marrë vaksinën anti-COVID. Vetë farmacistët tregojnë riskun që u është dashur të përballen gjatë 11 muajve të pandemisë.
5 Shkurt 2021, 17:57 -
1089 raste të reja me COVID dhe 15 viktima! Rritet numri i pacientëve të intubuar dhe i të shtruarve në spitale
Kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.
5 Shkurt 2021, 17:09 -
Mësimi online, rritet numri i vizitave të syve okulistja: Nga 15, sot kemi 30 vizita të fëmijëve
Mësimi online dhe situata e pandemisë ka bërë që prindërit të dorëzohen para vendimit për ti mbajtur fëmijët larg telefonit. Shqetësimin për qëndrimin me orë të zgjatura para ekranit të smartphone, e shprehin edhe mjekët okulistë sipas të cilëve ka një dyfishim të vizitave për probleme me shikimin.
5 Shkurt 2021, 17:07 -
Ethet e fushatës! Politika ‘harron’ pandeminë, takime me grumbuj njerëzish, shkelen masat anti-COVID
Ndonëse përpiqen të kurojnë mediatikisht takimet e tyre elektorale, duke u shfaqur me maska dhe jo grumbullime janë rrjetet sociale ato që po tradhëtojnë devotshmërinë e politikanëve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve në prag fushate.
5 Shkurt 2021, 15:59 -
-
Vendimi për studentët, Brataj: Mund të ketë një mundësi që provimet t’i bëjnë në auditore (VIDEO)
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se sa i përket kërkesës së studentëve për rikthimin e tyre në auditoret e universiteteve, kjo momentalisht është e pamundur me rritjen e rasteve. Por për zhvillimin e provimeve në auditore tha se mund t
4 Shkurt 2021, 19:18 -
Situata shqetësuese e COVID, Brataj në Report Tv: Do kemi rritje të rasteve javët në vijim, orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka paralajmëruar se do të kemi rritje të rasteve me COVID, të cilat do të sjellin dhe shtim të kufizimeve. Orari i mbylljes, Brataj thotë se mund të ulet në 18:00 ose 20:00, me rritjen e rasteve.
4 Shkurt 2021, 18:47 -
Urdhri i farmacistëve letër Ministrisë së Shëndetësisë: Na fusni te grupet e riskut për të bërë vaksinën anti-COVID! Na keni shpërfillur përgjatë pandemisë
Urdhri i Farmacistëve i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë që t'i fusë farmacistët në grupet prioritare për bërjen e vaksinës anti-COVID.
4 Shkurt 2021, 18:43 -
Situata shqetësuese/ Rriten sërish rastet e reja me COVID në vend, 1052 infektime të reja, humbin jetën 14 persona
Rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 në vend janë rritur sërish. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 1052 raste të reja dhe 14 persona kanë ndërruar jetë
4 Shkurt 2021, 17:29 -
Bizneset në kohë COVID-i! Dhoma Amerikane: Duhet zhvilluar tregtia online! Jaço: Probleme me referencën në doganë! Gazheli: Po punojmë për dixhitalizimin e sistemit
Presidenti i dhomës amerikane ka listuar sot në takim me drejtorin e doganave një sërë problemesh me të cilat po hasen bizneset amerikane në vend. Sipas tij duhet më shumë vëmendje për tregtinë online. Ndërsa drejtori i doganës tha se po punohet shumë për rritjen e dixhitalizimit të sistemeve.
4 Shkurt 2021, 17:17 -
Dita Botërore/ COVID rriti numrin e viktimave me kancer në 2020-n, pacientët prej frikës nuk shkonin në spital! Janë ulur rastet te të rinjtë
4 shkurti shënon ditën botërore kundër kancerit. Sipas të dhënave të ISHP në vitin 2020 ka pasur numër më të lartë vdekjesh nga kanceri dhe kjo sipas specialistëve lidhet me ndikimin e COVID-19. Në Shqipëri më të prekur nga kanceri janë femrat, po fatalitet janë më të mëdha tek meshkujt.
4 Shkurt 2021, 16:19 -
3 punonjëse rezultojnë pozitive me COVID, mbyllet për dy javë kopshti nr.7 në Vlorë
Kopshti nr. 7 në Vlorë është mbyllur nga Instituti Shëndetësor Shqitar. Kjo ka ardhur për shkak të 3 punonjësve të këtij kopshti të cilët rezultuan pozitivë me COVID. Kopshti do të mbyllet për një periudhë kohore prej dy javësh.
4 Shkurt 2021, 11:06 -
Mësues, studentë dhe efektivë policie, regjistrohen 76 raste me COVID në Fier
Fieri ka shënuar përsëri një numër të lartë infektimesh nga COVID-19 në këto ditë. Sipas shifrave të fundit nga ISHP, numri i infektimeve shkon në total në 2607 raste, ku vetëm në ditën e djeshme janë regjistruar 76 të infektuar në Fier dhe 5 në Patos.
4 Shkurt 2021, 10:36
