Me maskë dhe nën shoqërinë e dy policëve Viktor Marku, i dyshuari i policisë dhe prokurorisë për ekzekutimin e Hekuran Billës ka dalë para gjykatës. I qetë në pamje dhe me kërkesën që mos filmohet nga kamerat ai ka refuzuar pjesëmarrjen në krim.

"Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret."

Ishte kjo dëshmia e Markut dhënë një ditë më parë në polici mbajtur edhe me seancën me dyert të mbyllura përballë gjyqtarit Lazër Sollaku.

Ky version u përforcua edhe nga avokati i tij Ilir Murati.

I pyetur për nipin e Viktorit, Sebastian Mali Murati tha se ai në zonën e krimit ka qenë për të blerë sende personale.

Seanca u ndërpre për të rifilluar të martën në ora 9:45 pasi gjykata ka kërkuar që të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit e më pas arrestimit të Viktor Markut nga autoritetet malazeze.

Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu. 

Mbrëmjen e 11 majit u ekzekutua Hekuran Billa në lagjen Kristal në Tiranë, Billa është personi që në 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktorit në Angli, të ndjerit Prel Makur.

Për këtë krim në pranga janë Viktori dhe nipi i tij, të cilët e kanë kryer në bashkëpunim thotë policia duke përdorur edhe skemën e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.

VIDEO/Viktor Marku sot para gjykatës

Një dite më parë për nipin e Viktorit, Sebastian Mali u caktua masa arrest ne burg si bashkëpunëtor me dajën e tij  në ketë vrasje.

Mali përpara grupit hetimor u shpreh pas arrestimit se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. "Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.

Por kush ishte roli i tij? Report Tv publikoi një video që ka zbuluar autorët. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Avokati i Viktor Markut: U arrestua pa urdhër ndalimi! Sebastian Mali student i shkëlqyer i Juridikut (VIDEO)

Avokati i Viktor Marku, Ilir Murati  tha në përfundim të seancës se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi. Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar. Sa i takon nipit të Markut, Sepastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

"Ka një verifikim sistemi TIMS që konstatohet dhe u relatua nga prokuroria që ky person ndodhej në Mal të Zi. Ne vlerësojmë punën e policisë së shtetit, por puna duhet të shoqërohet me njohjen e vërtetë të autorit të ngjarjes. Viktori thotë se nuk jam autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka punuar në Mal të Zi. Gjykata kërkon që të sillen aktet ligjore për arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe jo të arrestohet shtetasi në mënyrë të padrejtë. Në relatimin që u bë në gjykim nuk konstatohet nga ana e mbrojtjes një akt ndalimi. Kodi parashikon një urdhër ndalimi dhe një procesverbal për ekzekutimin e urdhrit të ndalimit. Deri në këto momente mbrojtja nuk e konstatoj.

Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Është një student juridiku i shkëlqyer, është e drejtë e çdo qytetari të lëvizë në çdo sheshe apo parkime", u shpreh avokati Murati.   

Ora 12:06
Atentati ndaj Hekuran Billës/ Shtyhet për nesër masa për Viktor Markun

Shtyhet për nesër masa për Viktor Markun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.