Mori hakun e vëllait, Viktor Marku: Nuk flas tani! Shpallet në kërkim shoferi që e largoi pas krimit

TIRANE-Shpallet në kërkim një tjetër person për vrasjen e Hekuran Billës në datë 11 qershor te Komuna e Parisit. Pas arrestimit të Viktor Markut dje në Mal të Zi, që më pas iu dorëzua policisë shqiptare dhe nipit të tij dy ditë më parë, është shpallur në kërkim një person i tretë.

Ai është identifikuar. Bëhet fjalë për shoferin që ka ndihmuar Viktor Markun që të largohet nga vendi i ngjarjes te Komuna e Parisit, pas momentit, që sipas policisë qëlloi për vdekje Hekuran Billën. Më pas shoferi ka djegur makinën në Pezë dhe u zhdukën me një tjetër makinë.

Ndërkohë që pas arrestimit Viktor Marku nuk ka bërë asnjë deklaratë. Report Tv mëson se Marku ka  thënë se do të mbrohet me avokat dhe do të flasë në një moment të dytë. Nga rindërtimi i ngjarjes Viktor Marku ka qëlluar mbi Hekuran Billën duke i dalë përpara makinës pasi i kanë bllokuar rrugën me dy makina.

Report Tv zbardhi edhe dëshminë e nipit të tij, Sebastian Malit para grupit hetimor që mohoi akuzat. Përpara grupit hetimor ai deklaroi se ka qenë duke kaluar në zonë, te Komuna e Parisit për qejf dhe jo për të marrë pjesë në atentatin ndaj 40-vjeçarit.

Viktor Marku akuzohet se ishte ai që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin duke marrë hakun për vrasjen e të vëllait, Prel Marku në 2006 në Angli nga Hekuran Billa. Ndërsa nipi i tij, Sebastian Mali akuzohet se mori pjesë në atentat duke sinjalizuar dajën për të qëlluar mbi Billën pasi futet në kryqëzim dhe drejtohet për te qendra tregtare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton