-
Forcim i bashkëpunimit kulturor Shqipëri–Itali, delegacioni i MEKI zhvillon vizitë në muzeun MAXXI në Romë
Delegacioni i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit zhvilloi një takim të rëndësishëm në MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë, një nga institucionet më prestigjioze të artit bashkëkohor në Evropë.
11 Qershor 2025, 18:43 -
-
Konferenca e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, Sejko: Kemi rol në integrim! Sfidë, monedhat dixhitale e Inteligjenca Artificiale
Në fjalën e tij, Sejko theksoi rëndësinë e Bankës së Shqipërisë në rrugën evropiane të vendit, me politikat dhe praktikat e përafruara me standartet e BE. Ai tha se janë të përkushtuar të forcojnë kapacitetin institucional dhe bashkëpunimin rajonal.
11 Qershor 2025, 10:59 -
Spiropali me homologen bullgare: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë në rrugën tonë evropiane! Kiselova: Shqipëria, kampione në këtë proces!
Spiropali vlerësoi mbështetjen e Bullgarisë në rrugën evropiane të Shqipërisë. U ndal edhe te bashkëpunimi ekonomik. Kiselova tha se integrimi i Shqipërisë në BE është një faktor stabiliteti në rajon.
9 Qershor 2025, 12:04 -
-
67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike! Vetëm në IA rreth 57 mln, sulmet po sofistikohen, godasin sektorët jetikë
Qeveria do të shpenzojë 67 milionë euro deri në vitin 2027 për të forcuar sigurinë kibernetike. Investime në sisteme të bazuara në Inteligjencë Artificiale dhe në struktura të specializuara për të parandaluar sulme kibernetike terroriste do të jenë në fokus të kësaj strategjie trevjeçare.
8 Qershor 2025, 12:02 -
Tre vite pasi erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar luftës, ukrainasja për Report TV: Tani jam pak tironse! Një ditë do kthehem në shtëpi
Tre vite pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Marina Genkina, një nënë ukrainase, është integruar plotësisht në vendin tonë. Ajo tregon për Report Tv frikën dhe vështirësitë që kalojë derisa u përshtat plotësisht me jetesën në Shqipëri. Vonesa në nxjerrjen e lejes së qëndrimit është një ndër ankesat kryesore të 40-vjeçares.
8 Qershor 2025, 10:36 -
-
‘Duhet të kishim fituar dreqi ta hajë’, Braçe ‘kritik’ për ndeshjen me Serbinë: Të ishim profesionistët që duhet të jemi, tani duhet t’i mundim në Beograd
Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet ‘kritik’, teksa thotë se futbollistët kishin disa raste për të shënuar ndërsa serbët sipas tij ishin më dobët.
8 Qershor 2025, 07:23 -
Ish-futbollisti Kombëtares Abazi për Report Tv : Shqipëria të qëndrojë larg euforisë, kjo Kombëtare është më e mirë se ajo që mundi Serbinë në 2014
Eduard Abazi ish-futbollisti i Kombëtares, u bëri thirrje lojtarëve të Kombëtares që të ruajnë qetësinë dhe të mos ndikohet nga emocionet apo aspektet politike në ndeshjen ndaj Serbisë. Sipas tij, kjo skuadër është më e mirë se ajo që eliminoi Serbinë në 2014 dhe ka potencial për t’u kualifikuar në Botërorin 2026.
7 Qershor 2025, 14:26 -
-
Operacioni ‘Ura’/ Pa pranga në duar dhe i veshur sportiv, momenti kur shqiptari i kërkuar i dorëzohet në aeroport Italisë nga policët belgë (VIDEO)
Policia belge arrestoi më 21 maj një shqiptar të kërkuar në kuadër të maksioperacionit të koduar “Ura”, ku u shkatërruan katër organizata kriminale të kokainës, pjesë e një karteli, shqiptaro-italiane, me 52 fletë-arresti, nga të cilat 42 të ekzekutuara.Mediat kanë publikuar edhe pamjet ku
6 Qershor 2025, 21:51 -
Operacioni ‘Ura’/ Kapet në Belgjikë dhe ekstradohet në Itali shqiptari i kërkuar i Antimafias së Barit! Anëtar i grupit të kokainës së 'Visit të Pojës'
Operacioni u bë më 20 maj në Arlon, teksa mori pjesë edhe policia e Luksemburgut. Shqiptari u kap pas gjurmimit dhe ndjekjes, kurse sot iu dorëzua agjentëve të Fast Italia në Romë. Antimafia goditi 4 organizata të trafikut të kokainës, që bashkëpunonin mes tyre. Grupi shqiptar i sillte fitimet miliona euro me autobusë në vendin tonë, SPAK bëri arrestime edhe në Shqipëri, krerët në arrati. Mes tyre Elvis Doçi dhe Adi Çoba i thirrur dhe "Bisha". Hetimet që nga 2016, kur Gjykata e Parisit urdhëroi përgjimin e SKY ECC
6 Qershor 2025, 15:36 -
OKB: Shqipëria, rritjen më të madhe turistike në Evropë! Rritje 136% më shumë krahasuar me periudhën para pandemisë
Shqipëria renditet si vendi me rritjen më të lartë turistike në Evropë krahasuar me periudhën para pandemisë. Kryeministri e cilëson këtë si një konfirmim ndërkombëtar të suksesit të modelit shqiptar në turizëm.
6 Qershor 2025, 13:41 -
I penduari i klanit mafioz, rrëfen ‘Narcos’ mes Italisë dhe Shqipërisë: Trafikuam 3 tonë drogë dhe kallashnikovë me jaht bashkë me shqiptarët!
Rrëfimi i Gianluigi Troiano për drejtësinë italiane, lidhjet me organizatat shqiptare, rrugët që bënin me anije, gomone, skafe dhe jahte. Pagesat në mall dhe konfliktet mes klaneve mafioze. Pse ishin të besuar shqiptarët dhe si i lanë tregun e Torinos
5 Qershor 2025, 21:07 -
Çështja e detit, ministri Hasani për 'Kathimerini': Të vendosur ta zgjidhim, garanci për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, duke folur për 'Kathimerini', ai nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë midis dy Ministrive të Jashtme për të gjetur një zgjidhje për çështjen e delimitimit të zonave detare, si dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicës etnike greke në Shqipëri dhe çështjen e pronës.
4 Qershor 2025, 20:33 -
Ministri Hoxha pret ambasadorin e Spanjës: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades Ventura me të cilin bisedoi rreth thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të brendshme.
3 Qershor 2025, 16:27 -
Marta Kos: Shqipëria në BE brenda 2029-ës? Objektiv realist! Negociatat më shpejt se më parë
Kos thotë se 2029-ta është një objektiv realist për të zgjeruar BE me të paktën 1 vend kandidat. Ajo vlerëson përparimin që Shqipëria dhe vendet kandidate kanë pasur me reformat, duke theksuar edhe ecurinë e shpejtë me hapjen e grupkapitujve, të cilët pritet të përfundojnë brenda qershorit.
3 Qershor 2025, 13:56 -
-
E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria do të 'pushtohet' nga 30 milionë turistë
Shqipëria ka parë industrinë e saj të turizmit të rritet ndjeshëm vitet e fundit, me hapjen e hoteleve dhe plazhet e saj me rërë që po bëhen të preferuara midis ndikuesve në mediat sociale. Kështu shkruan e përditshmja britanike 'The Express' në një shkrim.
2 Qershor 2025, 21:10
