-
Zyrtari amerikan në Prishtinë! Chollet: Mirëpresim vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha të premten se Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një postim në rrjetin Twitter ai tha se ka biseduar për këtë çështje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
11 Shkurt 2023, 17:54 -
Osmani për gazetën britanike: Serbia synon aneksim përmes sulmit hibrid! 'Wagner' po ndihmon për një sulm të mundshëm në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë. Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.
11 Shkurt 2023, 11:20 -
A po i shmangen Kosova dhe Serbia propozimit të BE-së?
Qëndrimet kushtëzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë janë për konsum të brendshëm, thonë njohës të çështjeve politike. Sipas tyre, ata nuk do ta refuzojnë takimin në Bruksel, në rast se ftohen për një të tillë.
10 Shkurt 2023, 19:22 -
Vuçiç: Nuk i shmangem bisedimeve! Të arrihet Asociacioni i komunave serbe, pastaj më ftoni në Bruksel për gjithçka tjetër
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se në bisedimet në Bruksel për gjithçka tjetër do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Aleksandër Vuçiç ka komentuar njoftimin e Jozef Borellit se do ta ftojë atë dhe Kurtin në Bruksel për të shtyrë siç tha ai “planin” evropian për Kosovën.
9 Shkurt 2023, 20:09 -
Vuçiç: Në parlament nuk ishim të bashkuar për Kosovën! Qëllimi i palëve të tjera politike është të më rrëzojnë mua nga pushteti
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se pavarësisht përpjekeve të bëra për të përgatitur seancën plenare në Parlamentin serb për Kosovën, nuk kishte frymë bashkimi mes palëve politike. Ai tha se disa persona ishin përpjekur të shkaktonin incidente duke hedhur akuza të vazhdueshme.
8 Shkurt 2023, 08:48 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë
Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, presidenti Aleksandër Vuçiç teksa foli për situatën e tij në Kuvendin serb, tha se Kosova vetëm mund ta ëndërrojë njohjen reciproke nga Serbia.
7 Shkurt 2023, 20:54 -
-
Pas skandalit në parlamentin serb, një tjetër deputete shfaqet e fokusuar në celular duke parë veshje: Hapa linkun që më dërgoi vajza
Një tjetër deputete serbe, Marija Jevdic është fotografuar duke parë imazhe me fustane teksa në parlament zhvillohej debati i nxehtë për Kosovën. Ajo u mundua të justifikohej duke thënë se ishte mesazh që ia kishte dë
7 Shkurt 2023, 19:51 -
Skandali në parlamentin serb, Vuçiç: Njerëzit e panë se kush fliste seriozisht mbi temën e rëndësishme! S’duhet të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për veprimin e deputetit serb që po shihte filma për të rritur gjatë debatit në Kuvend për Kosovën."Njerëzit mund të shihnin se kush po
7 Shkurt 2023, 19:22 -
Skandal në Serbi! Deputeti jep dorëheqjen, u filmua duke parë video porno gjatë debatit për Kosovën në Parlament
Deputeti serb Zvonimir Steviç ishte në vëmendje të mediave pasi u filmua duke parë video porno në celularin e tij gjatë seancës në Kuvend ku po zhvillohej debati për Kosovën. Pas kritikave, ai dha dorëheqjen.
7 Shkurt 2023, 18:58 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Bisedë miqësore! Do vazhdoj të mbroj Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe miqësore” me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
6 Shkurt 2023, 22:51 -
Vjosa Osmani: Negociatat me Serbinë kanë ngecur për fajin e tyre, nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid me popullin tënd
Mes tensioneve në marrëdhëniet diplomatike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor
5 Shkurt 2023, 14:13 -
-
Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cilësoi rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vitet e fundit, në përgjigje të disa deputetëve të opozitës për dialogun me Kosovën. Ai tha se Serbia është në rrugën evropiane, por e refuzon NATO-n për të ruajtur neutralitetin e ushtrisë serbe.
3 Shkurt 2023, 13:26 -
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin
U desh një tërheqje vëmendje, vënie kushtesh për aprovimin e marrëveshjes të asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës për t’u ndjerë një bllokadë mes Kurtit dhe Perëndimit. Dhe duket se fill pasi provoi këtë, Kurti njoftoi një takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se do të niset sot drejt Turqisë.
3 Shkurt 2023, 10:28 -
Vuçiç prezanton planin e tij me 10 pika në parlamentin serb: Do të këmbëngulim në formimin e Asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë
Në Serbi është zhvilluar sot seanca e veçantë në parlament ku është folur për raportin e negociatave me Kosovën. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar një plan prej dhjet&e
2 Shkurt 2023, 19:00 -
Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta lidhë me Serbinë, në përpjekje për të rritur sigurinë e furnizimeve në lindje të Ballkanit, pas pushtimit rus të Ukrainës. Bullgaria, shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ka përshpejtuar disa projekte që synojnë të heqin varësinë nga gazi rus.
1 Shkurt 2023, 18:26 -
Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare: Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën për të larguar vëmendjen nga problemet në Serbi
Eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith ka deklaruar se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin nëpërmjet strategjisë së tij në përpjekje që të qëndrojë larg përballjes me qytetarët për problemet e shtetit.
1 Shkurt 2023, 10:12 -
Ish-presidenti i Serbisë s'kursen kritikat: Nuk do ta nënshkruaja propozimin franko-gjerman, Vuçiç e ka humbur Kosovën
Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiç e ka cilësuar si politikë të dobët atë të Aleksadër Vuçiç për aq kohë sa qarkullon plani franko-gjerman. Sipas tij qeveria aktuale ka përgjegjësi historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
28 Janar 2023, 21:34 -
Kosovë/ Albin Kurti: Marrëveshja për Asociacionin, e vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e vetme e nënshkruar në Bruksel që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
26 Janar 2023, 13:07