-
1 Qershor, 10:29
-
-
-
Dhunoi e tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gerald Biba pronari në hije i ‘Major Security’! Kompaninë e ka regjistruar në emër të vjehrrës
1 Qershor, 10:15Gerald Biba rezulton të jetë pronari në hije i “Major Security”, ndërsa kompania është e regjistruar në pronësi të vjehrrës së tij, Shpresa Myzyri. Kompania e sigurimit privat “Major Security” është themeluar në nëntor 2016 në Durrës.
-
-
-
Akt vandalist në shkollën ‘Selam Musai’ në Babicë të Vlorës, regjistrohen dëme materiale! Autorët ende të paidentifikuar (VIDEO)
1 Qershor, 09:21Sipas të dhënave paraprake, dëmtime janë konstatuar në dyer të shkollës, materiale dhe pajisje shkollore, ndërsa ende nuk dihet nëse është marrë ndonjë send nga ambientet e shkollës.
-
-
‘Zvërneci’, Rama: Projekti nga Katari, investim 4 mld €! Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5 që lejon ndërtimin! Toka iu ble pronarëve, rrethimi sipas lejes së zhvillimit
1 Qershor, 07:53Kryeministri Edi Rama për herë të parë foli për akuzat e ngritura lidhur me resortin në Zvërnec dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të shtunën. Kryeministri theksoi se kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ende nuk ka leje ndërtimi, pasi po bëhet studimi mjedisor. Por, kompanisë në fjalë i është dhënë leja e zhvillimit, çka i lejon edhe rrethimin e pronës.
-
-
-
Minoritari grek u lëndua në protestën në Zvërnec, Athina zyrtare: Të mbrohen të drejtat e pakicave! Reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën
31 Maj, 16:27Ministria greke thekson se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek të gjithë asistencën e nevojshme konsullore dhe mjekësore. Ministria e Jashtme e Shqipërisë shton se autoritetet e dy vendeve kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm lidhur me çështjen.
-
Një ditë pas protestës së dhunshme në Zvërnec, hiqen telat me gjemba (FOTO+VIDEO)
31 Maj, 16:25Një ditë pas protestës dhe episodeve të dhunës në Zvërnec janë hequr telat me gjemba të vendosur mbi gardhin metalik që rrethon sipërfaqes ku parashikohet projekti pranë Lagunës së Nartës.
-
-
-
Jet Ski-ja rrezikoi jetën e pushuesve në Karaburun, Policia Kufitare bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë (VIDEO)
31 Maj, 12:57Policia Kufitare i ka vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh një personi i cili kishte hyrë me jet-ski brenda perimetrit të sigurisë në zonën e Karaburunit
-
'Zvërneci'/ Socialistët dënojnë dhunën: Dënim përgjegjësve! PD reagon ‘më mirë vonë se kurrë’: Synohet të asgjësohet interesi publik! Çim Peka kundër protestës
31 Maj, 12:45Deputetët socialistë Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve nga rojet e sigurisë gjatë protestës në Zvërnec dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes. Nga përfaqësuesit e PD-së pati vetëm një reagim të cunguar që erdhi të paktën 24 orë pas ngjarjes, ndërkohë media 'Syri Tv' e familjes Berisha, nuk i ka kushtuar asnjë lajm rastit.
-
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ Braçe: Kryepolici i Vlorës tentoi të fshehë një vepër penale, indiferenca e policëve përshkallëzoi protestën (VIDEO)
31 Maj, 12:18Drejtori i Policisë nuk ka gabuar në informacion, por ka tentuar të fshehë një fakt penal, madje të rëndë, thotë Braçe, i cili shton se indiferenca e trupave të Policisë së Shtetit në vendgjarje, ishte shkaktare e përshkallëzimit të situatës.
-
Dhuna dhe spray i hedhur nga rojet privatë ndaj protestuesve në Zvërnec, deputeti Bido: T’i hiqet licenca kompanisë së sigurisë, forca e shtetit s’mund të privatizohet (VIDEO)
31 Maj, 12:02Bido shprehet se arrestimi i rojës privat Gerald Biba dhe nisja e hetimeve ndaj të gjithë zinxhirit komandues të Policisë në Vlorë për dhunën e ushtruar në Zvërnec nga rojet privatë ndaj protestuesve, është për t’u përshëndetur.
-