-
Kronikë
Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt
Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.
5 Korrik 2021, 12:31 -
Kronikë
Operacioni ‘Shpirti’, me 10 vota pro KLP pezullon prokurorin Maksim Sota! Akuzohet për shpërdorim detyre, trafikantët i paguan qiranë në Vlorë
Me 10 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të pezullojë prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drogës të quajtur "Shpirti". Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Ky vendim i KLP vjen pasi është njohur me vendimin e SPAK për të marrë të pandehur dhe me masë “arresti shtëpie ndaj prokurorit.
5 Korrik 2021, 07:44 -
Kronikë
Pushuesit kthehen nga bregdeti jugut, fluks makinash në aksin Radhimë-Vlorë (VIDEOLAJM)
Qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë. Që prej nisjes së sezonit turistik dhe temeraturave të larta që është përfshirë vendi ynë, qytetarët zgjedhin të kalojnë fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar. Mbyllja e fundjavës i përball qytetarët me tarfik të lënduar pothujase në të gjitha akset që të lidhin me kryeqytetin.
4 Korrik 2021, 20:54 -
Kronikë
'Shpirti'/ GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 28 të arrestuarit, 24 në burg, 4 të tjerë në arrest shtëpie
Apeli i GJKKO na konfirmuar para pak minutash të gjitha masat e sigurisë të marra për 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit 'Shpirti'. 24 të akuzuar janë lënë në burg, ndërkohë q
4 Korrik 2021, 16:02 -
Kronikë
Policia aksion anti-kanabis në fshatrat e thella të Vlorës, operacioni pas evidentimit të parcelave nga dronët dhe helikopterët
Policia e Vlorës ka ndërmarrë një aksion anti-kanabis ditën e sotme në zonën e Lumit në qytetin bregdetar, ndërsa mësohet se janë evidentuar disa parcela të mbjella me drogë. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vijon ende, ndërsa janë përfshirë me dhjetëra forca të Policisë të komisariatit të Vlorës.
4 Korrik 2021, 11:24 -
Kronikë
Aksidenti tragjik në Vlorë që 'shoi' familjen Gushi, del ekspertiza! 'Audi' me shpejtësi 160 km/orë, 50 km mbi shpejtësinë e lejuar
Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që u regjistrua disa ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi. Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta, bën me dije se Igli Madani ka qenë duke lëvizur në rrugë me shpejtësi 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar, pasi në atë aks, maksimumi i shpejtësisë është 110 km/orë.
4 Korrik 2021, 10:29 -
Kronikë
Plagosi motrën me çifte 2 ditë më parë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë
Arrestohet 63 vjeçari Seit Danaj, i cili dy ditë më parë ka plagosur me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe në Vlorë, duke e qëlluar në këmbë dhe më pas u arratis në pyll, me armën e krimit me vete
4 Korrik 2021, 09:42 -
Kronikë
‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie e ish-shoqërues të Tahirit para gjykatës! GJKKO konfirmon masat, 24 në burg
28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. GJKKO ka konfirmuar të gjitha masat e mëparshme, duke lënë në burg 24 prej tyre dhe 4 në 'arrest shtëpie'.
4 Korrik 2021, 09:29 -
Kronikë
-
Kronikë
-
Kronikë
Aksident rrugor në Radhimë, shoferi u përpoq të devijonte një mjet me shpejtësi, përplasi 2 makina të tjera
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rradhimë të Vlorës. Tre automjete janë përfshirë në aksident e ndërsa mësohet se shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve.
3 Korrik 2021, 12:38 -
Kronikë
Nisen nga Karaburuni, por gomones i prishen dy motorët, turistët mbeten në mes të detit! Shpëtohen pas disa orësh nga roja bregdetare
Tre të rinjtë kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motora dhe ishin nisur për të shkuar në Himarë. Ato kanë dalë rreth orës 18:00 dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt dy motorrat
3 Korrik 2021, 08:54 -
Kronikë
-
Kronikë
Me shpejtësi deri në 198 km/orë, ndëshkohet 30 vjeçari nga Vlora me makinë luksoze! Arrestohen 11 shoferë, pezullohen 61 patenta, lumë gjobash
Lumë gjobash dhe nëshkimesh për shoferët që kanë shkelur rregullat e qarkullimit në 24 orët e fundit. Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, shtetasit H. M., 27 vjeç dhe A. H., 19 vjeç, për përvetësim të simboleve të Policisë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta
2 Korrik 2021, 17:03 -
Kronikë
Vëllai plagos me çifte motrën në Vlorë! Autori ishte i dehur, pasi e qëlloi në këmbë mori armën dhe u arratis në pyll! Policia kontrolle me dron
Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë gjahu në fshatin Bishan në Vlorë. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se ka qenë Seit Danaj, 60 vjeç ai që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe duke e qëlluar në këmbë.
2 Korrik 2021, 16:48 -
Kronikë
Plazhi i Hidrovorit në Vlorë 30 vjet i mbuluar nga plehrat, kryetari i Këshillit të Qarkut: Sot nisi aksioni i pastrimit
Një nga plazhet publike më me hapësirë në Vlorë, ai i Hidrovorit prej 30 vjetësh nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa rëra është e mbushur me mbeturina. Por sot kryetari I Këshillit të Qarkut njoftoi nisjen e aksionit të pastrimit dhe premtoi se shpejt do te nisin edhe investime te tjera.
1 Korrik 2021, 18:00 -
Politikë
-
Kronikë
I heqin çadrat që i administronte prej 15 vitesh, denoncon biznesmeni në Sarandë: Aferë korruptive, ai që i ka përfituar nuk plotëson asnjë kriter! Nuk dua të derdhet gjak si në Velipojë
Para 2 ditësh policia ka hequr çadrat e hotelit 'Kështjella' në pronësi të Albert Sulës i cili menaxhonte plazhin prej 15 vjetësh, duke e ndarë plazhin në mes. Biznesmeni ankohet se ky veprim është korruptiv dhe se personit të cilit i është dhënë plazhi nuk e përfiton në bazë të kritereve pasi nuk ka njësi akomoduese hotel.
1 Korrik 2021, 12:11 -
Kronikë
Konflikt për stacionin e plazhit në Ksamil, denoncon binzesmeni: S'dua të derdhet gjak si në Velipojë, të vihet drejtësi! Territorin tim, ia dhanë një polici
Kofliktet për stacionet e plazhit nuk kanë fund. Pas konfliktit të Velipojës që përfundoi në masakër me 4 të vrarë, një tjetër ka lindur në Ksamil. Pronari i një hoteli Albert Sula, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Sarandë denoncon se një pjesë plazhi që e ka shfrytëzuar për 15 vite, ia kanë kaluar sipas tij në mënyrë të padrejtë një polici
30 Qershor 2021, 17:10 -
Politikë
Rama publikon pamje nga tuneli i Skërficës në Kardhiq-Delvinë: 50% e punës e realizuar, po ecën me ritme të shpejta
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Ky tunel shkruan Rama është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë
30 Qershor 2021, 15:42
