-
Shkodër/Oboti i përmbytur nga ujit, helmohet një 5-vjeçare, momenti kur transportohet me varkë drejt spitalit
Një vajzë 5-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi ka shfaqur shenja të helmimit. Dërgimi i saj është bërë me varkë nga Oboti drejt spitalit të Shkodrës, pasi banesa në të cilën ndodhej ishte e rrethuar nga uji.
1 Shkurt 2021, 11:05 -
Fushë Krujë/Përmbytje në fshatin Murqinë, shkak bllokimi i kanaleve
Në fshatin Murqinë në Fushë Krujë ka pasur përmbytje të dhjetëra hektarëve të tokave bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut. Nga reshjet e shiut, lumi nuk pa pasur dalje nga shtrati ndërsa përmbytja ka ardhur si rezultat i kanaleve të pa pastruara prej kohësh. Në ujë ndodhen sipërfaqe të mëd
1 Shkurt 2021, 10:33 -
Reshjet e shiut në Kukës, rrëshqitje gurësh bllokohen disa akse! Disa fshatra pa energji elektrike
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një sërë problemesh në qarkun e Kukësit. Në disa akse rrugore pati shkarje inertesh e rënie gurësh të cilat po pastrohen nga kontraktorët, ku rrugët që lidhin fshatrat Gdheshtë, Pistë dhe Vrish me rrugën nacionale kanë pasur rrëshqitje dherash dhe të gurëve duke
1 Shkurt 2021, 10:24 -
-
Elbasan/Rrëshqitje gurësh në disa akse, shembet një pejsë e rrugës Gramsh-Poroçan
Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje gurësh në Elbasan në disa akse rrugore, që po punohet nga firma kontraktore për pastrimin e tyre. Në akset rrugore Elbasan-Qafe Thanë dhe Kryq Shirgjanit-Llixhe ka rrëshqitje dherash e gurësh, ndërsa në aksin rrugor Gramsh-Poroçan ka rrëshqitje dhe shembje të rrugës duke krijuar problem
1 Shkurt 2021, 09:49 -
-
Reshjet e shiut/ 3455 ha tokë nën ujë në Shkodër, bllokohen disa rrugë në Kukës e Elbasan, shkak rrëshqitja e gurëve! Fryhet lumi i Drinit dhe i Matit
Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Shkodrës, ku më problematike situata vijon të jetë në Obot dhe Dajç, ku ka shumë sipërfaqe toke bujqësore të përmbytur. Në Lezhë reshjet kanë sjellë fryrjen e lumenjve Drin, Gjadër, Mat e Drojë me 30-50 cm, por pa probleme.
1 Shkurt 2021, 09:25 -
-
Shkodër/3005 ha tokë e përmbytur ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra, e bllokuar rruga Muriqan-Goricë dhe Dorragjat-Shirq
Për shkak të reshjeve të shiut situata në Shkodër është rënduar ku niveli i ujit është shtuar në tokat bujqësore, ndërsa është bllokuar rruga e Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq në vendi e quajtur Urrelat e Shirqit ku niveli i ujit arrin në 130-150 cm.
1 Shkurt 2021, 09:10 -
Reshjet e shiut, përmbyten disa prej rrugëve në Librazhd
Vetëm pak orë reshje shiu kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Librazhdit të përmbyten. Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që uji të dalë jashtë edhe kanaleve e pusetave kulluese. Kujtojmë se gjatë javëve të kaluara, reshjet e shiut sollën probleme të shumta thuajse në të gjitha qytetet e vendit.
31 Janar 2021, 22:33 -
Pas disa orësh në pritje në det, qytetarët zbresin nga trageti i linjës Vlorë-Brindisi
Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlor&eu
31 Janar 2021, 14:39 -
Moti i keq në Vlorë/ Trageti nuk ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha, 'bllokohen' 145 pasagjerë
145 pasagjerë nuk kanë mundur që të zbresin në port për shkak se trageti nuk ka mundur që të ankorohet si pasojë e dallgëve të mëdha. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton
31 Janar 2021, 10:46 -
Pas disa orësh të bllokuar në det, 145 pasagjerë zbresin nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë! Mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të pezulluara (VIDEO)
Si pasojë e motit të keq, të shoqëruar me erë të fortë, janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar. Pas disa orësh pritje në det, udhëtarët kanë filluar të zbresin pasi shkak të erës së fortë trageti i linjës Vlorë-Brindisi, i cili sot po kthehej nga Italia, nuk ka mundur dot të ankorohet në portin e Vlorës
31 Janar 2021, 08:25 -
MBZHR në mbështetje të fermerëve, shpërndahen ushqime për kafshët në zonat e përmbytura
Në vijim të thirrjes të ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi, strukturat që po menaxhojnë situatën e krijuar nga reshjet, kanë nisur shpërndarjen e bazës ushqimore për kafshët në qarqet që u prekën së fundmi nga dajla e ujit në sipërfaqe.
30 Janar 2021, 14:07 -
Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin e situatës, 2785 hektarë tokë ende nën ujë! Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar
2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë në Shkodër. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bën me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
30 Janar 2021, 11:59 -
-
Pasojat e përmbytjeve Katund i Ri në Durrës e Kurbin, uji tërhiqet por dëmet janë të shumta
Pastrimi dhe hapjen e kanaleve pasi uji është tërhequr në Katund të Ri të Durrësit ka shkaktuar debat mes banorëve dhe inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit. Qytetarët nuk duan tu shemben ndërtimet pa leje të cilat kanë bllokuar kanalet.
28 Janar 2021, 20:46 -
Oboti ose fshati ishull ku shkohet vetëm me varkë, banorët: Jetesa është e vështirë (VIDEO)
Prej më shumë se 2 javësh banorët e Obotit janë të mbulur me ujë. Rreth 2400 hektarë tokë është përmbytur në njësinë administrative të Anës së Malit në Shkodër. E vetmja zgjidhje për njerëzit janë varkat dhe mjetet e ushtrisë.
28 Janar 2021, 18:02 -
Reshjet e shiut/ KESH mban me minimum shkarkimet: Pa ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve nga dje
Reshjet e shumta në të gjithë vendin kanë sjellë rritje të prurjeve në Kaskadën e Drinit. Por niveli i ujit është drejt nivelit maksimal në hecin e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. KESH njofton se po mban me minimum shkarkimet që të mos ketë ndikim në zonën e nën Shkodrës si dhe ka një ulje të konsiderueshme të prurjeve.
28 Janar 2021, 09:57 -
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore: Argjinatura mbrojtëse është çarë, përmbyten banesat (VIDEO)
Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër. Lajmi është bërë me dije nga vetë bashkia me anë të një postimi dhe shkruan se kjo ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës.
28 Janar 2021, 08:15
