-
Ngjarja për zyrat e FRD, Veliaj: Sjellja e Presidentit për të ardhur keq, shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni
“Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar me keqardhje ngjarjes së djeshme, gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13. Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje.
13 Mars 2021, 12:30 -
Përplasja me policinë për zyrat FRD-së, Sali Shehu për Report Tv: Kontrata me bashkinë ka përfunduar, ka për detyrë që ta rinovojë! Rama është në dijeni
Kreu i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu pranoi për Report Tv se kontrata e tij më bashkinë e Tiranës për zyrat ka përfunduar me 3 shkurt të vitit 2016.
13 Mars 2021, 12:12 -
Përplasja e Metës në zyrat e FRD-së, Rama: Ishte një shfaqje klinikisht e rëndë, ka çrregullime të dukshme! U përgjigjet thirrjeve të FRPD-së: S'e kam vaksinën e tërbimit
Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake një ditë më parë për selinë e FRD-së.
13 Mars 2021, 11:25 -
Meta me tone të ashpra: Një grusht horrash po synojnë zhvatjen e Shqipërisë! Boll më
Presidenti Ilir Meta ndërsa ka shprehur vlerësimin për inxhinierin Xhevahir Ngjeqari, që sipas tij, i ka kushtuar gjithë këtë pjesë të jetës së tij studimit të burimeve natyrore të pashfrytëzuara të Shqipërisë, ka përcjellë dhe një mesazh.
13 Mars 2021, 09:48 -
'Përleshja' mes Metës dhe policisë, shpallen në kërkim 2 zyrtarët e FRD-së
Policia ka shpallur në kërkim për Agim Hoxhajn, kreun e FRD për Tiranën, i zgjedhur para disa ditësh dhe Afrim Sufajn, kreu i FRD në njësinë 6 të cilët kanë kundërshtuar policinë gjatë përplasjes së djeshme mes presidentit Ilir Meta me Policinë Bashkiake, në zyrat e FRD-së.
13 Mars 2021, 08:52 -
Meta u përplas fizikisht me policët, reagon Kreshnik Spahiu: Fundërrina! Zoti M, ju keni më shumë moral se ata demokratë që ju pështyn 20 vjet
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas skandalit të përplasjes së Presidentit Meta me efektivët e policisë pranë zyrave të FRD.
12 Mars 2021, 20:40 -
Skandali i Metës merr vëmendjen e mediave në Kosovë, qytetarët kosovarë e kryqëzojnë: I smut psiqik, s’të mjaftojnë çfarë vodhe
Ajo që bie në sy në pasqyrimin e skandalit që krijoi Ilir Meta është reagimi i qytetarëve kosovarë, të cilët e kanë masakruar me komente duke e cilësuar si të sëmurë psiqik, hajdut etj.
12 Mars 2021, 19:42 -
Shtyu dhe dhunoi policinë në zyrat e FRD-së, vijon të jetë i lirë! A nuk duhet të ishte në burg?
Një person i cili është ende i paidentifikuar ka shtyrë dhe dhunuar gjatë ditës së sotme efektivin e policisë, i cili me urdhër të Bashkisë Tiranë kërkonte lirimin e zyrave të FRD. Por ardhja e Metës jo që shkeli ligjin dhe shfaqi një sjelle të tij prej të marri, në fakt solli dhe ushtrimin e dhunës , ofendimin dhe prekjen me dorë të uniformës së policit, veprim i ndaluar me ligj dhe dënohesh me burg.
12 Mars 2021, 19:11 -
Mero Baze: Më në fund kemi një sukses, të Frymës së Re Demokratike
Dukej sikur Fryma e Re Demokratike, u themelua dhe u mbyll pa ndonjë sukses. Por ja që suksesi vjen atëherë kur se pret dhe nga ata që nuk e pret. Falë tij, shqiptarët panë sot një president të cilin për nga gjendja psiqike, nuk ta pranon asnjë klinikë normale, nga ato që trajtojnë të sëmurë, përveç atyre që i mbyllin si të pashpresë.
12 Mars 2021, 18:59 -
Çupi për Report Tv: Meta një i çmendur i dalë nga binarët, bën trazira se e di që është subjekt i drejtësisë! SHBA ka informacion për dhunë nëse opozita humb zgjedhjet
Analisti Frrok Çupi i ftuar në Report TV e konsideroi videon ku Ilir Meta sulmon dhe shan policët, një skandal që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë si ai. Çupi tha se këto shpërthime të Metës janë të nxituar nga fakti se ai e di që do të jetë subjekt i drejtësisë pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se opozita ka përgatitur skenar dhune nëse humb më 25 prill.
12 Mars 2021, 17:36 -
Sali Shehu thirrje Veliajt: Urdhëroni menjëherë ndalimin e kësaj marrëzie provokuese
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, me anë të një letre zyrtare drejtuar qeverisë, kreut të bashkisë, dhe presidentit thekson se tentativa për t’i nxjerrë jashtë nga zyra, është provokim i rëndë dhe i jashtëligjshëm. Shehu nga ana tjetër i bën thirrje bashkisë q&
12 Mars 2021, 17:29 -
FOTOT/ Si i liruan qetësisht ambientet në pronësi të bashkisë partia e Paskal Milos dhe e Ekrem Spahisë, për FRD pati përplasje
Ngjarja që ndodhi sot në hyrje të godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ku ndodhen edhe zyrat e Agjencisë së Konsumatorit, nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm kur partive të tjera politike, si Demokracia Sociale e Paskal Milos apo Partia e Legalitetit e Ekrem Spahisë, u është kërkuar të lirojnë ambientet.
12 Mars 2021, 17:05 -
Basha vërtetoi se është kukull e shefave
Skandali i prodhuar nga Ilir Meta sot ishte një ngjarje e paralajmëruar nga diskuri publik i tij, Berishës dhe Kryemadhit që prej muajsh flasin me nota kërcënuese dhe të dhunshme. Pas Metës në zyrat e FRD shkoi Lulzim Basha, i cili dukej sikur ishte i urdhëruar të shkonte aty e ai thjeshtë kishte bërë ç’i kishin thënë.
12 Mars 2021, 16:56 -
Zbulohet dokumenti me firmën e Sali Berishës/ Godina ku qëndron FRD-ja është në pronësi të Bashkisë së Tiranës
Godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo i ka kaluar në pronësi të bashkisë në vitin 28.8.2013 me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha.
12 Mars 2021, 16:42 -
VIDEO/ 'Përjashta, përjashta maskarenj', plas gallata në rrjet me Ilir Metën
.Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, e duke hyrë me forcë në zyrat e FRD-së. Kaq ka mjaftuar që pas videos të plas gallata dhe memet për Ilir Metën në rrjete sociale.
12 Mars 2021, 16:30 -
21 vite shtëpia e PD, historia e godinës ku Ilir Meta demostroi sot forcën! Berisha e kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës në 2013. FRD parti fantazmë me 0.3 % të votave
Godina që mbahet sot me forcë nga Sali Shehu dhe Ilir Meta ishte për 21 vite seli e PD-së. Në 2013 Berisha e kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Pasi PD-ja kaloi në SHQUP, Lulzim Basha e projektoi për të strehuar dy drejtori të Bashkisë së Tiranës. FRD-së sipas ligjit nuk i takon të mbajë një ndërtesë shtetërore, nuk ka bilanc në tre palë zgjedhje parlamentare, në 2017 mori vetëm 0.3 % të votave.
12 Mars 2021, 16:24 -
Basha në zyrën e FRD-së, gris shkresën e bashkisë për të liruar zyrat dhe i drejtohet Ramës: Humbësi bëhet i rrezikshëm në ditët e fundit, nuk ke shans të na trembësh
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur para zyrës së FRD-së, ndërkohë që ju drejtua kryeministrit Edi Rama se nuk ka shans që të frikësojë opozitën, dhe se tashmë është e qartë fitorja ndërkohë që humbësi bëhet i rrezikshëm
12 Mars 2021, 15:52 -
‘Roje objekti ditën, e pasdite President’ Mero Baze ironi me Metën: Çdo qytetar që sheh këto skena, zë radhë për të ikur në planetin Mars (VIDEO)
Analisti Mero Baze ka ironizuar veprimet e presidentit Ilir Meta ditën e sotme, teksa ka hyrë me dhunë në zyrën e FRD-së dhe ka nxjerrë jashtë efektivët e policisë. Baze në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, shkruan se me këtë skenë çdo qytetar i botës nëse i thua q&
12 Mars 2021, 15:40 -
Meta mobilizon edhe të birin në mbrojtje të FRD-së, bashkë dhe me militantë të tjerë të LSI mblidhen para selisë ku Presidenti u përlesh me policinë (PAMJET)
Djali i presidentit, Besjan Meta, është parë së bashku me disa simpatizantë të LSI-së para selisë së FRD-së, duke mbështetur siç duket edhe kauzën e kreut të shtetit, por edhe të mamasë së tij.
12 Mars 2021, 15:25 -
Përplasja te FRD, reagon Partia Demokratike: Rama është në panik, sulmi vetëm se doli në opozitë
Pas përplasjes së turpshme sot në zyrat e FRD-së në Tiranë, ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila kryeson koalicionin opozitar ku bën pjesë edhe partia e Sali Shehut tashmë. PD thotë se përdorimi i forcës p
12 Mars 2021, 13:51 -
Sali Shehu i FRD këmbëngul: S'ka burrë nëne që të na marrë zyrat, as vagabondët e pushtetit! Tentova të flisja me Veliajn, por s'mu përgjigj
Kreu i FRD-së, Sali Shehu këmbëngul që nuk do e lirojë zyrën, pasi sipas tij i takon kësaj partie. “Në Dibër kemi një fjalë të urtë: dardha e ka bishtin mbrapa. Këto zyra janë të FRD-së dhe nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë.
12 Mars 2021, 13:43 -
Sjellja e Metës në zyrat e FRD-së/ Veliaj: Degjenerim total psiqik dhe i alkoolizuar! Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë ambientet
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Report Tv ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar.
12 Mars 2021, 13:20 -
VIDEOLAJM/ 'Përjashta, përjashta..maskara, legena', Ilir Meta nuk përmbahet! Një President që nuk e keni parë kurrë
Një shpërthim si ky i një kryetari shtetit nuk është parë ndonjëherë. Në pamjet e mëposhtme shikoni se deri ku ka arritur të shkojë Ilir Meta me sjelljen e tij prej politikani. 'Përjashta, përjashta...maskara, legen", dëgjohet Meta teksa u thotë punonjësve t&eum
12 Mars 2021, 13:17 -
Çfarë ka ndodhur vërtet? Pse Bashkia Tiranë kërkon largimin e FRD-së nga zyrat, pas ikjes së Topit nuk ka më ish-Presidentin apo përfaqësim në Kuvend
Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për 'partitë politike'. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t'i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.
12 Mars 2021, 13:04 -
Ilir Meta kërcënon policët: Kujdes se përfundoni si policët Mubarakut
Kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj policisë së shtetit dhe asaj bashkiake kishte Presidenti Ilir Meta në deklaratën që bëri sot nga zyra e FRD-së. "E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t'i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë p
12 Mars 2021, 12:43 -
Bashkia u kërkon të lirojnë zyrat! Sherr dhe përplasje fizike te FRD, Meta kërcënon policët: Do ju çoj në burg me duart e mia, do përfundoni nën këpucët e shqiptarëve! VIDEO nga përleshja
Presidenti Ilir Meta sulmoi fizikisht punonjësit e Policisë Bashkiake që u gjendën në godinën ku Fryma e Re Demokratike ka selinë. Kreu i shtetit shkoi me urgjencë ne seli sapo dëgjoi deklaratën e kreut të FRD-së, Sali Shehu se po nxirren jashtë godinës që bashkia e Tiranës ka në pronësi, pa paralajmërim. Të gjitha përplasjet dhe kërcënimet e presidentit ndaj zyrtarëve të bashkisë, i shihni në kronikën në vijim.
12 Mars 2021, 12:00