-
Kronikë
Vaksinim me detyrim për mësuesit? Sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit: S’ekziston një vendim i tillë, u keqinterpretua kërkesa për informacion rutinë
Nuk ka vendim për vaksinimin me detyrim të mësuesve! Kjo u bë me dije sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, në një reagim në lidhje me një lajm që qarkulloi në media ditën e sotme, ku një mesazh dërguar mësuesve u interpretua si urdhër për vaksinimin me detyrim të tyre.
23 Korrik 2021, 19:43 -
Kronikë
Rakacolli: Sinjale shumë të forta, varianti Delta në Shqipëri, qytetarët të vaksinohen! Vjeshta e këtij viti do të jetë sfidë
Ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e variantit Delta të koronavirusit në vendin tonë, për zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacollin, sinjalet për praninë e tij janë të forta. E ftuar në “Report Tv”, Rakacolli, ndërsa komentoi rritjen e rasteve të reja të infeksionit ditët e fundit në vend, Rakacolli u shpreh se shkaqet janë dy: prania e variantit Delta dhe grumbullimet gjatë Kampionatit Europian.
23 Korrik 2021, 17:41 -
Kronikë
Shtimi i infektimeve me COVID, Alimehmeti: Shkak varianti Delta dhe grumbullimet! Prioritet për vaksinim ata që nuk kanë kaluar sëmundjen
Për epidemiologun Ilir Alimehemeti mutacioni Delta është i pranishëm në vendin tonë dhe është një nga shkaqet e shtimit të rasteve të infektimeve. Nga ana tjetër kanë ndikuar edhe grumbullimet gjatë kampionatit evropian. Por megjithatë Alimehmeti tha për Report Tv se në këtë periudhë prioritet në vaksinim duhet të kenë ata qytetarë që nuk e kanë kaluar virusin.
23 Korrik 2021, 16:21 -
Kronikë
Të hënën vijnë 44 mijë doza Pfizer, Manastirliu: Javët e hapura të vaksinimit do vazhdojnë! Kemi dyshime për variantin Delta
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar një nga njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Ndroq. Manastirliu bëri më dije se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer duke bërë që numri i sasive të vaksinave në vend të rritet për të vijuar me javët e hapura të vaksinimit. Por, ministja u shpreh se në vendin tonë dyshohet se ka hyrë varinati Delta, por ende nuk është konfirmuar pasi po priten përgjigjjet nga laburatorët.
23 Korrik 2021, 11:19 -
Kronikë
-
Kronikë
COVID/ Më shumë se 1 milion e 90 mijë vaksinime të kryera në vend, Manastirliu: E vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e virusit
Ka shkuar në 1,095,453 numri total i vaksinimeve të kryer anë vend, ku vetëm në 24 orë janë vaksinuar më shumë se 13 mijë qytetarë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.
21 Korrik 2021, 22:49 -
Kronikë
Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet
21 Korrik 2021, 22:31 -
Kronikë
Kita Sallabanda nga Spanja: Shqipëria, masa më pak kufizuese dhe situatë më pozitive! Duhet studiuar si e bëri vaksinimin
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një lidhje nga Madriti për emisionin 'Repolitix', u shpreh se Shqipëria është fenomen pozitiv sa i përket vaksinimit. Sipas tij edhe pse ka marrë masa më pak kufizuese, ka një situatë më pozitive se vendet e tjera në përballjen me COVID. &
21 Korrik 2021, 21:55 -
Kronikë
Rakacolli: Shqetësuese rritja e rasteve të reja me COVID, kemi dyshime të forta për mbërritjen e variantit Delta! Qytetarët të 'vrapojnë' për t'u vaksinuar
Dyshimet se varianti Delta i COVID-19 ka mbërritur ehe në vendin tonë, janë të forta. Kjo u bë me dije nga zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila tha në 'Repolitix', se ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar për praninë e këtij virusi në Shqipëri, rritja e rasteve të reja të infeksionit, është shqetësuese.
21 Korrik 2021, 21:35 -
Kronikë
10% e rasteve me COVID janë qytetarë të vaksinuar, ISHP: Sëmundjen e kaluan lehtë, pa nevojë për spital! Rastet e infeksionit kryesisht te të pavaksinuarit
Instituti Shëndetit Publik sqaron se rritja e lehtë e rasteve me COVID ishte e pritshme për shkak të sezonit turistik, 5% e rasteve pozitive me koronavirus janë të huaj që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri. Nga ana tjetër mes të infektuarve ka dhe qytetarë të vaksinuar por sipas ekspertëve e kanë kaluar virusin në formë të lehtë, pa shkuar në spital.
21 Korrik 2021, 17:24 -
Kronikë
Njësitë e lëvizshme të vaksinimit në Durrës, Manastirliu apelon për vaksinim: Rrezik nga varianti Delta
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga COVID-19, pasi vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta. Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.
21 Korrik 2021, 14:22 -
Kronikë
‘Është koha tani’, Manastirliu thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID: Vijon vaksinimi i hapur +18 vjeç deri të dielën
Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit për tu vaksinuar kundër COVID, në kuadër të javës së hapur të vaksinimit masiv të qytetarëve +18 vjeç
21 Korrik 2021, 11:50 -
Kronikë
Ditët e hapura të vaksinimit, Braçe apel: Vaksinohuni, mund të infektohesh kudo dhe kurdo
Teksa numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve është rritur, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë apel për qytetarët që të vaksinohen pasi mund të infektohen kudo. Sipas tij, vetëm kështu mund t'i përgjigjemi rritjes së infektimeve.
20 Korrik 2021, 20:15 -
Kronikë
Mbi 32 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërrijnë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Deri më tani 1.6 mln në Shqipëri, nuk ndalemi
32.760 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin 'Nënë Tereza'. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili thekson se në vendin tonë kanë ardhur gjithsej 1.611.550 doza vaksinash.
19 Korrik 2021, 21:46 -
Kronikë
Java e hapur për vaksinimin +18-vjeç! Mjekja për Report TV: Qytetarët preferojnë më shumë vaksinën kineze! Rama apel: Të vaksinohemi
Në sheshin ‘Skënderbej’, dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe të rinjtë +18-vjeç, kanë shkuar për të marrë vaksinën anti-COVID. Mes frikës nga varianti Delta si edhe ajo se çfarë mund të ndodhë në vjeshtë, ku pritet një rritje të numrit të rasteve, qytetarët kanë zgjedhur që të vaksinohen si një formë për të mbrojtur shëndetin e tyre. Aktualisht në sheshin “Skënderbej” ofrohen vaksinat AstraZeneca dhe ajo kineze, ku sipas mjekes kjo e fundit është më e preferuar. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, mjekja tha se qytetarët kanë mundësi zgjedhjeje.
19 Korrik 2021, 07:24 -
Kronikë
Nga nesër nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, Manastirliu: Vaksinohuni të jeni më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19
Nga nesër do të nisë vaksinimi i hapur për çdo qytetar që është mbi 18-vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore. Kështu bën me dije ministrja Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar disa foto nga vaksinimi derë më derë në Bicaj të Kukësit
18 Korrik 2021, 19:03 -
Kronikë
‘Rreziku i infektimit është i pranishëm’ mjeku Kalo thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID: Ul në maksimum rrezikun e vdekjeve
Mjeku infeksionist Tritan Kalo thotë se rreziku i infektimit nga variantet COVID, është i pranishëm pavarësisht rënies së numrit të rasteve të reja, apo numrit të shtrimeve në spital. Kalo thotë se duhet të bëhet kujdes maksimal për higjienën personale, ndërkohë që thekson së qytetarët nuk duhet të nënvlerësojnë dobi prurjen nga vaksinimi anti-COVID
17 Korrik 2021, 09:51 -
Kronikë
Intensifikimi i fushatës, Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.
16 Korrik 2021, 13:47 -
Kronikë
-
Kronikë
COVID/ Mbërrijnë 340 mijë doza Coronavac, Rama: Shkon në mbi 1 milion e gjysmë numri total i vaksinave! Manastirliu: Vijojmë me vaksinimin e hapur, ulim fashën e moshës
340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Sipas Ramës, kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani.
15 Korrik 2021, 07:25
