-
Pendarovski: 'Ballkani i Hapur', ide e mirë por jo alternativë për BE-në
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar të hënën se nisma “Ballkani i Hapur” mund të jetë një ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.
30 Maj 2022, 14:21 -
Samiti në Mal të Zi: Shtohen thirrjet për shmangie të destabilizimit të Ballkanit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak (majtas), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Samitin e 30 majit në Mal të Zi. Pjesëmarrësit e Samitit të Demokracisë së Evropës Juglindore, që po mbahet në Mal të Zi, kanë dënuar ashpër pushtimin rus në Ukrainë, dhe kanë thënë se nevojitet kujdes për të shmangur destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
30 Maj 2022, 14:08 -
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë : Mbështesim ‘Ballkanin e Hapur’, i suksesshëm vetëm nëse përfshinë të gjitha vendet
Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po vazhdojnë ecjen përpara me iniciativën “Ballkani i Hapur”. Në këtë nismë ka të ngjarë që të bashkohet edhe Mali i Zi pas ndërrimit të pushtetit në Podgoricë, meqë Kryeministri Dritan Abazoviç në intervistën e tij të fundit ka shprehur pëlqim për “Ballkanin e Hapur” duke thënë se jo çdo gjë që vjen nga përtej kufirit është e keqe. Derisa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbeten dy kundërshtueset e vetme.
27 Maj 2022, 16:02 -
'Open Balkan', Vuçiç për takimin në Ohër: Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Ballkanit të Hapur do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi, një prej 3 vendeve që ende nuk i janë bashkuar. Dritan Abazoviç ka njoftuar se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në fillim të qershorit.
27 Maj 2022, 14:04 -
'Ballkanit të Hapur' do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi! Dritan Abazoviç e konfirmon: Marr pjesë në takimin e radhës në Ohër
Ballkanit të Hapur do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi, një prej 3 vendeve që ende nuk i janë bashkuar. Dritan Abazoviç ka njoftuar se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër.
26 Maj 2022, 22:24 -
Vuçiç nga Davos: Marrëdhëniet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij në Forumi Ekonomik të Davosit është shprehur se Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas tij kurrë nuk kanë qenë më të mira se sot.
26 Maj 2022, 18:26 -
-
-
-
Vuçiç takon ambasadorin amerikan: Bisedimet, e vetmja rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme Kosovë-Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, u pajtuan që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca serbe, pas takimit midis Vuçiçit dhe Hillit më 23 maj.
23 Maj 2022, 16:23 -
Ali Ahmeti për ‘Ballkanin e Hapur’: Në dobi të rajonit, asnjë shtet nuk del i humbur
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti gjatë një interviste është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” është në dobi jo vetëm të vendit të tij, por edhe të rajonit.
19 Maj 2022, 11:11 -
Osmani dhe Gjukanoviç kundër ‘Ballkanit të Hapur’, Rama: Kjo nismë nxit paqen, përshpejton Procesin e Berlinit! E ardhmja nuk ndalet
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit dhe homologut të saj të Malit të Zi, Milo Dukanovic të cilët u shprehën kundër Ballkanit të Hapur duke thënë se bashkëpunimi rajonal do të mbështetet vetëm në procesin e Berlinit.
18 Maj 2022, 20:14 -
Media Amerikane: 'Open Balkan', mundësi që duhet shfrytëzuar nga Perëndimi për avantazh ndaj Rusisë
“Nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i mundësojë Perëndimit të shfrytëzojë avantazhin e tij më të madh ndaj Rusisë në Ballkanin Perëndimor: ndikimin ekonomik”. Kështu shkruan gazeta amerikane The Hill në një analizë për pozitën e Ballkanit Perëndimor përpara konfliktit të ri që ka lindur mes Lindjes (Rusisë) dhe Perëndimit.
16 Maj 2022, 12:16 -
Rama për anëtarësimin e Kosovës në KiE: E mbështesim, na vjen keq për Serbinë! Edhe Mali i Zi do t'i bashkohet 'Open Balkan', s'ka ku shkon
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ata u pritën në një darkë jo formale nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në Bruksel.
12 Maj 2022, 11:34 -
-
Tritan Shehu: 'Ballkani i hapur', frenues i procesit të integrimit! Rama po e lidh fatin tonë me kursin e Serbisë
Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se është projekti i "Ballkanit të Hapur" që po frenon këtë proces, duke e cilësuar si një projekt anti europeist, që kërkon të çmontojë projektet e vërteta të BE si ai i Procesit të Berlinit.
27 Prill 2022, 15:09 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç takon të dërguarën e DASH: I kemi përmbushur zotimet tona, por Kurti jo! ‘Open Balkan’ shembull i suksesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar me Ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, me të cilën ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, për integrimin evropian të Serbisë dhe për bashkëpunimin rajonal, bëri të ditur Presidenca serbe përmes një njoftimi.
26 Prill 2022, 20:08 -
-
Integrimi në BE e Ballkani i Hapur, Tony Blair 'kokë më kokë' me Ramën në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ish kryeministër Britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij besnik, Tony Blair. Në fokus kanë qënë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare, ku theksi është te integrimi i Shqipërisë në BE e ndarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe vijimi i Balkanit të hapur.
19 Prill 2022, 09:37 -
'Berisha na bëri pjesë të NATO-s', Rama i përgjigjet gazetares: Mos më bëni për humor, s'është merita e atij, por i vullnetit të disa vendeve
"Mos më bëni për humor", kështu iu përgjigj kryeministri njeri prej gazetarëve që i përmendi Sali Berishën si personin që e bëri Shqipërinë pjesë të NATO-s, duke thënë se kjo nuk është meritë e tij por lidhet me vullnetit e të tjerëve.&
12 Prill 2022, 10:13
