-
Sulmet e Berishës dhe Metës ndaj SPAK, Elezi në Report Tv: Kanë sjellje agresive sepse do përfundojnë në burg! Gazetari: Ardhja në pushtet e Trump s’ndryshon asgjë për ‘non gratën’
‘Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’. Kështu i ka cilësuar akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj SPAK dhe kreut të tij Altin Dumani, ish- kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.
11 Nëntor 2024, 19:31 -
Sulmet e Berishës dhe Metës, KLP përgjigjet ashpër: Presioni ndaj SPAK, kërcënim serioz për drejtësinë! Kreu i PD s’tërhiqet: Bogdani, skllave e Dumanit
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar ashpër sulmet e dy liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtim të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.
11 Nëntor 2024, 18:43 -
SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit
SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.
11 Nëntor 2024, 15:07 -
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
GJKKO kanë zëvendësuar masën nga “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, duke dhënë "detyrim paraqitjeje", bllokim pasaporte dhe garanci pasurore. Prokuroria nuk ishte dakord, do ankimojë për masën e mëparshme. Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”
11 Nëntor 2024, 13:55 -
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
Caktohet në Apelin e GJKKO-së gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, për masën e sigurisë arrest me burg, por edhe atë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi. Shorti ka caktuar gjyqtaren Igerta Hysi për të dyja dosjet e vlerësimit të apelimeve nga palët mbrojtëse
11 Nëntor 2024, 13:35 -
Korçë/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë
Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard,thanë se presin hapjen e grupkapitujve të tjerë të Shqipërisë. Ata nënvizuan se mbështesin punën e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si "të rëndësishme" për procesin në BE dhe vendin.
11 Nëntor 2024, 13:09 -
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, çështja i kalon për hetim SPAK-ut! Prokuroria e Shkodrës shpall moskompetencën
Masakra e Dobracit me 4 viktima, prokuroria e Shkodres shpall moskompetencën dhe kalon për hetim ne SPAK. Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
11 Nëntor 2024, 10:25 -
Kryebashkiaku socialist i Devollit paraqitet në SPAK! U mor i pandehur se licensoi karburantin, ndërtim pa leje! Eduard Duro: Do flas një herë tjetër
Dy javë pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.
11 Nëntor 2024, 10:18 -
Berisha shpërthen sërish ndaj Dumanit: O llum, o horr, faqezi, je i Xhorxh Sorosit
Nga dritarja e shtëpisë ku vijon të jetë i ngujuar me masën e 'arrestit shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha i është rikthyer akuzave me fjalor të rëndë, intimidues ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
10 Nëntor 2024, 22:04 -
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj, nga filimi i transferimit të kompetencave nga Komisioneri Publik në SPAK, mbetet i paqartë tranzicioni institucional i procesit të vetingut. Komisioneri Publik lajmëroi me dy shkresa Komisionin e Ligjeve për ngërçin: Na miratoni strukturën organike! Bardhi: Çfarë ndodh nëse ky proces nuk përfundon brenda 3 muajve, do t'i lëmë dosjet që janë në proces rrugës?
10 Nëntor 2024, 09:50 -
Flamur Noka nën hetim pasuror, avokati: Si e ka fundosur me zë dhe figurë Bardhi! Ja tre personat që arrestohen nga masakra e Gërdecit
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili dorëzoi pak kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), provat që sipas tij, faktojnë korrupsionin e Flamur Nokës, paralajmëron lajme tronditëse për ish-ministrin e Brendshëm.
9 Nëntor 2024, 14:50 -
Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës për hakmarrje, ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla në 2023
Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg. Luzi e porositi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
9 Nëntor 2024, 09:17 -
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:55 -
Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të Vetingut
Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari
8 Nëntor 2024, 18:13 -
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
8 Nëntor 2024, 15:12 -
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
Shtimi i dosjeve hetimore ka rritur kërkesat e SPAK për më shumë para nga buxheti. Nga 1 janari, SPAK do t'i kalonjë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.
8 Nëntor 2024, 13:43 -
-
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako merret i pandehur nga SPAK edhe për Inceneratorin e Tiranës. Burimet thonë se Bllakos i është komunikuar akuza për korrupsion në dy raste, pak ditë më parë. Bllako ndodhet në burg, i dënuar me 2.8 vite për Inceneratorin e Fierit.
8 Nëntor 2024, 10:17 -
-
Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.
7 Nëntor 2024, 16:42
