-
-
-
Hapet gara për kreun e BKH, Arben Kraja: Drejtuesi i 'FBI-së shqiptare' do të trajnohet nga SHBA
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.
10 Janar 2020, 09:59 -
16 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët: Dosjen ta marrë në dorë SPAK, duam drejtësi (VIDEO)
Familjarët e 36 viktimave nga tragjedia e Vlorës në 2004 kërkojnë ende drejtësi. Familjarët i bëjnë thirrje SPAK që të marrë në dorë çështjen e tragjedisë së 9 janarit. Familjarët nga Lezha dhe Shkodra kanë udhëtuar drejt Vlorës për të zhvilluar homazhe në nder të viktimave. 28 klandestinë humbën jetën në gomone, ndërsa 8 prej tyre ranë në det dhe nuk u gjetën më.
9 Janar 2020, 12:54 -
SPAK regjistron kallëzimin e Metës ndaj Dvoranit! Javën e ardhshme Presidenti e kreu i KED rimerren në pyetje
Burime për Report Tv bëjnë me dije se anëtarët e KED, Presidenti Meta dhe kreu i KED, Ardian Dvorani pritet të rimerren sërish në pyetje javën e ardhshme nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
9 Janar 2020, 10:36 -
-
-
-
Gjykata e Posaçme rrëzon prokurorin e SPAK, Klodian Braho: Rihetoni tre gjyqtarët që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin
Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit rrëzon vendimin e parë të SPAK, duke i kërkuar prokurorit Klodian Braho të rihetojë nga e para tre gjyqtarë që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit, që rrjedhimisht e shpëtoi atë nga gjykimi i shkurtuar.
6 Janar 2020, 15:11 -
Nesër hapet gara për shefin e FBI-së shqiptare, kushtet t'u bërë hetues i BKH-së
Oficerët shqiptarë do trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Janë 60 vetë që do të marrin eksperiencën e nevojshme për praktikat më të mira perëndimore dhe do të kenë në dispozicion pajisjet me moderne të hetimit.
6 Janar 2020, 13:34 -
-
Ekskluzive/ Bujar Sheshi mesazh PD-së: Mos guxoni të sulmoni SPAK-un, Agron Tufa ka hallet e tij, kërkon të përfitojë azilin
Diskutimet me dyert të mbyllura në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për akuzuat e PD-së kundër Arben Krajës dhe Altin Dumanit. Nurihan Seiti Metaj dhe Alfred Balla: Nuk duhet të merremi me këtë çështje, kemi punë dhe detyra të tjera. Sheshi: Të reagojmë fort
4 Janar 2020, 13:32 -
-
SPECIALE/ 2019-a, viti i SPAK! Bosët e krimit pas hekurave, krerët e drejtësisë të shkarkuar (VIDEO)
2019, viti kur drejtësia dënoi politikanë, gjyqtarë e ish zyrtarë. Bosët e krimit pas hekurave, formohen institucionet e reja. Pas 15 vite shkrihen Krimet e Rënda e gjykata që dënoi bandat e ' 97. Gjyqtarët e rinj për kushtetuese përplasën presidentin me KED. Arben Kraja drejtuesi i SPAK që paralajmëron shkelësit e ligjit. Kraja: Të kenë frikë kush shkel ligjin, qytetarët të na besojnë.
1 Janar 2020, 14:42 -
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Ra tërmet 9 ballë, por teatri qëndroi! Buxheti u miratua pa u hapur konkursi (VIDEO)
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka kallëzuar penalisht sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Jashtë dyerve të SPAK ata kanë deklaruar se do t'i shkojnë kësaj çështje deri në fund për të vënë para përgjegjësisë, të gjithë shkelësit e ligjit.
31 Dhjetor 2019, 14:00 -
'Përgjimet e 'Zogut' vërtetojnë shitblerjen e votave' Nënkryetari i LSI, Pojana: Hetimi i krimit elektoral është prova e të vërtetës për SPAK (VIDEO)
Sipas Pojanit blerja e tjetërsimi i votës është themeli i shkatërrimit të demokracisë e kapjes së shtetit ligjor, ndërsa shton se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimin për këto çështje, sepse janë objekti kryesore i krijimit dhe punës se SPAK-ut, ndryshe çdo fjalë e thënë deri me sot është boshe.
29 Dhjetor 2019, 17:25 -
Pas SPAK, ndez motorët BKH-ja, zbardhet emri i kandidatit të parë
Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janari 2020 pritet të bëj funksionale edhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht nga burime pranë SPAK se një ndër emrat që pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI është Adnand Xholi.
29 Dhjetor 2019, 10:11 -
'Prokurorët i kontrolluam'! PD i përgjigjet KLP-së: Drejtuesi i SPAK-ut dhe Dumani të japin dorëheqjen
Përballë kësaj situate të krijuar, Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, "prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshmëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK".
27 Dhjetor 2019, 14:30 -
Kuvendi kërkesë Gjykatës Penale: Dosja 'CEZ' t'i kalojë SPAK-ut! Balla: Dëshmitari kyç nuk u pyet, tërhoqi 6 mln euro në ditën për diell (VIDEO)
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka depozituar në emër të Kuvendit, në Gjykatën Penale një kërkesë për transferimin e dosjes 'CEZ' për hetim dhe gjykim në SPAK dhe Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
27 Dhjetor 2019, 12:55 -
Ekskluzive/ Prapaskenat e zgjedhjes së Arben Krajës në krye të SPAK, anëtarët e KLP: Ja avantazhi i tij
Diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësuan Arben Krajën 6 anëtarët që votuan pro tij
27 Dhjetor 2019, 12:46