-
Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime! SPAK nuk është përfshirë në hartim, kur ta marrim do mbajmë qëndrimin tonë
Kreu i SPAK , Altin Dumani në një takim me gazetarët komenton draftin e Kodit të ri Penal.“Për debatin e Kodit te ri Penal, ka një rendësi jetike për shtetin ligjor, priten diskutime është normale
31 Korrik 2025, 11:35 -
Drafti i Kodit Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime, s’jemi përfshirë! Sekuestro celularësh pa vendim gjykate? Që sot do zbatojmë vendimin e Kushtetueses
Edhe Altin Dumani ka kritika për draftin e ri penal. Ka nevojë për ndryshime thotë ai, në një takim me gazetarët, ndërsa thekson se do të zbatojnë vendimin e Kushtetueses që u shpreh se nuk mund të ketë sekuestro celularësh pa vendim gjykate. Dumani thotë se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.
31 Korrik 2025, 11:17 -
DOSJA/ ‘Më ka dhimbt në shpirt’, si iu kap vëllezërve Hoxhosmani 2 ton kokainë: Ra puna nga Ekuadori! Paska qenë lajm i fundit
Tjetër episod i trafikut të drogës zbardhet nga dosja për grupin kriminal që në përbërje kishte emra të njohur të botës së krimit, por edhe biznesmenë. 2 tonë kokainë iu sekuestrua dy vëllezërve biznesmenë në Portin e Roterdamit. Droga me vlerë 151 mln euro.
31 Korrik 2025, 07:11 -
Kushtetuesja rrëzoi praktikën e SPAK për sekuestrimin e celularit pa vendim gjykate, Ndreca: Institucionet e drejtësisë flinin, ndërsa Kushtetuta shkelej
Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë praktikën e SPAK dhe konfirmoi shkeljen e të drejtave themelore përmes leximit të paautorizuar të korrespondencës elektronike private.
30 Korrik 2025, 18:58 -
Sherri i Berishës me Këlliçin, Kulluri: Të 2 simbolizojnë humbjet elektorale! Kryedemokrati e konsideron veten pronar i PD, i frikësuar për çështjen e tij me SPAK
Kulluri theksoi se “tërheqja e veshit” që iu bë Këlliçit konfirmon sërish që Partia Demokratike është e privatizuar nga Sali Berisha dhe çdo anëtar i kësaj force politike duhet të zbatojë e ndjekë linjën e caktuar nga kryedemokrati, deri në autocensurë.
30 Korrik 2025, 16:27 -
Gjykata e Lartë u rrëzon rekursin, ngelin në qeli dy ish-zyrtarët që akuzohen për sulmin kibernetik ndaj SPAK
Dy ish-zyrtarët e burgjeve dhe IMT do të qëndrojnë në qeli, ndërsa SPAK po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën për të hakeruar të dhëna sekrete nga dosjet e SPAK.
30 Korrik 2025, 15:03 -
U dhanë 2 mijë euro ryshfet për legalizimin e shtëpisë, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-zyrtarin e Kadastrës Fier! 1 vit për dy të tjerët (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme i shpalli fajtorë të 3 të pandehurit për rastin e dorëzuar nga SPAK në muajin janar. Endri Ngresi, ish-punonjës i Kadastrës së Fierit, mori ryshfet 2 mijë euro për legalizimin nga dy të tjerët, Ardjan Kumaraku dhe Afërdita Vidhi. Për këtë të fundit GJKKO nuk dha masë izolimi
30 Korrik 2025, 14:53 -
Letra e hapur/ Veliaj ngre 7 pyetje: A u hetua kush i financoi protestat e dhunshme te bashkia? SPAK pushtet pa kontroll në koordinim me aktorë të tjerë për eliminimin tim politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se SPAK mbylli një dosje pa prova ndaj tij, dhe pyet prokurorët nëse i kanë hetuar ndonjëherë se kush i financoi protestat e dhunshme para bashkisë, për të cilat thotë se u koordinuan në të njëjtën kohë me hetimin ndaj tij. Sipas Veliajt, SPAK po ushtron pushtet pa kontroll në mënyrë të koordinuar me aktorë të tjerë për eliminimin e tij politik.
30 Korrik 2025, 11:30 -
DOSJA/ 250 kg kokainë drejt Anglisë, Hoxhosmani i mërzitur pas sekuestros: U shkatërrova, 1.5 mln euro dëm për 1 muaj! Alibej garantori: ‘Paninet’ 100% të sigurta
Grupi i të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej në bashkëpunim me biznesmenët do të trafikonin 250 kg kokainë drejt Anglisë. Garantoi ishte vetë Erion Alibej, i cili në një bisedë u thotë anëtarëve të grupit se kush dëshiron të marrë pjesën e kokainë, të shkojë në port pasi ‘paninet’ janë 100% të sigurta. Por më pas merr lajmin për sekuestron. Biznesmeni Skëndaj ‘përplaset’ me Hoxhosmanin: S’ka siguri kjo punë.
30 Korrik 2025, 10:54 -
FAKTET/ Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë
Nga dosja hetimore kundër Erjon Veliajt, e ndërtuar nga SPAK, ndër pjesët më të trumbetuara në media është pretendimi se kryebashkiaku i Tiranës ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike tek disa organizata jofitimprurëse e persona fizikë që dyshohet se kontrollohen nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, duke krijuar një skemë të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh financiare.
29 Korrik 2025, 19:45 -
Kushtetuesja, ‘kufi’ të ri SPAK: Jo më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate! Ymerit iu cenua fshehtësia e komunikimit! Fshi materialet që s’kanë lidhje me hetimin
Prokurorët nuk mund të marrin më telefonat e askujt pa lejen e gjykatës dhe nuk mund ti hapin aparatet as në kushtet e flagrancës apo urgjencës. Gjykata Kushtetuese tha sot se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.
29 Korrik 2025, 18:31 -
-
FOTOT/ ‘Bisha’, kush është biznesmeni me 3 emra në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës, dyshohet se fshihet në Dubai
Elidon SkëndajReport Tv ka siguruar fotot e biznesmenit Elidon Skëndaj i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupi kriminal që mbushi Europën me drogë. Sk&eu
29 Korrik 2025, 14:49 -
Ekskluzive/ Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ grupin që mbushi Europën me drogë! Si iu kap 1 ton kokainë bosit të ‘Cincos’ me Dervishajn në Belgjikë
Grupi i trafikut të drogës, me biznesmenë të njohur si trafikantë, të arrestuar nga SPAK, ishin pjesë e grupit të madh me 19 persona të trafikut të drogës, i zbuluar gjatë hetimeve të atentatit ndaj ish prokurorit Ndoja në Durrës. Report Tv ka siguruar vendimin e GJKKO për 7 masat e sigurisë për anëtarët e rinj, mes të cilëve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Emrat e mëdhenj të krimit kanë organizuar gjithçka në komunikimet në SkyECC të cilat SPAK i ka zbardhur.
29 Korrik 2025, 14:30 -
'Janë kapur 4 ton’, bisedat e SkyEcc që zbuluan grupin kriminal! Dervishaj dhe Hoxhosmani të mërzitur për sekuestron e drogës
Palurent Dervishaj dhe biznesmenit Artur Hoxhosmani shfaqen të mërzitur në një bisedë mes tyre në SkyECC ku diskutojnë për dërgesën e 4 ton droge nga Ekuadori në Belgjikë. Vetë D
29 Korrik 2025, 12:49 -
Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, kreu i KPP ripyetet për 2 orë nga SPAK
Kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, një ditë pasi Apeli i Posaçëm la në fuqi masën ndaj tij pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje. Ishte prokurori Elvin Gogaj, i cili kërkoi të ri-marrë në pyetje kreun e prokurimeve. Deklarimi ka zgjatur rreth dy orë.
29 Korrik 2025, 12:18 -
Avokatët e Erion Veliajt: U shkel parimi i sekretit hetimor! SPAK po e shndërron në gjyq publik, të shqetësuar! Mbahet në izolim total
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit akuzojnë SPAK-un se procedimin penal po e shndërron në një gjyq publik. Ata ngrenë edhe shqetësimin e shqetësimin e publikimit të së materialeve të dosjes që janë sekret hetimor.
29 Korrik 2025, 12:11 -
DOSJA/ ‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’, Report Tv zbardh 'nofkat' e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë
Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin biznesmenin Ermir Ndreajn si ‘Cinco’. Grupit i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Trafiku i drogës nga Amerika e Jugut drejt BE.
29 Korrik 2025, 12:02 -
GJKKO kalon për gjykim dosjen 'Revanshi', të pandehur Shullazi, Astrit Avdyli e Leonard Duka! Planifikuan 6 vrasje, përfshi Ervis Martinajn, Arben Ndokën dhe Durim Bamin
GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen ‘Revanshi’, ku të pandehur janë marr Emiliano Shullazi, Astrit Avdyli, Leonard Duka e Gjergji Cukali. Në total janë 14 të pandehur, të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.
28 Korrik 2025, 16:47 -
SPAK sekuestron pasuritë e grupit që transferoi paratë e drogës nga Zvicra me ‘Hawala’, 2 kompani, 1 vilë, 1 apartament, 77 mijë franga dhe 68 milionë lekë
SPAK ka njoftuar këtë të hënë se ka sekuestruar pasuritë në Shqipëri të Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt, të cilët më 20 korrik, së bashku me Burim Ferizajn, u arrestuan për transferimin nga Zvicra drejt vendit tonë, të miliona eurove të gjeneruara nga traikimi i drogës, përmes sistemit “Hawala”.
28 Korrik 2025, 15:49