Pa Gjurme-‘Nëna i shpëtoi dhunës, sot lufton për jetën’/Djali mes lotësh: Mami, mos u dorëzo!

27 Nëntor, 15:26 | Përditesimi: 27 Nëntor, 15:26

Një histori prekëse e një nëne që po përballet me betejën më të vështirë të jetës së saj. Ermira Hidri, nënë e dy fëmijëve, pas një martese të shoqëruar me dhunë dhe një divorci, sot përballet me një sëmundje të rëndë. E diagnostikuar me kancer, ajo po humbet forcat, ndërsa sëmundja nuk e lejon as të ushqehet normalisht. Mes lotësh, i biri rrëfen kalvarin e vuajtjeve të nënës dhe pamundësinë ekonomike për ta ndihmuar. Dëshira e tij më e madhe është ta shohë mamanë të fitojë betejën me sëmundjen. Sot, kjo familje ka nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen e të gjithëve. Apel për solidaritet, ndihmoni Ermira Hidrin në luftën për jetën!

K.C/Shqiptarja.com