11 dhjetori, dita e themelimit apo ndarjes së PD-së

13 Nëntor 2021, 07:14

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, mendon se 'Foltorja' nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin 'Pa Protokoll', Spaho thotë se 'Foltorja' ka ngjallur shpresë të demokratët. Sipas tij, Kuvendi Kombëtar po mblidhet siç e përcakton statuti i PD-së.