1200 euro sanitarja në jug, filipinezi gatuan fërgesën…Çudirat e sezonit turistik në Shqipëri!

9 Korrik, 12:39 | Përditesimi: 9 Korrik, 12:39

Vera është sezoni kur turizmi merr jetë dhe Shqipëria vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, si vendas ashtu edhe të huaj. Nga bregdeti te Alpet, nga qytetet historike te fshatrat turistikë, vendi ynë po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar. Por, krahas rritjes së interesit, lindin edhe disa pyetje të rëndësishme: Si kanë ndryshuar shërbimet turistike krahasuar me disa vite më parë? A po arrijmë t'u përgjigjemi pritshmërive të turistëve? Dhe cilat janë destinacionet që po tërheqin më shumë vëmendje këtë sezon? Për këtë temë flasim në “Rreze Dielli” me tre të ftuar që e njohin turizmin nga këndvështrime të ndryshme. Ani Rusi, guidë turistike me përvojë në shoqërimin e vizitorëve vendas dhe të huaj; Mirilda Tili, gazetare dhe e apasionuar pas udhëtimeve, e cila ka eksploruar nga afër shumë destinacione brenda dhe jashtë vendit; si edhe Adrian Mitrovasili nga Albanian Odyssey, i cili do të ndajë me ne përvojën dhe perspektivën e tij mbi zhvillimin e turizmit shqiptar.

MC/Shqiptarja.com